Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
GJUHËMBÁJTUR mb. 1. Që i mbahet goja, që mezi flet; i belbër. Është djalë gjuhëmbajtur.
2. Që i mat fjalët, që është i përmbajtur në të folur, që nuk i lëshon fjalët kot; që nuk flet mbarë e prapë ç’i vjen për gojë; kund. gjuhëlëshuar. Në mbledhje qëndroi gjuhëmbajtur.
✱Sin.: i belbër, gjuhëndalur, gjuhëvështirë, gjuhëzënë.
GJUHËVËSHTÍRË mb. 1. Që i gjen fjalët me vështirësi.
2. Që është i ngathët në të folur. Njeri gjuhëvështirë.
GJUHËZËNË mb. Gjuhëmbajtur.
✱Sin.: i belbët, gjuhëmbajtur, gjuhëndalur, gjuhëvështirë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë