Fjalori

Rezultate në përkufizime për “gojashpër”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

PIPER
VRAZHDË

VRÁZHDË (i, e) mb. 1. Që e ka sipërfaqen jo të lëmuar, që nuk është i butë në të prekur, i ashpër; kund. i butë. Dorë e vrazhdë. Lëkurë e vrazhdë. Stof i vrazhdë.
2. fig. Që nuk është mirëdashës, jo i njerëzishëm, fjalërëndë; që shpreh zemërim, rreptësi a egërsi, i ashpër, i egër; kund. i butë. Njeri i vrazhdë. Me fytyrë (me pamje) të vrazhdë. Shikim i vrazhdë. Me tipare të vrazhda. Fjalë (përgjigje) e vrazhdë. Ishte i vrazhdë.
3. I ashpër, jo i këndshëm, që të ther veshin (për zërin); që nuk të kënaq. Zë i vrazhdë. Britmë e vrazhdë.
4. Që ka shije jo të pëlqyeshme, jo i këndshëm në të pirë, i cilësisëdobët, i ashpër, i egër. Raki e vrazhdë. Pije e vrazhdë. Shurup i vrazhdë.
Sin.: i ashpër, i rëndë, i egër, vrazhdak, gojashpër, fjalashpër, fjalërëndë, i merdostë, i pagdhendur, i palëmuar, i palatuar.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.