Fjalori

Rezultate në përkufizime për “gozhup”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

DELESH

DELÉSH,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Një lloj qyrku, gozhup.

LËKURÇE

LËKÚRÇ/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Veshje e sipërme e bërë me lëkurë delejepaqethur, që arrin deri në mes, gozhup i shkurtër. Lëkurçe dashi. Lëkurçet e dukagjinasve.
2. Postiqe dashi a qengji. Shtroi lëkurçen.
3. Qese e vogël prej lëkure, që shërben për të mbajtur diçka. Lëkurçe duhani. Lëkurçja e urorit dhe e eshkës.
4. Këllëf i bërë me lëkurë qengji, që u vihet fshesave për të lyer muret me gëlqere (zakonishtfshat); fshesë e mbështjellë me një këllëftillë. Lëkurçe qengji. I lyenin shtëpitë me lëkurçe.
5. Lëkurë. Lëkurçe fiku.
Sin.: gozhup, postiqe, qese, këllëf, lëvore, cipë.

PAMBUKORE

PAMBUKÓR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Arë e mbjellë me pambuk. Punuanpambukore.
2. Xhaketë, e mbushur përbrenda me pambuk. Veshi (hoqi) pambukoren.
3. bot. Sëmundja që u bie disa pemëve e që shfaqet me plagëlastarëtrajtën e një shkume të bardhë, sidomos pranë sythave dhe nyjave.
4. zool. Pjesa e parë e emërtimevepathjeshta për disa pambukore: Pambukorja e agrumeve (lat. Pseudococus citri) insekt rreth 3 mm me trupbardhë, që ushqehet me limfën e agrumeve, por dhebimëtjera. Pambukore e ullirit (lat. Saissetia oleae) insekt me ngjyrëbardhë, që ha lastarët e ullirit, por dhebimëvetjera.
Sin.: xhup, gozhup, peliçe, mitan.

PILICUN

PILICÚN,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Gëzof.
2. Gozhup.

XHUP

XHUP,~I m. sh. ~A, ~AT 1. Veshje e sipërme si xhaketë e trashë, e mbushur me pambuk, me pupla, me mikrofibër, me vatinë etj., zakonisht e rrahur me tegela, që vishet në kohë të freskët a në kohë të ftohtë. Xhup i lehtë (i rëndë). Xhup i ngrohtë. Xhup i hollë (i trashë). Xhup i shkurtër (i gjatë). Xhup lëkure (pambuku). Veshi xhupin.

2. etnogr. Veshje e sipërme grash, në disa krahina edhe veshje burrash, prej shajaku të bardhë, e gjatë deri në mes e zakonisht pa mëngë, e qëndisur në shpinë e tek ijët. Xhup i qëndisur.

3. Triko leshi. I thuri një xhup.

Sin.: jelek, pambukore, gozhup, triko.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.