Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
BRISK mb. 1. Shumë i mprehtë. I ka dhëmbët brisk. E bëri brisk (diçka) e mprehu shumë.
2. Shumë i ftohtë. Uji është brisk.
3. fig. Shumë i zgjuar e i mprehtë, të merr vesh menjëherë, ta kap shpejt mendimin, e kupton shumë shpejt ku e ke fjalën, ta rrëmben fjalën nga goja. Nga mendja është brisk.
4. fig. I shkathët e i mprehtë në të folur, zoti i fjalës, i gojës, që e ka gjuhën brisk; gjuhëbrisk. Me zemrën zjarr e me gjuhën brisk.
✱Sin.: i hollë, majarak, i thepët, thepor, i acartë, i akullt, i cingërimtë, i zgjuar, mendjehollë, gojëbrisk, gjuhëbrisk, gjuhëmprehtë, gojëmprehtë, gjuhëthikë, gjuhëshpatë.
FJALACÁK,~E mb. Që merret me thashetheme; fjalaman. Vajzë fjalacake.
✱Sin.: fjalaman, llafazan, fjalatar, fjalëshumë, fjalëmadh, fjalëgjatë, fjalëtërkuzë, llafemadh, gojaç, gjuhëgjatë, gjuhëlëshuar, gjuhëshpatë, gjuhëlopatë, gojëçorap, gojëkamare, gojëpashmagje, llapan, llapës, llapator, llapëtor, llapaqen, llomotar, sqepgjatë, lehaqen, llogobere.
FJALAMÁN,~E mb. Llafazan. Ishte nxënës fjalaman.
✱Sin.: llafazan, fjalacak, fjalatar, fjalëshumë, fjalëmadh, fjalëgjatë, fjalëtërkuzë, llafemadh, gojaç, gjuhëgjatë, gjuhëlëshuar, gjuhëshpatë, gjuhëlopatë, gojëçorap, gojëkamare, gojëpashmagje, llapan, llapës, llapator, llapëtor, llapaqen, llomotar, sqepgjatë, lehaqen, llogobere.
FJALATÁR,~E mb. Fjalaman; llafazan. Pleq fjalatarë.
✱Sin.: llafazan, fjalaman, fjalacak, fjalëshumë, fjalëmadh, fjalëgjatë, fjalëtërkuzë, llafemadh, gojaç, gjuhëgjatë, gjuhëlëshuar, gjuhëshpatë, gjuhëlopatë, gojëçorap, gojëkamare, gojëpashmagje, llapan, llapës, llapator, llapëtor, llapaqen, llomotar, sqepgjatë, lehaqen, llogobere.
FJALËGJÁTË mb. Që ka shumë fjalë, që e zgjat bisedën; që flet shumë; llafazan. Grua fjalëgjatë.
✱Sin.: llafazan, fjalaman, fjalacak, fjalatar, fjalëshumë, fjalëmadh, fjalëtërkuzë, llafemadh, gojaç, gjuhëgjatë, gjuhëlëshuar, gjuhëshpatë, gjuhëlopatë, gojëçorap, gojëkamare, gojëpashmagje, llapan, llapës, llapator, llapëtor, llapaqen, llomotar, sqepgjatë, lehaqen, llogobere.
FJALËMÁDH,~E mb. Që flet shumë, fjalëshumë; që mburret me fjalë të mëdha. Njeri fjalëmadh. Grua fjalëmadhe.
✱Sin.: fjalaman, fjalacak, llafazan, fjalatar, fjalëshumë, fjalëgjatë, fjalëtërkuzë, llafemadh, gojaç, gjuhëgjatë, gjuhëlëshuar, gjuhëshpatë, gjuhëlopatë, gojëçorap, gojëkamare, gojëpashmagje, llapan, llapës, llapator, llapëtor, llapaqen, llomotar, sqepgjatë, lehaqen, llogobere.
FJALËSHÚMË mb. Që flet shumë, që s’i pushon goja, llafazan; kund. fjalëpakë. U bë fjalëshumë edhe ai.
✱Sin.: fjalaman, fjalacak, llafazan, fjalatar, fjalëmadh, fjalëgjatë, fjalëtërkuzë, llafemadh, gojaç, gjuhëgjatë, gjuhëlëshuar, gjuhëshpatë, gjuhëlopatë, gojëçorap, gojëkamare, gojëpashmagje, llapan, llapës, llapator, llapëtor, llapaqen, llomotar, sqepgjatë, lehaqen, llogobere.
FJALËTËRKÚZË mb. Që e zgjat dhe e bën tërkuzë bisedën, që ka shumë fjalë; fjalëshumë. Si durohej gjithë orës ai njeri fjalëtërkuzë?
✱Sin.: fjalaman, fjalacak, llafazan, fjalatar, fjalëshumë, fjalëmadh, fjalëgjatë, llafemadh, gojaç, gjuhëgjatë, gjuhëlëshuar, gjuhëshpatë, gjuhëlopatë, gojëçorap, gojëkamare, gojëpashmagje, llapan, llapës, llapator, llapëtor, llapaqen, llomotar, sqepgjatë, lehaqen, llogobere.
GJUHËBRÍSK mb. Që është i shkathët e i mprehtë në të folur, që ta jep përgjigjen menjëherë, që është brisk nga goja. Ai qe nxënësi më gjuhëbrisk i klasës.
✱Sin.: gjuhëmprehtë, gojëmprehtë, gjuhëthikë, gjuhëshpatë.
GJUHËKÓSË mb., bised. Që i thotë gjërat prerë e me të madhe; gjuhëshpatë. Qe gjuhëkosë, nuk linte vend për keqkuptime apo dykuptimësi.
GJUHËSHPÁTË mb. Që është i shkathët e i zoti në të folur, që i thotë gjërat prerë e me të madhe. Gjuhëshpatë për armikun / zemërzjarr për mikun (kr. pop.).
✱Sin.: gjuhëthikë, gjuhëbrisk, gjuhëmprehtë, gjuhëshpatë.
GJUHËTHÉP,~E mb. Që është i mprehtë në të folur; gjuhëthikë.
✱Sin.: gjuhëshpatë, gjuhëbrisk, gjuhëmprehtë.
GJUHËTHÍKË mb. Gjuhëshpatë; gjuhëbrisk.
✱Sin.: gjuhëmprehtë, gjuhëthep.
GOJËBRÍSK mb. Që është i shkathët nga goja dhe i mprehtë, që ta jep përgjigjen menjëherë, që e ka gojën brisk; gojëshpatë.
✱Sin.: gojëshpatë, gjuhëshpatë.
GOJËMPRÉHTË mb. Që ta jep përgjigjen aty për aty, i zgjuar dhe i shkathët nga goja, gojëbrisk. Djalë gojëmprehtë.
✱Sin.: gjuhëshpatë, gojëshpatë.
GOJËSHPÁTË mb. Gjuhëshpatë.
✱Sin.: gjuhëshpatë, gojëmprehtë.
SHPÁT/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Armë e ftohtë prej çeliku, në trajtën e një thike të gjatë, zakonisht të drejtë, me një teh a me dy tehe, me majë të mprehtë e me dorezë, që mbahet zakonisht e varur në brez dhe që përdoret për të prerë ose për të shpuar. Shpatë e mprehtë (e madhe). Shpatë e kthyer. Tehu i shpatës. Maja e shpatës. Vringëllima e shpatave. Vallja e shpatave. Me shpatë në dorë (zhveshur). I gojës dhe i shpatës i zoti për të folur dhe për të luftuar. Ngjeshi shpatën. Zhveshi shpatën u bë gati për luftë, filloi luftën. Rrëmbeu shpatën. I shkuan në shpatë. Luftuan me shpatë (shpatë më shpatë). Puqën shpatat nisën të luftojnë njëri me tjetrin. Populli ynë e ka çarë rrugën e historisë me shpatë në dorë.
2. usht. Luftëtar i armatosur me këtë armë. Një mijë shpata.
3. Krehri i avlëmendit. Shpata e avlëmendit.
4. Fleta e pëlhurës ose e qilimit, e endur në avlëmend me gjerësinë e krehrit. Çarçaf dy shpatash. Qilim tri shpatash.
5. Secila nga brinjët e samarit. Shpatë panje.
6. Secili nga drurët që vendosen për së gjeri në shtratin e qerres dhe që lidhin falmat.
7. Shpatëz. Shpatë mani. Shpata e parmendës
✱Sin.: pallë, jatagan, këllëç, kordhë, shpatull, shpatë, shpatëz, brinjë, kalore, krehër, pellë, shprishalesh; lopatëz.
♦ *Shpatë nga goja (dikush) është i zoti në të folur, është i gojës, është gjuhëshpatë; e ka gojën shpatë; është brisk nga goja; e ka gjuhën (gojën) brisk. Është në *teh (në presë) të shpatës (të thikës, të briskut) (dikush). E ka gjuhën shpatë (dikush) flet lirshëm e të vret me fjalë, e ka fjalën të rëndë; është i zoti i gojës; është gjuhëshpatë; është shpatë nga goja; e ka gjuhën (gojën) brisk; është brisk nga goja. E mprehu shpatën (pallën) (dikush). përgatitet mirë për t’i dhënë armikut a kundërshtarit goditje vendimtare. E ndau me shpatë (diçka) e zgjidhi diçka me anë të forcës e në mënyrë të prerë; i dha një zgjidhje pa lënë mundësi për kundërshtime. I pret shpata (palla, kordha) (djathtas e majtas, nga të dyja anët) (dikujt) flet e vepron si do vetë, s’pyet për të tjerët; s’e pengon dot askush, bën lirisht çdo gjë e arrin çdo gjë; i pret jatagani (djathtas e majtas); i pret sëpata (djathtas e majtas). Me shpatë në brez keq. i përgatitur e i gatshëm për dhunë; me të keq e me të egër; gati për të goditur; me shpatë në dorë; me shpatë zhveshur; me këllëç në dorë. Shpata e Damokleut libr. rrezik shumë i madh që i qëndron dikujt mbi kokë gjithë kohës; kërcënim a kanosje e vazhdueshme dhe e papritur. Me shpatë (me kordhë, me këllëç) në dorë me dhunë e me të egër; duke kërcënuar ashpër; me shpatë zhveshur; me shpatë në brez; me zjarr e me hekur. Shpatë e thyer shpërf. njeri që nuk ka më fuqi dhe që s’është më i rrezikshëm, njeri që s’të bën dot gjë, dikush që ka marrë fund. Me shpatë (me pallë) zhveshur me kërcënim e me të keq, me të egër; duke përdorur forcën, me dhunë; me shpatë (me kordhë, me këllëç) në dorë; me shpatë në brez; me zjarr e me hekur. E shtie shpatën (pallën) në *thes (dikush). Tund shpatën (pallën) (dikush) e kërcënon dikë me armë a e frikëson me diçka, i kanoset. E zhveshi shpatën (pallën) (dikush) filloi të shajë, të godasë a të kërcënojë haptas e me dhunë të tjerët; filloi të bëjë shumë të këqija e krime pa u ndalur.
♦Ka mbaruar me *liq e me shpatë (dikush).
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë