Fjalori

Rezultate në përkufizime për “gjymtis”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

GJYMTISJE

GJYMTÍSJ/E,~A f. Veprimi kur gjymtis apo gjymtiset. Gjymtisje e tërë zonës.

SHFAROJ
SHUAJ

SHÚAJ vep., SHÓVA, SHÚAR 1. kal. Ndaloj djegien e një zjarri a diçkaje tjetërështë ndezur, fik zjarrin; kund. ndez. Zjarrfikësit arritën ta shuanin zjarrinkohë. Shuaj puron (cigaren). Shuaj flakën. E shuaj me ujë (me rërë).
2. kal. Bëj që të mos ndriçojëdiçka. Shuaj dritën (llambën). Shuaj qiriun (shkrepësen).
3. kal. Ndal a ndërpres punën e një pajisjeje duke e ndërprerë furnizimin me energji elektrike; fik; kund. ndez. Shuaj celularin (radion, televizorin). Shuaj makinën (motorin). Shuaj furrën.
4. kal., fig. Fashit një sherr a debat dalëngadalë; i jap fund gradualisht; shtyp, mbyt; kund. ndez. Shuaj një konflikt (një sherr, një grindje). Shuan debatet. E shuan me zjarr e me hekur.
5. kal., fig. Ia heq dikujt shpresën për diçka, e shkatërroj plotësisht. Ia shoi ëndrrat. Ia shoi etjen për dije. Ia shoi shpresën (frymëzimin). Ia shuaj flakën e dashurisë.
6. fig. Zvogëloj a zhduk dalëngadalë diçka, zbut a fshij krejt; rrafshoj, sheshoj. Shuaj dallimet (ndryshimet) mes klasavendryshme shoqërore. Nuk i shuan dot dallimet mes dialekteve. I shoi dilemat. E shuan grevën. I shoi kujtimet.
7. kal., fig. E ul dhe e dobësoj diçka pak nga pak derisa të mos ndihet më; mek, pushoj. E shoi zërin. E shuan muzikën dalëngadalë. S’e shuan dot zhurmën. E shoi të qeshurën.
8. kal., edhe fig. Përmbush një nevojë jetësore a dëshirë shpirtërore. Shuaj etjen (urinë). Shuaj mallin (dufin, kureshtjen). E shoi nepsin.
9. kal., bised. I jep fund; shfaros, zhduk nga faqja e dheut; rrënoj, përfaroj. I shoigjitha insektet e dëmshme. Lufta e shoi ushtrinë. I vrau e i shoi. E shoi gjithë fshatin. I shoi strukturat paralele. Ua shoi farën i asgjësoi, i zhduku krejt, i përfaroi. Ia shuan oxhakun (shtëpinë, fisin). E shoftë mortja (kolera)! (mallk.)
10. kal., bised. E harxhojgjithë pasurinë, i prishgjitha paratë. I shoigjitha lekët. E shoi gjithë kartën e bankës. E shoi gjithë rrogën. E shoi pasurinë.
11. kal., bised. E lodh shumë dikë, e stërmundoj; rraskapit. Vajzën e shoi barra e rëndëmbantekrah. Më shuan këpucët. Më shoi dhëmballa.
12. kal., bised. E qëlloj fort dikë me dorë a diçka tjetër, e shemb; rrah, kërdis. E shoi me dajak (me shkop, me dru, me hu, me shkelma). E shoirrahuri.
13. kal., fig., bised. Bëj diçka me tepri; shemb, kërdis. shuan me gënjeshtra.
14. kal., edhe fig. Prish diçkashkruar; e heq dikë nga lista; fshij. Shuaj fjalën. Shuaj emrin e dikujt. E shuaj me gomë. E shuan nga lista emërore. Kryetari e shoi nga lista kandidatin.
15. kal., fig. Fshij diçka nga kujtesa. E shuaj nga kujtesa (nga mendja).
16. kal. Shkrij në ujë diçka për ta tretur a për ta zbutur etj. Shuaj rakinë (uzon). Shuaj gjellën me verëbardhë (me ujë, me uthull). Shuaj gëlqeren e shtie gëlqeren e pashuar në ujë, që të bëhet e përshtatshme për t’u përdorur.
17. jokal., bised. edhe fig. Vdes; mbaroj. Shoi ndajgdhirë. Epidemia i shoi bagëtitë.
18. jokal., bised., fig. Plas, mbaroj. Shoiqari fëmija.
Sin.: fik, fal, ftoh, mbyll, ndal, ndërpres, fikas, porris, shtyp, mbys, fashis, zbus, ul, qetësoj, resht, dobësoj, platis, mek, mpak, shqim, shugas, tulat, struk, pushoj, shlyej, fshij, çregjistroj, plotësoj, përmbush, asgjësoj, shfaros, zhduk, rrënoj, faroj, rrafshoj, sheshoj, shkatërroj, shkretoj, gjymtis, davaris, zhdavaris, shtyp, mposht, largoj.
As *të kruan e as të shuan (dikush). As *ndez e as shuan (dikush). Është *ndiz e shuaj (dikush). shuan *binanë (dikush). shuan (të fik) *derën (dikush). E shuaj *etjen (për diçka). Shuaj *flakën. Të shoftë (të ngrëntë, të preftë) *kolera! mallk. shuan (të fik) *pishën (dikush). Shuaj *zjarrin.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.