Fjalori

Rezultate në përkufizime për “gjymysh”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

GJYMYSH

GJYMÝSH,~I m. sh. ~E, ~ET Fill ari ose argjendi, që përdoret për të qëndisur a për të zbukuruar rrobat. Jelek me gjymysh. Qëndis me gjymysh.

SËRMA

SËRMÁ,~JA f., vjet. 1. Fill i argjendtë a i artë për të qëndisur. Ka një jelekpunuar me sërma. Veshi fustanin e qëndisur me sërma. Punonte bukur me sërma.
2. Argjend. Zinxhir i larë me sërma. xhep mbante një sahatlarë me sërma. Unazën prej sërmaje e kishte kujtim nga e ëma.
Sin.: gjymysh, serm.

TEL

TEL,~II m. sh. ~A, ~AT 1. Fill a shufër shumë e hollë prej metali, që përdoret për të lidhur ose për të mbajtur diçka. Tel i hollë (i trashë). Tel çadre. Telat e biçikletës. Tel për të nderë rrobat. Uzina e telave. Tel bakri. Tel alumini. Rrjetë teli. Gardh me tela. Lidh telat e këputur. Këput telin me pincë. Lidh me tel. Tel me gjemba tel mbi rrethime, mbi mure repartesh a zonash ushtarake, tel për gardhe etj. që, si shenjë, tregon ndalim a pengim hyrjeje. Tel enësh fill teli shumë i hollë, i gjatë, i mbledhurtrajtë lëmshi a petashuqe, që përdoret për të larë enëtkanë zënë zhezhi.
2. Përcjellës elektrik i përbërë nga një a disa fije metalikembështjella me izolant. Tel i veshur. Tel elektriku. Tel telefoni (telegrafi).
3. Fill i hollë prej metali a prej një lënde tjetër, i cili i vihet një vegle muzikore. Telat e kitarës. Tela violine (mandoline, çiftelie, lahute). I vuri telat. U këput teli. U bie telave.
4. Fill shumë i hollë prej ari a prej argjendi, që përdoret për qëndisje; gjymysh. Këmishë me tela.
5. kryes. sh., vjet. Fijeholla e të praruara, me të cilat stolisnin nusen. Nuse me tela. Vuri telat u stolis si nuse. Tel shamaki (etnogr.) tel i grirëthërrmija shumëimëta, që i vihet nusesfytyrë për zbukurim.
6. Mustaqe misri. Po u tha teli, misri do prerë.
7. vjet. Vijë për lidhje telefonike ose telegrafike; ndërlidhje telefonike ose telegrafike; telegram. Foli me tel. Erdhi teli. Hoqi një tel telegrafoi. I ra telit telegrafoi.
8. Telefon (përdorim familjar). Bjeri telit nga pasditja dhe takohemi.
9. Krimb i vogëlngjyrëkuqërremedëmton bimët e reja, kryesisht duhanin; telç, krimb duhani.
10. Litar, konop i shkurtër për të mbartur. Lidhi drutë me tel dhe i hodhi në sup.
11. fig. Inat, zemërim (nëpër shprehje). I janë bërë nervat tel është inatosur, zemëruar shumë. I ranë telat (dikujt) u qetësua, i iku inati, zemërimi.
12. si ndajf. Qartë; fill e për pe, shumë mirë. E di tel si qëndron e vërteta.
Sin.: fill, gjymysh, telegram, krimb, telç, litar, konop, inat, zemërim, qartë, mirë.
*Akull me tel. Bën *birë në tel të çiftelisë (dikush) krahin. I bie *jongarit në një tel (dikush). I bie po atij teli (dikush) keq. shih i bie një (po atij) avazi (dikush) keq. I ranë telat (dikujt) mospërf. u qetësua, i iku inati, s’është më i zemëruar. M’u drodhën telat e zemrës u preka shumë, u mallëngjeva; e ndjeva thellë diçka. M’i gjeti (m’i preku) telat (dikush). 1. M’i zbuloi mendimet, dëshirat a dobësitë dheshfrytëzoi për të më bërë për vete, për të më bindur etj., di ku të më prekë; ma gjeti ku më dhemb a ku më pëlqenshumë, më prekupikën më të dobët; prekutela. 2. U soll me mua si e doja unë, ma bëri diçka si më pëlqente mua; ma gjeti zemrën. I gjetën telat (me njëri-tjetrin) e dinë ç’kanëpërbashkëtmendime, në dëshira etj. dhe merren vesh mirë, shkojnë mirë me njëri-tjetrin; janë lidhur ngushtë ndërmjet tyre dhe kuptohen mirë; u morën vesh për diçka, ranëujdi; puqën telat keq.; i poqën pipat keq.; i puqën pipëzat. E hëngri telin e skuqur (dikush) përçm. vulg. u ndëshkua ashpër për fajinbëri. Është për t’i hedhur telat (dikush) është shumë e bukur, është si nuse e re (për vajza e gra); shtie hënën përdhe; të rrëzon nga kali. E ka mendjen tel (dikush) e ka gjykiminkthjellët, ka kujtesëshkëlqyer, nuk e ka lënë mendja; mendon e arsyeton me gjakftohtësi, qartë e me logjikëshëndoshë; ka mendjeftohtë; e ka mendjen akull. I ka lidhur telat (me dikë) bashkëpunojnë me njëri-tjetrin; kanë marrëdhëniemira; kund. i ka prishur telat (me dikë). I luan telat (dikush). 1. Di si t’ia dalë një pune, e bën shumë mirë, e kryen me mjeshtëri, e qan; di si të veprojë në çdo rast, ia del për bukuri. 2. keq. shih e kthen (e ndërron) pllakën2 (dikush) keq. E luan në tel (dikë) e tall e ia hedh dikujt, e dredh e ia punon si do vetë, se është më i zoti a më i zgjuar se ai; bën si të dojë vetë me dikë, e vërtit si do vetë; e luanlitar; e sjell rrotull; e luan (e sjell) në majëgishtit (të gishtave). I ndërron telat (dikush) keq. shih e kthen (e ndërron) pllakën2 (dikush) keq. prekutela (dikush) shih m’i gjeti (m’i preku) telat1 (dikush). I ka prishur telat (me dikë) është grindur me dikë, nuk shkon mirë, nuk ka marrëdhëniemira; kund. i ka lidhur telat (me dikë). I puqën telat (njëri me tjetrin) keq. shih i gjetën telat (njëri me tjetrin). Tel më tel majëmajë, thikëthikë. E vë në tel (dikë) shih e luan në tel (dikë).telat (dikush) iron. vonohet shumë dikush (si nusja kur vë telat për zbukurim).

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.