Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
GJÝSMË- fjalëform. Pjesë e parë e fjalëve të përbëra, me kuptimet: 1. Gjysma e diçkaje: Gjysmëbosh me gjysmën bosh. Gjysmëditë. Gjysmëdrejtëz (mat.). Gjysmëfushë (sport.). Gjysmëhark. Gjysmëhënë. Gjysmëkilësh. Gjysmëlitërsh. Gjysmënatë. Gjysmëplot. Gjysmëqark (mat.). Gjysmërrafsh (mat.). Gjysmërreth. Gjysmërruzull. Gjysmësferë. Gjysmëshekull. Gjysmëshekullor. Gjysmëvit etj.
2. Përgjysmë; në njëfarë mase, jo plotësisht, jo deri në fund: Gjysmëbujqësor. Gjysmëdiplomatik. Gjysmëfitore. Gjysmëlakuriq. Gjysmëmalor. Gjysmëndenjur. Gjysmëpërkulje. Gjysmështrirë etj.
GJYSMËPLÓT ndajf. Që zë gjysmën e një ene, e një shisheje etj. Shishe gjysmëplot.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë