Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
BARBÁR,~E mb. 1. hist. Që ka të bëjë me popujt e tjerë, të cilët grekët dhe romakët e vjetër i mbanin si të pazhvilluar dhe i quanin me përbuzje me emrin “barbarë”. Fiset (racat) barbare. Dyndjet barbare. Ekspedita barbare. Ushtritë (hordhitë) barbare. Turma barbare. Me origjinë barbare. Gjuhë barbare (gjuh.) gjuhë që nuk ishte as greqishte e vjetër e as latinishte.
2. keq. Që shkatërron e vret pa mëshirë, i egër; shkatërrimtar e mizor, i hurit dhe i litarit. Masakër barbare. Çeta barbare.
3. përb. I prapambetur e primitiv në zhvillimin e tij, i pagdhendur e i pakulturuar; kund. i qytetëruar. Armiku barbar. Zgjedhë barbare. Sundim (agresion, sulm) barbar. Mjete barbare. Veprim (qëndrim, akt) barbar. Ligj barbar. Sjellje barbare. Kushte barbare.
✱Sin.: i egër, i pamëshirshëm, shkatërrimtar, mizor, çnjerëzor, gjakatar, gjakësor, i tërbuar, i prapambetur, primitiv, i pagdhendur, i pakulturuar, i pashkolluar.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë