Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
RÉZ/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Shufër e shkurtër dhe e hollë prej hekuri me një grep, që mbërthehet në derë, në dritare a në dollap për ta mbajtur këtë mbyllur duke e futur grepin në një unazë. Rezja e derës. Rezet e dritareve. Vë (heq) rezen.
2. Unazë e vogël hekuri, në të cilën kapet a varet diçka. Rezja e rripit. Rezja e ziles.
✱Sin.: gozhdar, bilbil, kajnacë, bakllama, zemberek.
♦Luan rezen e portës (dikush) iron. rri kot, nuk bën asgjë; tund derën; vret miza. I vuri rezen shtëpisë (derës) (dikush) vdiq pa lënë njeri pas; iku e mbeti shtëpia pa njeri; e mbylli derën; e mbylli shtëpinë; i vuri ferrën (shtëpisë).
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë