Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
GJYSMËKÁFSH/Ë,~A f. sh. ~Ë, ~ËT folk. Figurë e përfytyruar me trup kafshe e kokë njeriu. Krijesë e çuditshme gjysmënjeri e gjysmëkafshë.
GJYSMË/NJERÍ,~U m. sh. ~ NJÉRËZ, ~NJÉRËZIT 1. Njeri i dobët, i paaftë dhe pa vlerë. Ecën si gjysmënjeri.
2. mit. Qenie mitologjike, e përfytyruar me kokë njeriu dhe me trup kafshe. Lugati i dukej gjysmënjeri dhe gjysmëkafshë.
LULÇËZ/É,~JA f. sh. ~E, ~ET mit. Figurë përrallash e përfytyruar si gjysmënjeri e gjysmëkafshë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë