Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
GJUMARÁK, ~E mb. Gjumash. - Mos e zgjo kot, se është gjumarak dhe s’çohet pa dalë dielli.
✱Sin.: gjumëmadh, gjumëshumë, gjumërëndë, gjumëplumb, i përgjumur.
GJUMËLÉHTË mb. Që e ka gjumin të lehtë, që zgjohet edhe nga një zhurmë e vogël; kund. gjumërëndë. -Mos bëj zhurmë, se është gjumëlehtë dhe zgjohet menjëherë.
✱Sin.: gjumëlepur, gjumëpendël.
GJUMËPLÚMB mb. Që e ka gjumin shumë të rëndë; gjumërëndë.
✱Sin.: gjumash, gjumëstrumë.
GJUMËRËNDË mb. 1. Që e ka gjumin të rëndë, që nuk zgjohet lehtë, që nuk ndien shumë kur fle; kund. gjumëlehtë.
2. Gjumash.
✱Sin.: gjumëplumb, qepallërëndë, qepallëtrashë.
GJUMËSHÚMË mb. Gjumash. Gjumëshumë - punët lumë (prov.).
✱Sin.: gjumërëndë, gjumëplumb, qepallërëndë, qepallëtrashë.
GJUMËSTRÚMË mb. 1. Që bën gjumë të rëndë e të thellë; gjumëplumb.
2. Që zgjohet me vështirësi nga gjumi.
✱Sin.: gjumash, gjumërëndë.
QEPALLËRË́NDË mb. Që mezi zgjohet nga gjumi, që mezi i hapen sytë, që e ka gjumin të rëndë; gjumërëndë. Qe qepallërëndë.
✱Sin.: gjumash, gjumëplumb, qepallëtrashë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë