Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
GRAVÚR/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT art. 1. Arti i gdhendjes mbi sipërfaqen e sheshtë të një sendi të fortë (prej metali, guri, druri etj.) me anën e një dalte a të lëndëve kimike, për ta zbukuruar atë, për ta përdorur për riprodhimin e një vepre grafike etj. Gravurë në gur (në dru, në metal, në shkëmb).
2. Vizatim a mbishkrim i gdhendur në sipërfaqen e sheshtë të një sendi të tillë, si edhe riprodhimi i tij në letër; përmb. tërësia e veprave të këtij lloji. Gravurë e bukur. Gravurë me ngjyra. Ekspozita e gravurës.
HIALOGRAFÍ,~A f. sh. ~, ~TË Mozaik prej qelibari, rrëshire të tejdukshme dhe prej kristaleve; gravurë në qelq.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë