Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
BADIHAVÁ ndajf., bised. 1. Pa paguar asgjë; pa shpërblim; falas, shumë lirë, gati falas. Merrte (jepte) badihava. Hante badihava. Punonte badihava. E bleu (e shiti) badihava. Sapuni pesë para, / Ujët badihava. (folk.). Kujunxhi të kam vëlla, / Më tret florinë badihava. (folk.).
2. fig. Pa dobi, kot së koti, kot; pa e marrë me gjithë mend dhe pa ndier përgjegjësi; në erë, në tym. Fliste (bluante) badihava. Dëgjonte badihava. Puno badihava, po mos rri badihava. (fj. u.).
✱Sin.: falas, gratis, darovisht, xhaba, qyl, qelepir, humbazi, veresie, bosh, humbur, huq.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë