Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
BUDALLALLË/K,~KU m. sh. ~QE, ~QET bised. 1. Të qenët budalla a i trashë nga mendja, vetia e një njeriu budalla; marrëzi; kund. mençuri, zgjuarsi. E ka (e bën) nga budallallëku. Me budallallëkun e vet. Druajtja është mesi midis mençurisë e budallallëkut. (fj. u.). Zgjuarsia dhe budallallëku nuk mund të rrinë bashkë. (fj. u.).
2. Veprim, sjellje a punë prej budallai, diçka që s’e ngre kandari; fjalë a shprehje prej budallai; marrëzi. Budallallëk me brirë. Budallallëqe me thes. Bën budallallëqe. Thotë (flet) budallallëqe.
✱Sin.: marrëzi, gomari, gomarllëk, proçkë.
DALMËNÍ,~A f., bised. Veprim a sjellje prej të marri, budallallëk, çmenduri, marrëzi, lajthitje. Dalmëni shpotitëse. Nuk e la dalmëninë.
✱Sin.: budallallëk, çmenduri, marri, marrëzi, lajthitje, gomarllëk, absurditet, proçkë.
MAGARLLË́/K,~KU m. sh. ~QE, ~QET Gomarllëk, budallallëk.
PRÓÇK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT keq. 1. Punë a fjalë e papeshuar, gabim trashanik, budallallëk; ngatërresë. Bëri një proçkë. Lëshoi një proçkë.
2. Dredhi, gënjeshtër.
3. Punë e kotë, pa asnjë vlerë. Pasi bëri proçkën, rri e kruan kokën. (fj. u.).
✱Sin.: budallallëk, marrëzi, gomarllëk, ngatërresë, dredhi, gënjeshtër.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë