Fjalori

Rezultate në përkufizime për “grimasë”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

NGRITHË
NGËRDHESHJE

NGËRDHÉSHJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur ngërdheshem. Ngërdheshja e fytyrës.
2. Shtrembërim i pavullnetshëm i fytyrës nga dhembja, nga një ndjenjë e papëlqyer etj.; shtrembërim i fytyrës e i buzëve për të përqeshur dikë ose për të shfaqur përbuzjen ndaj tij. Ngërdheshje e shëmtuar. Ngërdheshje me ligësi. Në fytyrë iu ravijëzua një ngërdheshje.
Sin.: shtrembërim, grimasë, zgërdhimje, skërmitje, kërveshje, prishje, kërcënim, skilifacë, shfytyrim.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.