Fjalori

Rezultate në përkufizime për “govatë”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

ARGAS

ARGÁSII vep., ~A, ~UR kal. Hedh ujë mbi dikë ose mbi diçka, e bëj me ujë. Argas tokën. Argas rrobatgovatë.
Sin.: lag, njom, lëngështoj, zbut.

BANJËZIM

BANJËZÍM,~I m. sh. ~E, ~ET spec., tek. Veprimi kur banjëzoj diçka; zhytje në një lëngposaçëm e kafshëve ose e bimëve për t’i dezinfektuar a për t’i mjekuar. Banjëzimi i bagëtive. Banjëzimi i fidanëve. Gropa e banjëzimit. Govatë banjëzimi. Mjekim me banjëzim. Bëj banjëzimin.

BARKË

BÁRK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Mjet i thjeshtë lundrimi më i vogël se anija, që vihetlëvizje me lopata, me vela ose me motor; varkë, lundër. Barkë dërrase (gome). Barkë me lopata (me rrema, me vela, me motor). Barkë peshkimi. Bashi i barkës. Lundroj (shëtit) me barkë. Ngas barkën. Po vijnë barkat renda-renda, / Dilni shihni çka kanë brenda. (folk.). Barka mbytet edhe për një lëkurë lepuri. (fj. u.).
2. tek. Pjesë e makinavelarjes ose të ngjyrosjes së rrobave etj. që është si govatë.
Barkë në mes të detit dikush që ka mbetur në mes të rrezikut, në gjendjekërcënuar a të pasigurt, pa drejtim e pa mbrojtje. Barka (*arka) e Noes. Barkë (varkë) shpëtimi libr. mjet, rrugë a mënyrë për të dalë, për të shpëtuar nga një rrezik a për të kapërcyer një situatëvështirë; dikush a diçka që të shërben për të kaluar krizën; gomë shpëtimi. Barkë në të thatë pa kurrfarë të ardhure, ngushtë, sa nuk mundjetoj si të gjithë e si duhet; si peshku pa ujë (në të thatë, në zall, në gjanë). S’di ku më nxjerr barka nuk e di si do të dalë një punëbëj a një veprimkam ndërmarrë, s’ia di fundin. T’i djeg barkat (dikush) libr.heq një mundësi a të shkatërron një mjet me të cilin mundshpëtosh; vepronmënyrëtillëaskush të mos ketë mundësi për t’u zmbrapsur; merr një vendim a bën diçkambyll çdo shteg për kthim prapa, edhe nëse do të ketë një rrezik shumëmadh përpara. Ka hipurbarkë pa vela (dikush) ecën pa drejtimcaktuar, ecën kuturujetë, nuk e di se ç’duhet bërë; qorrolliset. Jam në të njëjtën barkë (me dikë) libr. jam në të njëjtën situatë dhe kamnjëjtat probleme a kushte me dikë; kamnjëjtin fat, do të vuajnjëjtat pasoja me të; kamnjëjtin hall me dikë.

GOVATË

GOVÁT/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Enë e madhe prej druri, prej plastike etj., si lug i gjerë, që përdoret për të larë etj. Govatë e madhe (e vogël). Govatë druri (teneqeje, llamarine, plastike). Govatë rrobash. Govatë llaçi. Govatë për të larë fëmijët. Mbush (zbraz) govatën.
Sin.: koritë, magje, xhamash, shkale, postaf, lugare, mëngër, rrashtë, torkë.
Nis *magje e bën govatë (dikush) iron.

GRRONË

GRRÓN/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Koritë, govatë.

HAMASHTËR

HAMÁSHT/ËR,~RA f. sh. ~RA, ~RAT krahin. Govatë e madhe ku regjeshin lëkurët.

HYJ

HYJ vep., HYRA, HYRË jokal. 1. Shkoj e futem diku brenda, duke ecur a duke lëvizur; futem në një vendmbyllur a të rrethuar; kund. dal. Hyri fshehurazi (papritur). Hyri zvarrë. Hyri me vrap (me nxitim, me vrull, me forcë, me zor). Hyrishtëpi (në dhomë, në kasolle, në vathë). Hyriklasë (në shkollë). Hynëshpellë. Hyjoborr (në kopsht, në stadium, në fushë). Hyripyll (në kopsht). Vapori hyriport. Nuk hyjnë rrezet e diellit. Hyri nga dera (nga dritarja). Në barkë kishte hyrë shumë ujë. Era hynte tejembanë. Ku hyn dielli nuk hyn mjeku.
2. Zhytem dikuthellësi, bie brendadiçka. Hyj në ujë (në lumë, në det, në liqen, në pus). Hyribaltë. Hyri thellë deri në gju.
3. vet. v. III Nguletthellësi te diçkaje; arrinfutet e të vendoset brendadiçka, e merr a e nxë diçka. Hyri thellë gozhda. I ka hyrë plumbi në mish. Ka hyrëtokë (huri, urithi). I ka hyrë një gjemb. Thoi ka hyrëmish. Nuk hyn në xhep s'e nxë xhepi.
4. Futem e zë vend në një mjedis njerëzve a sendesh; ndërhyj për dikë a për diçka. Hyri në mes (ndërmjet tyre). Hyri si pykë. Hyri ndërmjetës (dorëzanë, lajmës). Kjo çështje nuk hyn këtu. Mos hyrpunët e tij.
5. Futem a arrijdepërtoj në një vend ose në një hapësirë (e prek, e shkel a e pushtoj). Hynëqytet (në fshat). Aeroplani hyrihapësirën ajrore. Anija hyriujërat territoriale.
6. fig. Futem diku, prek një çështjefshehtë a të panjohur, arrijzbuloj diçka, futem thellëdiçka, depërtoj thellë, zhytem. Hyri në të fshehtat e dikujt. I hyjbotën e brendshme dikujt. Hyritemë (në thelbin e çështjes). Hyrihollësira. Ka hyrë shumë në atë punë. Hyrimendimethella.
7. fig. Bie në një gjendjecaktuar; më kap diçka, më zë dhe vij në një gjendjeveçantë shpirtërore a materiale. Hyrirrezik. Hyrisherr (në grindje). Hyri borxh (në borxh) mori hua. I hyri frika u frikësua. I hyri lakmia. I hyri meraku për dikë a për diçka u merakos. Na hyriftohtët kemiftohtë. I hynëdridhurat (ngaftohtët, nga frika).
8. vet. v. III Ulet, bie, fundoset. Ka hyrë toka. Kanë hyrë themelet. I kanë hyrë faqet (sytë). I ka hyri gjoksi brenda.
9. vet. v. III Është a bën pjesë diku; përfshihet brenda diçkaje. Hyriradhë. Hyrilistë. Në këtë përmbledhje hyjnë disa tregime. Kjo fjalë ka hyrë thellëgjuhë. Sa herë hyn pesa te njëzeta?
10. fig., vet. v. III Futet thellë te dikush a te diçka, përvetësohet nga dikush. I ka hyrë (i është futur) në gjak. Ka hyrëjetën e përditshme. Hynjetë diçka bëhet e zakonshmejetën a në punën e përditshme. Ka hyrëmodë është bërë e modës.
11. edhe fig. Filloj a nismarr pjesë në një punë a në një veprimtari diçka; fillojmerrem me diçka; vendos e nisveproj, i futem a i përvishem diçkaje. Hyjpunë. Hyjorganizatë. Hyjshoqatë. Hyjkurs gjuhësh. Hyjgarë. Hynëbisedime (në kuvend, në marrëveshje). Hyrilidhje. Hyjvalle. Hynpërdorim. Ia hyj një pune. Ia hyri me dru nisi ta rrihte. Hyrivegjë (tezgjah) nisipunontevegjë. Hyrigovatë nisilante rrobat. Hyrimagje filloigatuante bukë etj. Ia hyri me drapër nisi ta korrte I hyri me kazmë nisi ta gërmonte. Hynfuqi (një ligj).
12. fig., vet. v. III Fillon një periudhë e re kohe; nis një kohë e caktuar. Hyri në të tetin (hyri për tetë) ka filluar moshën tetë vjeç. Hymë në një epokë (në një fazë, në një periudhë) të re. Kemi hyrëvitin jubilar. Hyri prilli (marsi). Hyri dimri.
13. vet. v. III Tkurret a mblidhet diçka, zvogëlohet, shkurtohet. Kanë hyrë rrobat ngalarët. Ky dok nuk hyn në ujë. Hyn për së gjati (për së gjeri).
14. bised., vet. v. III Perëndon. Hyri dielli (hëna).
15. sport. I ndërhyj; i futem. I hyj me të dyja këmbët.
Sin.: futem, zhytem, shkoj, depërtoj, ngulem, nxë, fundoset, përfshihem, ndërhyj, zvogëlohet, shkurtohet, rrufitet, përfshihem, nis, filloj, përvishem, perëndon.
Fishek hyri e fishek doli (dikush) keq. I ka hyrë babëzia (dikujt). Hyj në *binarë. Hyj në *borxh. I hyj (i futem) *brenda (diçkaje). U ka hyrë *bukla. Hyjmë e dalim (me dikë) kemi marrëdhëniemira, jemi si të shtëpisë; shkojmë e vijmë te njëri-tjetri; japim e marrim; kam hyrje e dalje (me dikë). Si hyri doli (dikush) nuk mori vesh se ç’u , nuk kuptoi asgjë; s’përfitoi asgjë; nuk mësoi asgjë; hyri shul e doli lloz (shkoi shul e erdhi lloz); hyri këtë derë e doli në atë derë; si vajti erdhi. Këtej i hyn andej i del (dikujt) mospërf. nuk kupton asgjë fare, nuk merr vesh asgjë nga ato që dëgjon, nuk përfiton a nuk merr asnjë mësim; s’i mbetet asgjëmendje; nga një vesh i hyn nga tjetri i del. hyri (më zuri) *data. I hyri *dorë. I hyri *dridhma (dikujt). I hynë *të dridhurat (dikujt). Hyri në *dhe (dikush). I hynë *ethet (dikujt). I hynë *ferrat (dikujt). I ka hyrë *fitili (dikujt) bised. I hyj në *fjalë (dikujt). Hyn në *fuqi drejt. Hyri (ra) në *gojë (të dikujt). I ka hyrë *grerëza (dikujt). Hyj në *gjak (me dikë) etnogr. I ka hyrë (i është futur) në *gjak (diçka). hyri *gjembi. S’i hyn *gjembi (dikujt). I hyj në *gji (dikujt). Hyri në *gjynah (dikush). I hyri në *hak (dikujt). I hyn në *hesap (dikujt). Nuk hyn (nuk zihet) në *hesap. I hyri në *hise (dikujt). Hyn në *histori (dikush a diçka). I hyn ndër *hundë (dikujt). Hyj në *jetë. Hyn në *jetë (diçka). I hyj me kalem (me *laps) (diçkaje). Nuk më hyn (nuk më futet) në *kaptinë (diçka) bised. ka hyrë (deri) në *kockë (diçka). I hyri në *kokë (në krye) (dikujt). Nuk më hyn (nuk më futet) në *kokë (në krye) (diçka). I hyj në *krah (dikujt). I hyri *krimbi (dikujt). I hyrikrye (në *kokë) (diçka). Nuk më hyn në *kut (diçka). I hyj me *laps (me kalem) (diçkaje). Hyj (futem) në *lëkurën (e dikujt). Hyn (futet) në *lojë (dikush). Hyn me *mend e del pa mend (diku). Hyj (futem) në *mes. I hynë *mizat (dikujt). Hyj në *pazar (me dikë). Ia hyj një *të përpjete. I hyri në *pjesë (dikujt). I hynë *pleshtat (dikujt). S’më hyn në *punë (diçka). Hyn (futet) si *pykë (dikush). I hyri *pyllit (dikush). Më ka hyrë në *qejf (dikush a diçka). Nuk më hyn në *qese (diçka). Hyj (futem) në *rol libr. S’më hyn në *sy. I hyri në *sy (dikujt). I ka hyrë *shtatishtat (dikujt). hyri *tartakuti. I ka hyrë *tenja (dikujt). Nuk më hyn në *trastë (në torbë) (diçka). Nuk më hyn në *tru (diçka). I hyri (i vajti) *thellë (dikujt) bised. vulg. Hyn nën *udhë (dikush). S’hyn në *ugar (dikush) keq. Ka hyrë në *ujë (dikush) shaka. Hyn (futet) në *valle (dikush). Hyri në *vathë (dikush). I hyri *vemja (dikujt). I hyri *veremi (për dikë a për diçka) vjet. S’i hyn në *vesh (dikujt). Nga një *vesh i hyn nga tjetri i del (dikujt). I ka hyrë vetja në *qejf (dikujt). Nuk më hyn (gjë) në *xhep. I hyri *zekthi (dikujt). Më ka hyrë në *zemër (në shpirt) (dikush a diçka). Hyri në *zgjedhë (të dikujt). I ka hyrë *zia (dikujt).

KORITË

KORÍT/Ë, ~A f. sh. ~A, ~AT 1. Govatë e madhe dhe e gjatë, prej druri a prej dërrase. Koritë prej trungutlisit. Lahejkoritë.
2. Govatë e tillë ku pinë ujë ose ushqehen bagëtitë shtëpiake. Bagëtia pi (ha) në koritë.
3. Lug i drunjtëtrajtën e një hinke, që çon ujin me forcë për të vënëlëvizje fletët e rrotësmullirit të një hidrocentrali, për prodhim energjie etj. Korita e mulliritfshatit.
Sin.: govatë, lug.

KOSH

KÓSH,~I m. sh. ~A, ~AT dhe ~E, ~ET 1. bujq. Thurimë e madhe dhe e hapurshërben për të mbartur pleh, fruta, perime etj.; kofin. Kosh me fiq (me rrush).
2. Pjesë e mullirit si një govatë druritrajtë hinke, ku hidhet drithi për t’u bluar. Hedh drithinkosh për ta bluar.
3. Dishta e mullirit, ku bie mielli i bluar. U mbush koshi me miell.
4. Thurimë me purteka, ku mbahen orenditë e kuzhinës (lugët, thikat etj.); farashkë. thikat (lugët) në kosh.
5. Arkë a thurimëmbahet afër tryezëspunës, në zyrë, në dhomë etj. për të hedhur mbeturina etj.; kovë e madhe dhe e mbuluar, që vendoset buzë rrugëve për plehrat e banorëve. Kosh mbeturinash (letrash). Zbrazja e koshave të plehravemakinë.
6. sport. Secila nga dy rrjetatfushën e basketbollit, ku lojtarët e dy skuadrave kundërshtare përpiqenfutin topin për të fituar sa më shumë pikë; pikët e fituara sa herëtopi futetkëto rrjeta. Bëri dhjetë kosha dhe fitoi njëzet pikë.
Sin.: kofin, dishtë, farashkë, kovë.
I ra koshi në *fund (dikujt). I ka rënë *miukosh shaka. Gjeti *rrushi koshin. Kemi ngrënë një kosh me kripë (bashkë) kemi punuar e kemi jetuar bashkë për një kohëgjatë, njihemi prej kohësh; kemi ngrënë një furrë bukë (bashkë); kemi ngrënë një hambar miell (bashkë). E hodhikosh (koshin e plehrave) mospërf. 1. (dikë a diçka) E nxori jashtë përdorimit, nuk e përdori më; e bëripavlefshëm; e hodhi diku tutje me përbuzje, nuk e do më, e flaku. 2. (diçka) Nuk e morishqyrtim, nuk i kushtoi vëmendje; nuk e pranoi, nuk e mori parasysh, e quajti pa asnjë vlerë, e flaku tutje; e hodhishportë; e hodhi poshtë; e futi (e vuri) në sirtar; e futiarkiv libr. Kosh plehrash keq. vend i fëlliqur me grumbuj mbeturinash e papastërtitjera, me njerëzkëqij etj. Si koshi (si *kofini) pas së vjeli (pas të vjelave). I merr koshi ujë (dikujt). 1. edhe moh. I vijnëmirat edhe andej nga nuk e pret; i pjell edhe gjeli. 2. tall. Ka shumë punë, s’di ç’të bëjëparë; s’e ka kokënvend (dikush); i vjen festja vërdallë. *Preshkosh e farë ndarë iron. Sa të thuash *rrush, ai ka ngrënë një kosh shaka.

KRIPJE

KRÍPJ/E,~A f. 1. Shndërrimkripë, kripëzim, kriposje.
2. Kripësim i gjellës.
3. Lug i gjatë si govatë, ku u shtihet bagëtive për të ngrënë gëzhuta a krunde me pak ujë e kripë.
Sin.: njelmësim, kripësim, kriposje.

LAJ

LA/J vep., ~VA, ~RË 1. kal. Pastroj me ujë, me ujë e me sapun etj.; fut diçka në ujë a në një lëng tjetër dhe e fërkoj për t’i hequr pluhurin, baltën, njollat etj., i heq papastërtitë me ujë a me diçka tjetër. Laj trupin (duart, dhëmbët, këmbët, kokën, fytyrën, veshët). Laj foshnjën. Laj rrobat (çarçafët, shaminë, çorapet, këmishët). Laj leshin. Laj enët (pjatat, lugët, gotat). Laj shkallët (dyshemenë, rrugët). Laj pemët (mollët, kumbullat). Laj orizin (fasulet). Laj peshkun (mishin). Laj këpucët (çizmet). Laj makinën (biçikletën). Laj mineralin. Laj me ujë të ngrohtë (të ftohtë). E laj me sapun (me lëndë kimike, me benzinë). Laj me furçë (me leckë, me fshesë, me sfungjer). Laj në legen (në govatë, në rrobalarëse). Laj në lumë (në krua). Macja lan kotelet i lëpin me gjuhë.
2. kal. Përpunoj me lëndë kimike një film për ta bërëpandjeshëm ndaj dritës dhe për të bërëdukshme atë që është fotografuar. Filmat i lajnëlaborator.
3. kal. E vesh diçka me lëngun e një metaliçmuar, zakonisht me ujë floriri; praroj. E lau me ar (me argjend, me ujë floriri).
4. kal. I heq ndryshkun diçkaje duke e fërkuar, e fshij dhe e pastroj sa të shkëlqejë, i jap shkëlqim; e kallajis. E lau shpatën (pallën, thikën). E lau tepsinë, e bëri si të re.
5. bised., kal. I heq gjërat e huaja e të panevojshme, që e prishin a e dëmtojnë (barishtet, dheun, baltën e papastërtitë e mbledhura, kashtën, gëzhutat etj.), gërryej, pastroj, qëroj. Laj pusin (kanalin, vijat e ujit). Laj vijat e parmendës me shat. Laj çibukun. E lajnë grurin që në lëmë. I lau shiu arat (rrugët).
6. bised., kal. E bëj diçkasheshtë e të lëmuar, duke e gdhendur a duke e zdrukthuar, e qëroj; i heq degët një druriprerë. Laj dërrasën me zdrukth. Laj trarin me sëpatë (me sqepar). E preu plepin dhe e lau mirë e mirë. E ka larë mirë qerestenë.
7. bised. edhe fig., kal. I kthej dikujt një borxh që i kam; ia kthej dikujtmirën me të mirë a të keqen me të keqe; paguaj; shlyej; shpaguaj. I lau paratë. Lau borxhin (kamatën). I lau llogaritë (hesapet) me dikë. E lau ustain. E lau detyrimin. I lau gabimet (fajet, mëkatet). E lau vëllain (mikun). etnogr. Ia laumirën me të mirë. Ia lau dyfish (pesëfish).
8. fig., kal. E nxjerr pa faj dikë, e shfajësoj. E lau përparatjerëve.
9. kal., vet. v. III (me një trajtëshkurtërpëremrit vetor në r. kallëzore). heq shumë, më shpërlan (kur heq shumë bark). E lau barku. Ia lau zorrët.
10. kal., vet. v. III (me një trajtëshkurtërpëremrit vetor në r. kallëzore) edhe fig. rrëmben, më përlan. lan era (veriu). E lau vdekja. - E laftë mortja! mallk. vdektë.
11. fig., kal. Hedh shikimin rreth e rrotull, rrok me sy; vet. v. III lëshon rrezet gjithandej, përhap dritëntërë vendin, i jep shkëlqim. E lau me sy vendin. Deri ku lan syri i njeriut. Dielli ka larë malet. Hëna kishte larë fshatin rreth e qark. Një llambë lante oborrin me dritën e saj.
12. jokal. Iki shpejt, largohem menjëherë, ua mbath këmbëve, fryj; vet. v. III zhduket papritur, perëndon (zakonisht për diellin). Lau nga shtëpia (nga fshati). Lau dielli.
Sin.: pastroj, shpërlaj, zhvilloj, praroj, kallajis, gërryej, zbardh, lëmoj, sheshoj, qëroj, shlyej, paguaj, shpaguaj, shfajësoj, iki, çaj, fryj.
Me *gojëlan e me dhëmbëçan (dikush). S’ka *përrua që e lan (dikë). Laj *ballin (para dikujt). Laj *borxhin. I lau *çanakët (dikush) mospërf. S’e lan (dot) as *dërstila (dikë a diçka). I lava (i fshiva) *duart. Sa për të larë *gojën iron. E lanë me *gjak (diçka). E lau (e mori) *gjakun etnogr. Lan *gjynahet (dikush). Laj (marr) *hakun. I lau (i qëroi) llogaritë (*hesapet) (me dikë). E lau (e pagoi) me *kokë (dikush). Ia lau *kokën (kryet) (dikujt). E laj me (në) *lot (dikë a diçka). S’e lan (dot) as *lumi (dikë). lan e të lyen (dikush) keq. në sy i bën lajka dikujt dhe pas krahëve i bënkeqen, e lëvdon, i bën qejfin e i lajkatohet për t’ia hedhur a për ta mashtruar; ka dy fytyra; lahet e lyhet. I lau (i qëroi) llogaritë (*hesapet) (me dikë). E laj *mendjen (nga dikush a nga diçka). Ia lau *sytë (diçkaje). Pa larë *sytë. Të lan në *shpatull (dikush). Laj thaj s’ke tjetër, është e njëjta gjë. Laj *veten. E lau *zemrën (ndaj dikujt).

LEKANE

LEKÁN/E,~IA f. sh. ~E, ~ET Çezmë me govatë druri; sqoll, hauz uji.

LUG

LU/G,~ GU m. sh. ~GJE, ~GJET 1. Copë e gjatë druri a guri, e gërryer dhe e bërë si govatë për t'u dhënë ujë a ushqim kafshëve; koritë; mjet i tillëpërdoret për të mbajtur a për të përpunuar diçka. Lug i gurtë (i drunjtë). Lug guri (druri). Lugu i bagëtive (i derrave, i pulave). Lug rrushi.
2. Ulluk prej druri, prej teneqeje etj. nëpërcilin rrjedhin ujërat. Lug druri (dërrase, llamarine). Lugu i kroit (i çezmës). Lugu i mullirit (i dërstilës). Lugu i ujit. Lug për të ujitur arat.
3. E thelluar për së gjati në një dru ose në një gur; hapësirë a vrimë e madhe për së gjati një sendi, nëpërcilën kalon diçka. Lugu i oxhakut. I bëri një lug.
4. Pjesa e thelluar për së gjati qafës ose boshtitkurrizit te njeriu; e thelluar a gropë në një pjesëtrupit. Lugu i qafës (i shpinës, i kurrizit). Lugu i gjoksit. Lugu i dorës (i këmbës). Lugu i zemrës gropa e vogëlështë ndërmjet barkut dhe kraharorit.
5. Luginë e vogël, nëpërcilën zakonisht kalon një rrjedhë uji, lugore; luginë. Lugjet e Verdha (top.). Kulloste bagëtitë nëpër lugje.
6. Pjesë e ulët në një livadh, në një arë etj., që duket si hulli; shtegborëështë rrahur ngaecurit. Lugu i arës (i livadhit). Lugu i borës.
Sin.: ujore, koritë, therkë, shtonë, trung, ulluk, skorec, luginë, lugore, shtrat, zdërlug, dhes, shteg.
E futi për lug të mullirit (dikë) shih e vuri me shpatulla pas murit (dikë). S’i mban lugu ujë (dikujt) ështëgjendjekeqe ekonomike; nuk i ka punëtvijë, nuk di nga t’ia mbajë; iu lag (iu qull) eshka. I ka rrjedhur lugu (dikujt) ka pasurimadhe, ka të ardhuramira e bollëk; i ka vajtur çdo gjë mbarë; i ka rrjedhur lumi.vjen uji në lug shkon gjithçka mbarë, më ecin punët si dua vetë.

LUGARE

LUGÁR/E,~JA I f. sh. ~E, ~ET 1. Enë prej druri si lug me bisht, që e përdorin muratorët për të mbajtur llaçin; govatë. Lugarja e muratorit.
2. Luginë e pjerrët dhe e thellë. Malësia është gjithë lugare.
Sin.: govatë, luginë.

LUGARE

LUGÁR/E,~JA II f. sh. ~E, ~ET 1. Mbajtëse lugësh, lugës.
2. Lug prej druri, si govatë, që vihet poshtë çezmës për të mbledhur ujin, ku mundpinë ujë bagëtia, të lahen rroba etj.
Sin.: lugës, farashë, farashkë, postaf.

LUGJORE

LUGJÓR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Govatë druri, kripore druritrajtë luge, lugare.

MAGJE

MÁGJ/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Enë e drunjtë si govatë, zakonisht me fund kënddrejtë më të vogël se gryka, ku ngjishet e punohet brumi për të bërë bukë. Magjja e bukës. Derdh miellinmagje. Zë brumin (gatuaj) në magje. Në magje lihet brumi për të ardhur. Laj (gërryej) magjen.
2. Sasia e brumitnxë kjo enë. Një magje brumë.
3. Bukëtdalin nga brumigatuhetkëtë enë. I mbështolli magjet me rrobë dhe i vurikurriz.
4. Govatë prej druri, zakonisht për të larë rrobat. Gjithë jetën kishte larë rrobat me dorë magje. Lau fëmijënmagje. Futi pulënmagje.
5. Pjesë e mulliritblojës, e dërstilës etj., që është si arkë a si govatë prej druri e ku bie mielli, dërstilet shajaku etj. Magjja e mullirit. Magje dërstile (vjet.) lundër.
6. fig. Vendi ku lind ose formohet diçka. Magje e artit. Magje qytetarie.
I ka mbirë (i ka zënë) magjja *bar (lëndinë) (dikujt). I ngordhte *miumagje (në dollap) (dikujt). Nis magje e bën govatë (dikush) iron. nuk është usta i mirë, nuk di t’i bëjë punët si duhet; nuk i vjen ndoresh për diçka; i del keq a me shumë humbje një punë. I është tharë magjja (dikujt) shih i ka mbirë (i ka zënë) magjja bar (lëndinë) (dikujt).

MËNGËR

MËNG/ËR,~RA f. sh. ~RA, ~RAT 1. Vegël e posaçme për të shtypur ullinjtë për vaj.
2. Enë druri si govatë, që shërben për të shtrydhur në të rrushin.
3. Kopan për të rrahur lirin, melicë.

PALLË

PÁLL/Ë,~AI f. sh. ~A, ~AT 1. vjet. Shpatë lufte me një ose me dy presa. Pallë e rëndë. Luftonin me palla. Nuk hyn pallathes. (fj. u.). Dale bej të dredh cigar, / se s’jam çanaku me dhallë / por jam Bilbili me pallë! (folk.).
2. Dru i gdhendur me një pjesëgjerë petashuqe e me bisht, që përdoret për të rrahur rrobat kur i lajmëlumë a në govatë; kopan, lasë. Pallë rrobash. I rrahin (rrobat) me pallë.
3. Dru me një pjesëgjerë si lopatë e me bisht, që përdoret për të rrahur drithin a për diçka tjetër; pjesa e gjerë e këtij druri. Palla e guritmullirit ngrehësi i mullirit. Rrahin misrin me pallë. Përziente qumështin me pallë. U thye palla e rremit.
4. Thika e plugut; plori, umbi. Pallë e pamprehur. I vuri (i hoqi) pallën.
5. bised. Shtiza e rrotësqerres, rreze. Pallat e rrotës.
6. Çapëza e hostenit.
7. Pafillë hekuri me të cilën veshin përreth rrotën e qerres për të mos u ngrënë druri.
8. bised. Shuli i derës.
9. bised. Njeri i trashë, budalla.
10. euf. Organi gjenital i mashkullit, penis.
Sin.: shpatë, kopan, plor, rreze, shul, shtizë, rreze, spicë, budalla, i trashë.
*Bishti i pallës tall. I ha miu pallën (dikujt) është shumë fatkeq ose shumë i pazoti e i humbur. Nuk i ha palla (dikujt). 1. Nuk bëhet merak për asgjë; nuk çan kokën (dikush); nuk i bëhet vonë. 2. Nuk ka më fuqi për të bërë diçka, s’është më i zoti a nuk i shkonfjala; nuk i pret palla. Sa i ha palla me të gjitha forcat, me sa fuqi që ka; aq sa mundet, sa arrin. Iu këput *rripi i pallës (dikujt). E mprehu pallën (*shpatën) (dikush). Pallë pa mill njeri i ashpër dhe i gatshëm për t’u grindur e për t’u ndeshur. Me pallë (me *shpatë) zhveshur. Përpjek pallat (me dikë) hyjgrindje a në luftë me dikë, ndeshem me të; përpjek ushtat (me dikë). I pret palla (*shpata, kordha) (djathtas e majtas, në të dyja anët) (dikujt). E shtie pallën (shpatën) në *thes (dikush). Tund pallën (*shpatën) (dikush). E zhveshi pallën (*shpatën) (dikush).

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.