Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
PARAÁRDHËS,~I m. sh. ~, ~IT 1. zakon. sh. Të parët e përbashkët kundrejt brezit a brezave të mëvonshëm, që kanë lidhje gjaku me ta, stërgjyshit; brezat e mëparshëm që kanë jetuar në vendin e të mëvonshmëve; kund. pasardhës. Paraardhësit tanë. Paraardhësit e ilirëve.
2. Ai që e ka nisur prej kohësh më parë veprimtarinë në një fushë të caktuar dhe që pasohet nga të tjerë, ai që u ka hapur rrugën të tjerëve; kund. pasardhës. Paraardhësit e tyre në fushën e shkencës.
3. Ai që ka qenë para një tjetri në një punë, në një detyrë, në një zyrë etj.
✱Sin.: i parë, paranik, stërgjysh, gjysh, gjyshstërgjysh, pararendës.
STËRGJÝSH,~I m. sh. ~ËR, ~ËRIT dhe ~A, ~AT 1. Babai i gjyshit ose i gjyshes. E kishte stërgjysh nga babai. U bë stërgjysh.
2. vet. sh. Brezat që kanë jetuar para nesh; paraardhësit, të parët e një populli a të një fisi. Duhet t’i ruajmë traditat dhe zakonet e stërgjyshërve tanë. Luftërat e stërgjyshërve tanë për liri.
3. fig. Ai që është në zanafillë të një pune, të një ideje, të një teorie etj. Ishte stërgjyshi i kësaj teorie.
✱Sin.: gjyshstërgjysh, katragjysh, tregjysh, paraardhës, pararendës, paranik.
♦ *Gjysh stërgjyshi.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë