Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
BISHTPÉLËZ,~A f. sh. ~A, ~AT bot. 1. (lat. Festuca elatior) Bimë barishtore shumëvjeçare me kërcell të hollë, me gjethe si të grurit, me lule të bashkuara në krye si fshesë ose si kalli, që rritet zakonisht ndër livadhe dhe që shërben si ushqim për kafshët; bimël. Bishtpelëza e kuqe. Bishtpelëz e lartë. Bishtpelëz delesh.
2. Pjesë e parë e emërtimeve të pathjeshta për disa lloje të kësaj bime. Bishtpelëza si kallm (lat. Festuca arundinaceae) bimë barishtore shumëvjeçare e grupit të bishtpelëzave, me kërcell deri një metër të lartë, me kalli si të grurit, që shërben kryesisht si ushqim për gjedhin. Bishtpelëza e Korabit (lat. Festuca korabensis) bimë shumëvjeçare tufore e familjes graminore, me kërcell deri tridhjetë-dyzet centimetra, me gjethe shumë të ngushta, pak të forta e me lulesë të përbërë nga kallinj të shumtë. Bishtpelëza e livadheve (lat. Festuca pratensis) bimë barishtore shumëvjeçare e grupit të bishtpelëzave, me kërcell deri një metër të lartë, me kalli si të thekrës, që rritet kryesisht në toka me lagështirë.
MBËSHTJÉLLËS,~I m. sh. ~, ~IT 1. Gyp i shkurtër, masur i shkurtër etj. rreth të cilit mbështillet diçka si fill a si rrip; diçka që mbështjell; bobinë. Mbështjellësi i penjve. Mbështjellësi i filmit.
2. Diçka që përdoret si veshje e jashtme për një send tjetër, mbështjellëse. Mbështjellësi i ekranit.
3. bot. (lat. Vaginans) Që rrethon një kërcell ose një trup tjetër me anë të bazës që e mbështjell, si tek bishtakët e gjetheve të bimëve të familjes graminore.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë