Fjalori

Rezultate në përkufizime për “gjysmëlartësi”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

DARDHË

DÁRDH/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT dhe ~Ë, ~ËT 1. bot. (lat. Pyrus communis) Dru frutor me gjethe gjatoshe, të ndritshme e me lulebardha, që bën kokrratulta e të ëmbla, të zgjatura nga bishti e zakonisht me ngjyrëverdhë kur piqen; kokrra e kësaj peme. Dardhë e butë. Një kokërr dardhë. Kush rri nën dardhë, i ha kokrrat. (fj. u.). Pemën, kur s’pjell, e presin, se i bën hije dardhës. (fj. u.). Një dardhë e ligë shkatërron një shportëmirë. (fj. u.). Mollët qëroji, dardhat numëroi. (fj. u.). Dardhën e ndylkur e ha derri i çalë. (fj. u.). Dardha dhe sëpata e kanë bishtin nga prapa. ( fj. u.).

2. bot. Pjesë e parë e emërtimevepathjeshta për disa nga llojet e këtij fruti. Dardhë bishtje dardhë me bishtzgjatur. Dardhë brumje dardhë që, kur piqet, bëhet e butë si brumë. Dardhë bulbe dardhë me tul të butë. Dardhë dimërore (dimërake) dardhëpiqet vonë, nga fundi i nëntorit ose që lihet për t’u ndulkurdimër. Dardhë e egër gorricë. Dardhë elbje (elbore) dardhë korriku, që piqetkorrik, në një kohë me elbin. Dardhë gomari dardhë kokërrmadhe. Dardhë gramje dardhë gjatuke, që piqetverë. Dardhë gurje dardhë me tul të fortë. Dardhë gjembje dardhë e egër. Dardhë mbytje dardhë me tul e me fijetrasha, që mezi përtypen. Dardhë miellëse dardhë me tul. Dardhë nguracake dardhë me tul të ashpër si rërë. Dardhë picigjatë dardhë gjatuke. Dardhë pikëse dardhë që i rrëzon kokrrat e pjekura. Dardhë qypje dardhë kokërrmadhe e me bishtgjatë.

3. tek. Sendformëzgjatur nga bishti, që i ngjan frytitkëtij druri. Dardhë gome me ujë. Dardhë prej kauçuku.

4. sport. Send prej plastike a prej lëkure, në trajtëdardhës, i varurgjysmëlartësi, me të cilën bën stërvitje boksieri; çanta e grushtimit.

Kam rënë nën dardhë jam zënë ngushtë, jamhallmadh. Ka rënë nga dardha (dikush) 1. E ka pësuar siç e ka merituar; ka vënë mend dhe e ka ulur kokën; ka rënë nga shtatë degët; e ka futur bishtinshalë përb.; qen i rrahur përb. 2. Ka përvojë nga jeta, ka kaluar mjaft vështirësi e mundime dhe është mësuar a është kalitur, është i rrahur me jetën; ka rënë nga shtatë degët. Dardhashënëndre! iron. gjepura, pallavra, mbroçkulla; punë boshe. Dardha nën dardhë bie (fj. u.) nuk ndryshon prej atij nga vjen, i ngjan paraardhësit, është, sillet a vepron si ai; bëmë baba të të ngjaj. Dardha e ka bishtin prapa (fj. u.) pasojat e një veprimikeq a të një gabimi vijnë më pas, rrjedhojat vijnë pastaj. I do dardhat në *gojë (dikush) iron. (Është) në *funddardhës (dikush). Është poshtë dardhës (nën dardhë, në rrëzëdardhës) (dikush) është pranëmirave dhe përfiton prej tyre; e ka të lehtëmarrë gjënë më të mirë. Kërkon dardha nga boriga (dikush) shih kërkon thana (dardha) në shënëndre (në dimër) (dikush). Sillet rreth dardhës (dikush) i vjen rrotullkot dikujt me shpresë se do ta ndihmojë; i hyn kot një pune e shpresonkot se do të ketë përfitim prej saj.

GJYSMËLARTËSI

GJYSMËLARTËSÍ,~A f. sh. ~, ~TË Gjysma e një lartësiecaktuar. Në gjysmëlartësinë e murit. Gjuangjysmëlartësi (sport.).

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.