Fjalori

Rezultate në përkufizime për “gjunjas”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

BRESHKAS
CUNX

CUNX ndajf., krahin Gjunjas, galiç, në bisht.

ECI

EC/I vep., ~A, ~UR jokal. 1. Lëvizkëmbë në një drejtim. Ecën njeriu. Ecën kali (lopa, macja). Ecirrugë (nëpër fushë, nëpër dhomë). Ecën shpejt (ngadalë). Ecënmajëgishtave. Eci përpara (prapa, djathtas, majtas). Eci poshtë e lart. Ecte me zor. Ecim drejt malit. Eci gjunjas. Ecën si mbi vezë.
2. Lëviz me një mjet transporti ose mbi një kafshë (me kalë etj.). Eci me biçikletë (me motor, me makinë, me karrocë). Eci me kalë. Ecte me shpejtësimadhe.
3. vet. v. III Lëviz, shkon diku (për një mjet transporti); përshkon një rrugëcaktuar. Ecën treni (makina, biçikleta). Ecën dyzet kilometra në orë. Ecënrrugëasfaltuar (në rrugë malore, mbi binarë).
4. vet. v. III Rrjedh (për ujin). Ecën uji. Ecën lumi (përroi).
5. vet. v. III, bised. Ështëlëvizje a në veprim, punon (për një makineri). Motori ecën mirë.
6. vet. v. III. Kalon, ikën (për kohën). Ecën koha. Nuk ecte ora.
7. fig. Përparoj; zhvillohem. I ecën puna. Ecën bujqësia (industria). Ecën me këmbët e veta. Ecën me kohën. Ecën me të tjerët.
8. fig., bised. (me një trajtëshkurtërpëremrit vetor). vete mbarë. Nuk më ecte. Atij i ecte gjithnjë. I ecën puna si sahat. I ecën biznesi.
9. fig., bised. Veproj siç më thotë dikush; shkoj. - Mos ec me ato që dëgjon poshtë e lart!
10. vet. v. III, fig., bised. Ka vlerë, shkon. Nuk ecën kjo para këtu.
11. vet. v. III, bised. Paguhet. Ecën dita. I ecën rroga.
12. bised. (në urdhërore) Shko. - Ec e pyete se ç’thotë?! - Ec e thuajivijë!
13. bised. (në urdhërore) Eja. - Ec me mua tani! - Ec lart, se kam një fjalë!
14. bised. Përdoretbashku me një folje tjetër kur duamtregojmë se është e pamundurkryhet a të mos kryhet veprimishpreh folja e dytë. - Ec e mbushja mendjen atij! - Ec e fol me të, po deshe! - Ec e (mos) ia thuaj pastaj! - Ec e mos u nis pastaj!
15. Mundlëviz a të shkoj diku (vepruesi nënkuptohetështë dikushvetën e parë njëjës ose shumës, por është i pashprehurfjali). Nuk mundecja më tej. Ishte e pamundurecnim.
Sin.: lëviz, shkoj, përshkoj, vete, çapit, qarkulloj, bares, rrjedh, kaloj, iki, punon, përparoj, zhvillohem, paguhet, eja.
Ecën mbi *driza (dikush). Ecën (baret) pa *fener (dikush) keq. I ecën (i shkon, i dëgjohet, i zë vend) *fjala (dikujt). ecën (më shkon, më vete) *fjollë (diçka). Ecën drejt *greminës (dikush). Eci mbi *gjemba. Eci (shkoj) pas *gjurmëve (të dikujt). Eci në një *hap (me dikë) Ecën drejt *hundës (së vet) (dikush). Ec me *karvanin (dikush). Ecën me *kohën (dikush). I ecën (i shket) *pena (dikujt). Ecën (vete) *sahat (diçka). Ecën mbi *vezë (dikush). I ecën *zari (dikujt).

HIQEM

HÍQEM jovep., HÓQA (u), HÉQUR 1. vetv. Shkoj nga një vend në një vend tjetër, zhvendosem e ndërroj vendin, largohem nga vendi ku kam qenë. Hiqen anash (mënjanë, prapa). U hoq deri te dritarja (te dera).
2. keq., vetv. Largohem, shporrem. Hiqu andej! M'u hiqkëtu! Pa m'u hiq njëherë!
3. vetv. Kapem pas diçkaje e lëviz pa u ngritur peshë; tërhiqem, zvarritem. Fëmija hiqej pas fustanitnënës. Hiqej pas murit. Hiqen pas tokës. Hiqet si gjarpri. Hiqet zvarrë (rrëshqanë, barkas, ijas).
4. bised., vetv. Shpërngulem nga një vend për t'u ngulur në një vend tjetër. U hoqën nga qyteti (nga fshati). U hoqkëtej. Janë hequr andej prej shumë vjetësh.
5. fig., vetv. Largohem nga diçka, i shmangem diçkaje; vet. v. III del jashtë diçka, zhduket. I hiqet sherrit. Hiqjuni asaj pune! mos u merrni me atë punë! Nuk më hiqet nga mendja. Të luftohen e të hiqen nga koka idetë e shtrembra (të gabuara).
6. bised., vetv., vet. v. III Përdoret, blihet a shitet shumë diçka, shkon; pëlqehet. Rakia (birra, vera) hiqej shumë. Ky stof (kjo ngjyrë) hiqetshumë. Mollët e thara nuk hiqeshin aq.
7. vetv. E mbaj veten për dikë, mbahem, e quaj veten, shtirem. Hiqej i zgjuar (i ditur). Hiqej për i madh (për i zoti). Hiqej filozof. Hiqej i sëmurë. Hiqej si mik. Hiqet si shpëtimtar. Hiqen sikur punojnë shumë. Hiqet sikur i di të gjitha. Hiqet sikur nuk kupton. Pse më hiqesh kështu?
8. vetv. Dobësohem, tretem (kryesishtfytyrë). Është hequr fëmija. Janë hequr bagëtitë. Në verë hiqet ca.
9. vetv., vet. v. III Ndërzehet, ndiqet. Hiqet pela. Hiqen lopët (macet, qentë). Hiqet dhelpra.
10. bised., vetv. Shkoj, eci; drejtohem diku. Hiquni udhës lart! Hiqu e shih njëherë!
11. pës. e HÉQ. Hiqen nga shitja. Hiqet nga rendi i ditës. Hiqet urdhri (kërkesa). I hiqet ushqimi. U hiqen mundësitë. I hiqet një vërejtje.
Sin.: tërhiqem, largohem, zhvendosem, shpërngulem, zvarritem, shmangem, përdoret, blihet, shitet, pëlqehet, shtirem, tretem, dobësohem, ndërzehet, ndiqet, drejtohem.
S’të hiqet nga *dera (dikush). Hiqet *gjunjas (dikush). S’më hiqet nga *koka. I hiqet *llafi (dikujt). Nuk më hiqet (nuk më shkulet, nuk më shqitet) nga *mendtë (dikush a diçka). Nuk më hiqet (nuk më shqitet) nga *mendja (dikush a diçka). Hiqet *mënjanë (dikush). As hiqet e as ngitet (dikush) shih as lidhet e as zgjidhet (dikush). M’u hiq *qafe! (hiqmu qafe!). S’më hiqet nga *rruga (nga udha) (dikush a diçka). Hiqmu (shporrmu) nga *sytë (sysh)!

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.