Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
GJYSMËKÁFSH/Ë,~A f. sh. ~Ë, ~ËT folk. Figurë e përfytyruar me trup kafshe e kokë njeriu. Krijesë e çuditshme gjysmënjeri e gjysmëkafshë.
GJYSMË/KÁLË,~I m. sh. ~KÚAJ, ~KÚAJT mit. Qenie e përfytyruar me kokë njeriu e trup kali. Roboti i ngjante një figure mitologjike gjysmëkalë dhe gjysmënjeri.
GJYSMË/NJERÍ,~U m. sh. ~ NJÉRËZ, ~NJÉRËZIT 1. Njeri i dobët, i paaftë dhe pa vlerë. Ecën si gjysmënjeri.
2. mit. Qenie mitologjike, e përfytyruar me kokë njeriu dhe me trup kafshe. Lugati i dukej gjysmënjeri dhe gjysmëkafshë.
GJYSMËZÓT,~I m. sh. ~A, ~AT Gjysmëperëndi. Qe gjysmëzot e gjysmënjeri.
LULÇËZ/É,~JA f. sh. ~E, ~ET mit. Figurë përrallash e përfytyruar si gjysmënjeri e gjysmëkafshë.
PAZÓTI (i) mb. m. edhe si em. Që s’është i zoti për një punë; shumë i ngathët; i paaftë; kund. i zoti. Njeri (drejtues) i pazoti. U tregua i pazoti. Sa e pazonja që paska qenë! I pazoti dhe mbi trëndafila të bjerë thyen hundët. (fj. u.).
✱Sin.: i paaftë, mjeshtërok, i humbur, i mefshtë, i ngathët, i dobët, shuprag, nxirak, shalavriq, poturevarur, qyqar, qull, kërpaç, humbalaq, humbameno, nallban, gjysmak, vulëhumbur, vulëharruar, gjysmënjeri, gjysmanalfabet, i shkretë, i tultë, ngordhësirë, rrol, rrosh, dyfekshuar, i vdekur, i dështuar, i plogët, zybë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë