Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
BUZËKÝÇUR mb. 1. I heshtur, gojëmbyllur, që nuk flet fare, që s’e hap gojën. Rrinte e qetë dhe ishte buzëkyçur.
2. Gojëkyçur, që nuk nxjerr të fshehtë nga goja, pus i thellë. Dëshmitarë buzëkyçur.
3. fig. I dëshpëruar, i pikëlluar. Ishte bërë buzëkyçur nga fatkeqësia.
✱Sin.: gojëkyçur, gojëmbyllur, gojëlidhur, gojëzënë, gojëqepur, gojëmbërthyer, gjuhëlidhur, i pafjalë, i pagjuhë, i heshtur.
GJUHËLÍDHUR ndajf. Pa folur, gojëmbyllur. Rrinte gjuhëlidhur.
GOJËKÝÇUR mb. 1. Që nuk flet shumë, që zakonisht hesht, gojëmbyllur; që e ruan një të fshehtë, që nuk i tregon asnjëriut.
2. si ndajf. Gojëmbyllur. Rri gojëkyçur. Mbeti (qëndroi) gojëkyçur.
✱Sin.: gojëmbyllur, fjalëpakë, gjuhëlidhur.
GOJËMBÝLLUR mb. Që flet pak; që e ruan një të fshehtë; i heshtur.
✱Sin.: fjalëpakë, gjuhëlidhur, gojëkyçur.
PAFJÁLË (i, e) mb. 1. Që flet pak, që është i kursyer në fjalë, fjalëpakë.
2. Që është i bindur e i dëgjueshëm, që nuk kthen fjalë; që nuk ka kërkesa të tepruara, kokulur. Djalë (punëtor) i pafjalë.
3. Që është i sjellshëm e me qëndrim të mirë moral. Vajzë e pafjalë.
4. libr. Që nuk flet, që nuk ka gjuhë, i pagjuhë (në kundërvënie me njeriun). Krijesë (qenie) e pa fjalë.
5. Që nuk përbëhet nga fjalët tingullore (për gjuhën). Gjuhë e pafjalë.
✱Sin.: fjalëpakë, i pagjuhë, i heshtur, gojëmbyllur, gojëkyçur, gojëlidhur, gjuhëlidhur, i bindur, i dëgjueshëm, kokulur, i papërfolur.
PËRMBÁJTUR (i, e) mb. 1. Që është i aftë ta përmbajë veten në rrethana të ndryshme, që vepron me maturi e pa u nxituar; që nuk i shfaq menjëherë ndjenjat (zemërimin, gëzimin etj.). Njeri i përmbajtur.
2. Që është veti e një njeriu që di të përmbahet; që nuk shfaqet me forcë e në mënyrë tepër të dukshme, që nuk bie në sy a që nuk tërheq vëmendjen e të tjerëve. Karakter i përmbajtur. E qeshur (qeshje) e përmbajtur. Me fjalë të përmbajtura. Lëvizje të përmbajtura. Me një gëzim të përmbajtur.
✱Sin.: i matur, i arsyeshëm, i përmbledhur, i mbledhur, i përkorë, i përkormë, i mbajtur, i rezervuar, i urtë, gjakftohtë, gjuhëmbajtur, gjuhëshkurtër, fjalëpakë, fjalëpaktë, fjalëkursyer, gjuhëlidhur, gojëkyçur, gojëmbyllur, gjuhëzënë, i durueshëm, i kontrolluar.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë