Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
MAJÚCK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Majë e vogël. Hundë me majuckë. Thonj me majucka. Qylaf i madh me majuckë. Majucka e buzëkuqit. Gogozhare bëhen edhe specat e kuq me majuckë.
2. Pjesa e fundit në majë. Ngjitej degëve të kajsive gjer te majuckat e thata.
3. Frutat që gjenden në majë të degës e që zakonisht janë më të vogla se të tjerat. Mblidhi majuckat.
SPÉC,~I m. sh. ~A, ~AT 1. bot. (lat. Capsicum annuum) Bimë barishtore e butë me kërcell të degëzuar, me gjethe vezake, me lule të vogla të bardha, që bën fryte të fryra me lëkurë mishtake në ngjyrë të gjelbër, të verdhë a të kuqe me fara brenda dhe është një nga perimet më të përhapura; frytet e kësaj bime që përdoren për ushqim; piperkë. Spec i kuq. Spec djegës. Speca gogozhare. Speca të tharë. Speca të mbushur. Speca të pjekur (të skuqur). Speca turshi. Salcë specash.
2. bot. Pjesë e parë e emërtimeve të pathjeshta për disa lloje bimësh. Spec i egër (lat. Circaea Luteliana) bimë barishtore me gjethe të thjeshta, të përkundërta, kërcell të hollë e me push, me lule të vogla të bardha që lidhin kokrra dythelbore të kuqe me push; në dimër bima thahet dhe rizomat mbeten në tokë të paprishura. Spec i zi (lat. Piper nigrum) bimë kacavarëse dythelbore, e kultivuar në shkallë të gjerë në Vietnam dhe Indi, që bën kokrra të zeza djegëse e me erë të mirë, të cilat vilen para se të piqen dhe përdoren për të lezetuar gjellën; piper i zi. Spec tulës Spec me tul të ëmbël.
3. Pluhur i kuq nga frytet e thara e të grira imët të një lloji të veçantë të kësaj bime, me kokrra të vogla, të kuqe e shumë djegëse, i cili i hidhet gjellës; piper i kuq. Spec i kuq. U hedh spec fasuleve (lakrave).
4. fig. bised. Njeri shumë nevrik, që merr zjarr për çdo gjë. Është një spec që nuk durohet.
✱Sin.: gogozhare, piper, nevrik, pipirickë, pipere.
♦ U bë spec (piper) (dikush) u skuq shumë nga turpi, nga zemërimi etj., u turpërua shumë; u nxeh keq, i hipi inati menjëherë, u tërbua nga inati; u bë flakë (në fytyrë); u bë prush (në fytyrë); u bë lulëkuqe (në fytyrë); u bë lafshë gjeli tall.; mori flakë. Nuk hahet as me spec e as me hudhër (diçka a dikush) shih s’hahet as me vaj e as me uthull (diçka a dikush). E ka spec e uthull (me dikë) shih (shkojnë) si macja me miun. (U zunë) për pesë *para spec. *Punë me spec. Spec djegës keq. njeri idhnak, nevrik i madh.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë