Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
BARBÚL/Ë,~A f., arb. Gjendje kur mungon rregulli, pështjellim i madh.
✱Sin.: pështjellim, rrungajë, gjullurdi, kaos.
BURBÚJ/Ë,~A f. 1. Lëvizje e çrregullt dhe e shqetësuar e një turme njerëzish, zakonisht me zhurmë; bujë e madhe. Burbujë zërash e britmash. Plasi burbuja. Jashtë bëhej burbujë e madhe. Valë që përplaseshin me burbujë. Dëgjova burbujë e bërtima.
2. fig., keq. Zhurmë e madhe; gurgule. Burbujë reklamash. Burbujë propagandistike. U largua pa burbujë. Ky projekt u paraqit me burbujë.
3. bised. Dëm i rëndë, batërdi, kërdi. Sëmundjet malarike bënin burbujë.
✱Sin.: rrëmujë, trazirë, turbullirë, zhurmë, tollovi, katrahurë, zallamahi, mishmash, gjullurdi, pazar, paçariz, potere, gurgule, llazurë, shkatërrim, batërdi, rrënim, kërdi.
HALLAKÁM/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Thirrmë a britmë e fortë; zë i fortë a britmë që nxjerr dikush kur bërtet; klithmë a ulërimë që lëshojnë kafshët; thirrje a zhurmë që krijohet nga zërat e disa vetave kur flasin fort, pasthirrma, brohorritje, potere. Dëgjohet një hallakame e madhe dëgjohet një zhurmë (potere).
2. Rrëmujë e madhe, shpërndarje, përhapje a hedhje e gjërave sa andej-këtej; gjendje në të cilën mungon rregulli, çrregullim i plotë; kund. rregull.
3. Endje a sorollatje e dikujt me punë të ndryshme e të parëndësishme, që nuk ka një qëllim ose synim të caktuar. Njeri i hallakatur.
✱Sin.: britmë, bërtitje, e bërtitur, vikamë, vigmë, thirrmë, thirrje, e thirrur, klithmë, klithje, ulërimë, pasthirmë, brohoritje, potere, zhurmë, zë, rrëmujë, shpërndarje, gjullurdi, kaos, endje, sorollatje.
HESÁP,~I m. sh. ~E, ~ET bised. 1. Llogari. Hesape të vjetra. Hesapi i shtëpisë. Mban (bën) hesapin. Nuk i doli hesapi. Harxhon pa hesap. Hesapi i shtëpisë nuk del në pazar (fj. u.) a) njeriut nuk i del gjithnjë ashtu siç e ka menduar më parë; b) thuhet edhe për të theksuar se çështjet e brendshme të familjes nuk është mirë të merren vesh nga të tjerët.
2. Leverdi, interes. S’më ka hesap s’më leverdis. I bën gjerat në hesap të tjetrit.
3. bised. Përdoret i shquar në njëjës pas një emri për të shprehur mospërfillje ose përçmim për dikë a për diçka. Budalla (kalama) hesapi. Kungull hesapi. Rrëmujë (gjullurdi) hesapi.
✱Sin.: llogari, leverdi, interes, përçmim, mospërfillje, nënvlerësim.
♦ Bën hesap me *gjethe të prasit (të preshit) (dikush) përb. Bën hesap sa ha *macja në vit (dikush) tall. I bën hesapet pa *hanxhinë (dikush). I bën hesapet në *kalë (majë kalit) (dikush) tall. I bën hesapet *kaluar (dikush). Bën hesap në *krundet (dikush) keq. Bën hesap *shpirtin (xhanin) (dikush). Nuk më del hesapi (llogaria). 1. Nuk kam mundësi të blej a të bëj diçka; nuk e përballoj dot jetesën, nuk kam të ardhura të mjaftueshme; s’ia vlen të paguash aq shtrenjtë. 2. Nuk më ndodh siç e kisha parashikuar, ndodh ndryshe nga ajo që kisha menduar. Për hesapin tim... sipas mendjes sime..., për mua..., sipas meje... I hyn në hesap (dikujt). 1. Përzihet në punët e dikujt, edhe kur nuk i takon. 2. Merr a përvetëson diçka që i takon një tjetri, përfiton në kurriz të një tjetri. Nuk hyn (nuk zihet) në hesap (dikush a diçka) nuk llogaritet fare, s’vlen; nuk të tërheq vëmendjen dhe s’e vlen të merresh me të a ta kesh parasysh. Nuk i jap hesap (*llogari) (askujt). E ka hesapin *të qëruar (dikush). I kërkoj hesap (*llogari) (dikujt). I lau (i qëroi) hesapet (llogaritë) (me dikë) e vrau a e dëmtoi për hakmarrje, për borxhe etj., ia mori hakun, e shpagoi; i ndreqi hesapet. Larje hesapesh (me dikë) keq. vrasje për borxhe, për hakmarrje etj. I ndaj hesapet (llogaritë) (me dikë) ndahem prerë e shkëputem përfundimisht nga dikush; i ndaj lakrat; e ndaj mejdanin; rregulloj borxhet. I ndreqi hesapet (me dikë). 1. E vrau a e dëmtoi dikë për hakmarrje, mori hak kundër dikujt, e shpagoi; i lau (i qëroi) hesapet. 2. U pajtua e u bashkua me dikë, me të cilin ishte në grindje a në armiqësi; e gjeti fjalën. Shkurt hesapi pra, pa e zgjatur, shkurt; është e qartë, s’ka nevojë për hollësira. S’e vë (s’e kam) në hesap (në llogari) (dikë a diçka) nuk e përfill fare, nuk e marr parasysh, nuk e llogarit; e nënvlerësoj, e përçmoj; s’e vë (s’e zë, s’e shtie, s’e fut) në numër; s’e bëj për osh; nuk e vë në shpatull të pulës (dikë); e heq (e fshij) nga defteri; s’e zë (s’e kap) njeri me dorë (diçka). I vjen pas hesapit (për hesap) (dikujt) i leverdis, i intereson që të ndodhë diçka a të flitet kështu, ajo i pëlqen a i bën punë; i bie (i shkon) për shtat; i vjen pas midesë.
PANAÍR,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Pazar i madh, ku paraqiten e shiten mallra të ndryshme, zakonisht për disa ditë me radhë. Panairi kombëtar i librit. Panairi i verës. Ditë panairi. U hap panairi. Ishte si në panair.
2. Ekspozitë e madhe, ku paraqiten prodhime bujqësore e industriale të shteteve a të krahinave të ndryshme dhe ku mund të lidhen marrëveshje për blerjen e shitjen e tyre. Panair ndërkombëtar. Pavijoni shqiptar në panair.
3. fig., bised. Vend ku ka zhurmë e rrëmujë dhe nuk merret vesh se çfarë bëhet, pazar. Atje ishte panair.
✱Sin.: pazar, rrëmujë, potere, zhurmë, zallahi, gjullurdi.
POTÉR/E,~JA f., bised. 1. Zhurmë e madhe; shamatë; gurgule. Potere e madhe. Bënin potere. Dëgjohej një potere. Plasi poterja.
2. krahin. Thirrje, kushtrim. Qiti (lëshoi) poteren.
✱Sin.: zhurmë, shamatë, bujë, gurgule, trazirë, gulm, zallahi, zallamahi, zhurmërimë, llazurë, rrëmujë, turrahi, zburim, batërdi, gjullurdi, thirrje, kushtrim, shurukamë.
♦ Bëri potere (dikush) vjet. shih bëri zhurmë (për diçka).
RRËMÚJ/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Gjendje në të cilën mungon rregulli, çrregullim i plotë, pështjellim i madh; kund. rregull. Rrëmujë e madhe. Rrëmuja politike. Ka rrëmujë në punë. Shkakton rrëmujë. Mbretëronte rrëmuja. Doli nga rrëmuja.
2. Lëvizje e çrregullt dhe e shqetësuar e një turme njerëzish, zakonisht me zhurmë; trazirë; zhurma e mbytur që shoqëron këtë lëvizje, potere. Rrëmuja në rrugë. Në rrëmujë e sipër. U bë rrëmujë. Mori fund rrëmuja. Përfitoi nga rrëmuja dhe u largua.
✱Sin.: kaos, tollovi, gjullurdi, paçariz, katrahurë.
♦ E kam kokën (mendjen) rrëmujë nuk jam i qetë e nuk e kam të qartë diçka; kam halle e shqetësime që s’di si t’i kapërcej; jam i turbullt në vetvete; më del tym nga koka; jam tym.
SHAMÁT/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Mosmarrëveshje verbale e nxehtë mes dy a më shumë njerëzve, që grinden a që zihen ndërmjet tyre; potere, zallamahi. Krisi shamata krejt pa menduar. Nisën shamatën e tyre të zakonshme. Shtëpia nisi të dridhej prej shamatës. Sherr e shamatë. Shamatë e paparë.
✱Sin.: potere, zhurmë, bujë, gulm, gulmë, batërdi, bëtajë, llazurë, degame, çarravi, llonxhë, pështjellim, gjullurdi, grindje, zënkë, zburim, sherr.
♦ Bëri shamatë (për diçka) vjet. kundërshtoi me të madhe; foli me zë të lartë e u grind për diçka; bëri zhurmë.
TURBULLÍR/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Të qenët i turbullt; pjesa e turbull e ujit a e një lëngu tjetër, ujë i turbullt a diçka tjetër e turbullt; lluburdinë. Kulloi turbullira në fund. Kanë rënë turbullirat e lumit. Ajo ishte turbullirë, jo raki. I iku turbullira u kthjellua.
2. Kohë e keqe me re a me mjegull, kohë e trazuar, kohë e turbullt. Ka qenë turbullirë sot. Tërë javën turbullirë ka bërë.
3. Gjë e paqartë, diçka që mezi duket, diçka e turbullt. Dukej një si turbullirë atje tutje.
4. fig. Gjendje shpirtërore e shqetësuar, mungesë qetësie shpirtërore; gjendje e qetësuar e organizmit kur nuk flemë mirë, kur nuk hamë me rregull, kur jemi të sëmurë etj.; çrregullim në një organ të trupit. Turbullirë nervore (mendore). Turbullirë në të parë. Kam një turbullirë në stomak.
5. kryes. fig. Lëvizje e paorganizuar e një grupi të veçantë, që bëhet për të shprehur pakënaqësinë ndaj regjimit në fuqi dhe që sjell pështjellim; trazirë. Turbullira politike. Turbullira të brendshme (të reja). Periudhë me turbullira. Bënë (shkaktuan) turbullira.
6. fig. Rrëmujë, çrregullim me zhurmë. U bë pak turbullirë në klasë. Bëri turbullirë.
✱Sin.: lluburdinë, mjegull, tym, mjegullnajë, trazirë, rrëmujë, errësirë, çrregullim, gjullurdi, zallahi.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë