Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ZGÁV/ËR,~RA f. sh. ~RA, ~RAT 1. Vrimë e madhe e gërryer a e hapur brenda trungut të një druri ose në një shkëmb. Zgavër e thellë. Zgavër natyrore (shkëmbore). Zgavra e lisit (e gështenjës). Zgavër peme. Zgavër mali. Zgavër nënujore. Hyrja (goja) e zgavrës. Rrap (lis) plot zgavra. U fut (u fsheh) në një zgavër. Bleta e egër bën zgjua në zgavër guri. Dhe e merr ky atë mishtë dhe e fut në një zgavër dhe e mbulon me gjethe që të mos e gjejë njeri. (folk.).
2. anat. Gropë a vend i zbrazët në trupin e njeriut, ku qëndrojnë organe të ndryshme jetësore. Zgavra e kraharorit. Zgavra e barkut. Zgavra e syrit. Zgavrat e kafkës. Zgavër kardiake. Zgavër e vogël që rrethon zemrën.
3. mjek. Gropëz në mushkëri e shkaktuar nga tuberkulozi; gropëz në dhëmballë e shkaktuar nga një sëmundje.
✱Sin.: zgërbonjë, zgarbull, zgarbë, gufallë, guvë, shpellë, gropë, garroq, gavër, grebush, angërr.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë