Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
GËLLTÍTJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET Veprimi kur gëlltisim diçka. Gëlltitja e ushqimit (e hapes). Gëlltitja e pështymës.
✱Sin.: kapërdimje, përcjellje, gllabërim.
PUSHTÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur pushtoj ose kur pushtohem. Pushtim ushtarak (me luftë, pa luftë). Pushtimi i majës së malit.
2. Gjendja pasi pushtoj a pasi pushtohem. E mban ende nën pushtim.
3. Koha gjatë së cilës një vend qëndron i pushtuar nga dikush; koha e sundimit të pushtuesit. Gjatë pushtimit romak. Pas pushtimit osman.
✱Sin.: zaptim, gllabërim, robërim, skllavërim, okupim, okupacion, marrje, shkelje, përqafim, përfshirje, rrokje, kapje, përhapje, pllakosje, ndërhyrje, nënshtrim, arritje, ngjitje, zotërim, shtrëngim.
PËRLÁRJ/E,~A f. 1. Veprimi kur përlaj ose kur përlahem. Përlarja e tokës nga uji.
2. Kapje, pushtim a shtrëngim me forcë i dikujt.
3. Rrëmbim me forcë i dherave, i të mbjellave, i pemëve etj. nga shira apo ujëra të rrëmbyeshme.
4. Rrëmbim, vjedhje, grabitje.
5. fig. Zhdukje a fshirje nga faqja e dheut.
6. Gëlltitje a ngrënie e menjëhershme e diçkaje.
7. Pushtim i një vendi.
✱Sin.: kapje, përfshirje, rrokje, mbërthim, rrëmbim, fshirje, zhdukje, shfarosje, gllabërim, vjedhje, grabitje, gëlltitje, kapërdimje, llufitje.
RRËMBÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur rrëmbej diçka a dikë. Rrëmbimi i kafshëve. Rrëmbimi është akt i rëndë penal.
2. Lëvizje e shpejtë, e fuqishme dhe e menjëhershme; veprim i shpejtë e i vrullshëm; vrull, turr. Vjen (ikën, shkon) me rrëmbim. Rrjedh me rrëmbim. Sulet (vërsulet) me rrëmbim. Ngrihet (ulet) me rrëmbim. E përplasi me rrëmbim. Shiu binte me rrëmbim. Era frynte me rrëmbim.
3. Ngut i madh për të bërë diçka, nxitim pa u menduar. E piu me rrëmbim. Në rrëmbim e sipër.
4. Zemërim i menjëhershëm, mospërmbajtje e vetvetes; zjarr. Foli me rrëmbim. I shtyrë nga rrëmbimi.
✱Sin.: grabitje, gllabërim, zaptim, pushtim, rrokje.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë