Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
GJYSMËZYRTÁR,~E mb. Që lidhet me organet qeveritare, por që formalisht nuk quhet zyrtar ose nuk bëhet në emrin e tyre. Të dhëna gjysmëzyrtare. Deklaratë gjysmëzyrtare.
NDERÚAR (i, e) mb. 1. Që nderohet nga të tjerët, që gëzon nderimin e të tjerëve; që çmohet e që vlerësohet nga të tjerët. Mysafirë të nderuar. Ndihet i nderuar. Punë e nderuar. Profesion i nderuar. Figura e nderuar e mësuesit. Vend i nderuar në shoqëri.
2. Përdoret para emrit të një njeriu, të cilit i drejtohemi me fjalë ose i shkruajmë një letër me nderim, në mënyrë zyrtare a gjysmëzyrtare. I nderuari mik! I nderuari zoti ministër... Shumë të nderuarit zotit... Të nderuar zonja e zotërinj! Të nderuar pjesëmarrës!
3. Që e ka kryer një punë mirë e me nder, faqebardhë. Dolëm të nderuar me punën tonë.
✱Sin.: i respektuar, i respektueshëm, i ndertë, i nderueshëm, i përfillur, i çmuar, i shquar, i lartë, i vlerësuar, i sjellshëm, fisnik, namusqar, zotëri, faqebardhë, faqelarë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë