Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
►FËRK/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Kaloj pëllëmbën, gishtat e dorës a diçka tjetër mbi trupin tim ose mbi një pjesë të tij për të fshirë ujin, për ta pastruar, për t’u nxehur, për të çliruar muskujt etj. Fërkohem me peshqir. Fërkohem me vaj.
2. v. III Grihet, hahet nga fërkimi ose nga përdorimi i gjatë. Pantallonat janë fërkuar në gjunjë. Janë fërkuar bërrylat e mëngëve.
3. fig. Kam mosmarrëveshje me dikë, grindem a hahem me të për diçka, kam fërkime. Ishin fërkuar me njëri-tjetrin në një mbledhje.
4. fig., bised. Përpiqem t’i afrohem shumë dikujt, duke e marrë me të mirë, duke i bërë lajka etj.; përpiqem t’i hyj në zemër dikujt me lajka. Nuk e kishte zakon t’i fërkohej kujt.
✱Sin.: grindem, përkëdhelem, përqallem, llastohem.
►GRILL/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR vet. v. III 1. vetv. Grihet, thërrmohet.
2. pës. e GRILLÓJ.
►RONÍT/EM jovep., ~A (u), ~UR vetv. 1. vet. v. ІІI Thërrmohet, bëhet thërrmija; shkoqet; bëhet copë-copë, bie copë; grihet. Ronitet dheu. Roniten plisat (gjethet). Ronitet misri (gruri). Ronitet lakrori (peta). Janë ronitur rrobat.
2. fig. Humbas krejt fuqitë, dërrmohem (nga sëmundja, nga pleqëria etj.).
3. fig., bised. Rrjedh nga trutë, matufosem. U ronit nga mendja (nga trutë).
✱Sin.: thërrmohet, grihem, rraskapitem, roit, matufosem.
♦Është ronitur nga *mendja (dikush). Është ronitur nga *trutë (dikush).
►RRÍPEM jovep., RRÓPA (u), RRJÉPUR 1. Më bie lëkura; më hiqet a më leskërohet një pjesë e lëkurës, më bëhet lëkura leskra-leskra. Iu rrop fytyra nga zjarri. I ishte rrjepur lëkura e shpinës në plazh.
2. vet. v. III I bie cipa vende-vende, leskërohet. Iu rrop kapaku i librit. Muri i rripej gjithnjë.
3. Më grihet një rrobë ngaqë e kam mbajtur shumë. Iu rropën pantallonat.
4. vet. v. III Humbet bimësinë dhe shtresën e dheut të butë (për një vend), zhvishet e gërryhet. Kodra tashmë ishte rrjepur.
5. fig. Heq e vuaj shumë në një punë, robtohem në punë, më bie bretku duke bërë diçka. Rripej e mundohej në punë. Ishte rrjepur duke punuar në arë.
6. pës. e RRJEP.
✱Sin.: leskërohem, shpuplohet, zhvishet, gërryhet, lodhet, robtohem.
ÇÍK/Ë,~AI f. sh. ~A, ~AT 1. Copë e vogël që këputet ose që del kur thyhet, copëtohet a grihet diçka; grimë. Çika buke (mishi). Çika letre. Çika balte.
2. Një sasi fare e vogël nga diçka, një pakicë, fare pak; një grimë. Ha një çikë bukë. Piu një çikë ujë. Do edhe një çikë kripë. Mblodhi (mori) vetëm ca çika. Ia dha edhe ato çika që kishte. I tha ato çika që dimë. Asnjë çikë aspak; fare. Çikë e nga një çikë pak nga pak.
3. Pjesë kohe shumë e shkurtër. Një çikë here. Pas një çike. Prit një çikë. Për një çikë për pak, gati sa, për një fije, pothuaj. - Prit një çikë! prit pak!
4. Pikë e vogël uji që bie nga çatia. Çikat e shiut. Pikojnë çikat.
5. Vendi në çati ku pikon shiu; buza e çatisë jashtë murit ku gjerbon; strehë; gjerbë. Çikat e shtëpisë. Çika e mullirit. Zë çikat. Hyj (futem) nën çikë.
6. Pikë a pullë shumë e vogël me ngjyrë tjetër në një sipërfaqe, në trup ose në lëkurë; njollë e vogël. Çika të zeza (të hirta). Çikat e fytyrës. Gjarpër me çika. I ka rrobat me çika. E bëj me çika e stërpik.
7. Pika e syrit; lulëz. Çika e syrit. Nuk i duket çika.
8. Shkëndijë, xixë. Çika zjarri. Çikat e urorit. Lëshon çika.
9. zool. Xixëllonjë. Çikat e natës. Dolën çikat.
10. fig. Pjesa më e zgjedhur dhe më e mirë e diçkaje, balli, lulja. Çika e trimërisë.
11. si mb., fig. Që është shumë i mirë, që i ka të rrallë shokët. Atë çikë vëlla. Atë çikë djalë.
12. vet. sh., krahin. Degë të vogla e copa të thata druri që përdoren për të ndezur zjarrin, shkarpa. Mbledh çika. Na sill ca çika. E ndez zjarrin me çika.
13. si mb., fig., mospërf. Përdoret pranë një emri për të treguar se diçka është e vogël, e parëndësishme. Ajo çikë letërsie. Atë çikë grua që kishte.
✱Sin.: grimë, pikë, strehë, gjerbë, njollë, pullë, lulëz, shkëndijë, xixë, xixëllonjë, shkarpa, balli, lulja.
♦ E bëri *copë (copë e çikë, thërrime, copë e thërrime) (dikë a diçka). *Burrë me çika. *Copë e çikë (copë e gojë, copë e trokë). Çikë e thërrime shih copë e çikë (copë e gojë, copë e trokë). I doli çika (diçkaje) krahin. Shih doli në shesh (diçka). Jep çikë (dikush a diçka) nis të dalë, duket; zë e shfaqet, buthton; përshenjet. I dha çikë (dikujt) e shtyu, e nxiti për diçka, e shpoi; i ngjalli një dëshirë të fortë për diçka; e bëri të shqetësohet për diçka; i futi (i shtiu) mizat; ia ngriti mendjen; i futi (i shtiu) xixat. Çikën e pikën gjithçka, çdo gjë. Pa çikë e pa nishan pa lënë asnjë gjurmë, pa nam e pa nishan. I lëshojnë (i nxjerrin) sytë çika (*shkëndija, xixa) (dikujt).
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë