Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
DARÓV/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT etnogr., Dhuratë që i jepet dikujt (zakonisht nuses); peshqesh. Jepnin darova. Solli darova. Darovë e armikut - o helm, o thikë. (fj. u.). Darova, sado e vogël të jetë, duket e madhe. (fj. u.).
✱Sin.: dhuratë, dhurim, peshqesh, dhënë, mitëri, kanisk, blatë, blatim, pekuli, darovitje, daritje, dari, qerasje, gostitje.
GOSTÍ,~A f. sh. ~, ~TË 1. Drekë a darkë, që shtrohet në raste gëzimi. E ftoi të merrte pjesë në gostinë e dasmës. Nuk i kishte qejf gostitë.
2. Ëmbëlsira që çohen dhuratë në një ceremoni gëzimi. Shkoi (vajti, erdhi) me një gosti.
✱Sin.: festë, festëz, buhi, çabullë, banket, dafrungë, gostitje, zdërhallje, drekë, darkë, refene, mësallë, tryezë, zijafet.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë