Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
GJYSMANALFABÉT,~E mb. 1. Që nuk di të shkruajë e të lexojë mirë. Njeri gjysmanalfabet. Pseudoshkencëtarët gjysmanalfabetë.
2. Që nuk e njeh mirë mjeshtërinë e vet; që nuk e merr vesh sa duhet një punë; kërpaç. I pazoti në punë, qenka plotësisht gjysmanalfabet.
GJYSMANALFABÉT,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Ai që nuk di të shkruajë e të lexojë mirë. U lodhëm me gjysmanalfabetët e sotëm.
2. Ai që nuk e njeh mirë mjeshtërinë e vet, ai që nuk e merr vesh sa duhet një punë; kërpaç. Ç'pritet nga një gjysmanalfabet?
NALLBÁN,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Ai që mbath kafshët njëthundrake me potkonj, mbathtar. Nallbani i fshatit. Darë (thikë) nallbani. E çoi (e shpuri) te nallbani. Në gjithë qytetin nuk ke nallban t’ia mbathësh këmbët kalit. Nallban, një zeje që nuk vdes kurrë.
2. fig., keq. Njeri i paaftë në mjeshtërinë e vet. Ka edhe doktorë të zotë, s'janë të gjithë nallbanë.
✱Sin.: mbathtar, mbathës, kafshëmbathës, gjysmanalfabet, kërpaç, i paaftë, i pazoti.
♦ Na nallban një *gozhdë! tall. (Shkoi, vajti) si *breshka te nallbani (dikush).
PAZÓTI (i) mb. m. edhe si em. Që s’është i zoti për një punë; shumë i ngathët; i paaftë; kund. i zoti. Njeri (drejtues) i pazoti. U tregua i pazoti. Sa e pazonja që paska qenë! I pazoti dhe mbi trëndafila të bjerë thyen hundët. (fj. u.).
✱Sin.: i paaftë, mjeshtërok, i humbur, i mefshtë, i ngathët, i dobët, shuprag, nxirak, shalavriq, poturevarur, qyqar, qull, kërpaç, humbalaq, humbameno, nallban, gjysmak, vulëhumbur, vulëharruar, gjysmënjeri, gjysmanalfabet, i shkretë, i tultë, ngordhësirë, rrol, rrosh, dyfekshuar, i vdekur, i dështuar, i plogët, zybë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë