Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
FJALËRËNDË mb. Që e ka zakon të përdorë fjalë të rënda e fyese; që shprehet me fjalë të rënda e të vrazhda; i panjerëzishëm. Nuk e ftonin, se ishte fjalërëndë. Më mirë memec se fjalërëndë (fj.u.).
✱Sin.: fjalëvrazhdë, gojërëndë, gojëvrazhdë, gojëvrarë.
FJALËVRÁZHDË mb. Që e ka zakon të shprehet me fjalë të rënda e të vrazhda; fjalashpër, fjalërëndë. Punon shumë, por është fjalëvrazhdë.
✱Sin.: fjalërëndë, gojërëndë, gojëvrazhdë, gojëvrarë.
GOJËVRÁZHDË mb. Që i ka fjalët të vrazhda, që flet ashpër.
✱Sin.: fjalërëndë, gojërëndë, gojëvrarë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë