Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
BÁTH/Ë,~A f. sh. ~Ë, ~ËT 1. bot. (lat. Vicia faba; Faba vulgaris) Bimë barishtore njëvjeçare me gjethe pak të trasha, me lule të bardha në manushaqe e me një pikë të errët në petla, e cila mbillet për të pasuruar tokën me azot dhe për bishtajat e kokrrat; bishtajat dhe kokrrat e kësaj bime që përdoren për ushqim; grashinë. Bathë kokërrvogël. Bathë të njoma (të thata). Ndryshku i bathës. Gjellë me bathë. Miell bathe. Mbjell bathë. Sot pështyn bathën e nesër lëpin fuçkën (arb.). (fj. u.). Siç duken bathët e priftit, as mot s’kemi pashkë. (folk.).
2. bot. Pjesë e parë e emërtimeve të pathjeshta për disa lloje të kësaj bime. Bathë deti (lat. Ceratonia siliqua) çiçibanoz. Bathë e egër (lat. Narcisus pseudonarcissus) bimë barishtore njëvjeçare e egër, e helmët, me gjethe pak të trasha, me lule të bardha në manushaqe me një pikë të errët në petla, që rritet zakonisht në vende malore dhe bën bishtaja të mbushura me kokrra; brukth.
3. Fasule. Bathë qorre. Tërë jetën ka ngrënë bathë ka mbetur shumë i varfër.
♦ Bathë, bathë po një kokërr (një koqe) (dikush) iron. të njëjtën gjë po thotë dikush, sa herë po atë gjë përsërit, është ngulur te po ajo kërkesë, ankesë etj.; i bie një (po atij) avazi; i bie jongarit (në një tel); i bie fyellit në një brimë; i bie po atij teli. Jo bathë, po fasule shih mish me presh e presh me mish. Një bathë e një kokërr shih buka e një mielli. Bathë e mbirë në udhë njeri i vetëm e pa asnjë përkujdesje, njeri pa prindër, pa vëllezër e pa motra, njeri pa njeri; jetim që nuk ka askënd për t’u përkujdesur. Bathë ka ngrënë e bathë mollois (bathë ka parë e bathë tregon) (dikush) mospërf. ka pak përvojë nga jeta, aq di e aq thotë; nuk është njeri i shëtitur. Bathë shtatëjavëshe mospërf. 1. Njeri ende i ri; dikush jo shumë i vjetër. 2. Njeri i papjekur, kalama, fëmijë. Siç duken (siç tregojnë) bathët... me sa duket..., siç tregojnë shenjat... (Janë) bathë të një gëzhoje tall. janë pothuajse njëlloj, janë shumë të ngjashëm me njëri-tjetrin, i përshtaten njëri-tjetrit (zakonisht për keq); pjekin bukë në një çerep; janë të një sahani keq. Janë bathët të numëruara është e shtrënguar ekonomia e shtëpisë; janë të kufizuara mundësitë, s’ka shumë të ardhura. I ka bathët *të mbara (dikush). I ndaj bathët e nxjerr të vërtetën në shesh; e them diçka ashtu siç është; them se kush ka të drejtë e kush jo; i vë pikë (diçkaje) libr. U ngopa me bathë u mërzita nga një gjë e përsëritur dhe bajate, po ajo gjë çdo ditë. Shtie me bathë (dikush) tall. shkon me hamendje, i merr me mend gjërat; hedh fall. Më ziejnë bathët kam shumë shqetësime e telashe sa nuk di ç’të bëj, s’di nga t’ia mbaj; më zien (më mizëron) koka; më buçet koka; më vjen (më sillet) festja (takija) vërdallë.
GRASHÍN/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT bot. (lat. Vicia lutea, v.dasycarpa) Bimë barishtore kacavarëse me kërcell të degëzuar, me gjethe çift e me lule ngjyrëmanushaqe ose të verdha, që lidh bishtaja me fara të zeza, që dëmton drithërat e sidomos grurin, por që shërben si ushqim për bagëtinë; secila nga kokrrat e bishtajave të kësaj bime; vigjëz. Grashina leshatake. Grashina lulemadhe. Grashina gjethehollë. Bishtaja e grashinës. Grurë me grashinë. Qëroj grashinën. Pastroj grurin nga grashina.
HUPMÉL/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT bot. (lat. Vicia sativa) Grashinë.
SHÁKU/LL,~LLII m. sh. ~J, ~JT 1. Lëkurë bagëtish të imëta, e regjur dhe e qepur si thes, që përdoret për të mbajtur bulmet, vaj, drithë etj.; rrëshek, calik, kacek. Shakull i madh (i vogël). E ruaj vajin në shakull. Shakull me bulmet (me gjalpë, me djathë, gjizë etj.). Katër shakuj me gjizë. Djathë shakulli.
2. Vegël që përdor farkëtari; gjyryk. I fryj shakullit. Gryka e shakullit. Hekuri punon, shakulli gjëmon (fj. u.).
3. Erë e fortë, shakullinë, ciklon. Frynte shakulli me tërbim. Vjen rrotull si shakull.
4. Lëvozhgë fasulesh; bishtajë; grashinë. Pastroj fasulen prej shakullit. I mblodhi dhe i thau shakujt. Salcë shakulli.
✱Sin.: shirk, rrëshek, rrëshiq, calik, kacek, kaçup, mërshinë, lëkurë, bëtikë, dakull, fryrës, mërshinë, shyt, gjyryk, katroqe, shakullinë, vorbull, top, plis, puhacë, thes.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë