Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
GOZHDÚAR (i, e) mb. 1. I mbërthyer me gozhdë. Dërrasa të gozhduara.
2. fig. Që është detyruar të qëndrojë në vend pa lëvizur, pa bërë asnjë veprim, pa punuar etj., i mbërthyer në një vend; që ka ngecur në vend (për njerëzit). Mbeti (qëndroi) i gozhduar. I mbajti të gozhduar.
✱Sin.: i mbërthyer, i penguar.
NGUJÚAR (i, e) mb. 1. Që është mbyllur me diçka për të mos u hapur. Derë (shtëpi) e ngujuar.
2. Që është mbyllur në një kullë, kështjellë etj. për t’u mbrojtur; që mbahet i rrethuar nga forca të jashtme. I ngujuar në kullë (në kështjellë, në kala). I ngujuar nën dëborë.
3. I mbërthyer në vend, që nuk lëviz dot nga vendi, i ngulur, i gozhduar. I ngujuar në shtrat nga paraliza. Me sytë e ngujuar në atë skenë. Mbeti i ngujuar.
✱Sin.: i mbyllur, i kyçur, i rrethuar, i mbërthyer, i ngulur, i gozhduar.
PARALIZÚAR (i, e) mb. 1. mjek. Që ka humbur aftësinë për të lëvizur dhe ndjeshmërinë ndaj ngacmuesve, që është paralizuar. Dorë (këmbë) e paralizuar. Me trup të paralizuar.
2. fig. Që ka ndërprerë veprimtarinë e gjallë, zhvillimin a përparimin; që ka ngecur në vend. Ekonomi (industri) e paralizuar.
3. fig. Që nuk është në gjendje të veprojë lirisht, i mbërthyer, i gozhduar. Mbeti i paralizuar gjithë ditën.
✱Sin.: paralitik, ulok, i gozhduar, i bllokuar, i pikur, i mpirë, i ngrirë, i gjymtë, ulok, damllarënë, i damllosur, këmbac, këmbëzënë, i pikuar, galamsh, sakat, i shituar, i shuplakur, i shkalur, ngurosur, i goditur, i ngecur, i mbërthyer, i gozhduar.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë