Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
GJUHËLÁSHTË mb. Gojëlashtë. Natyra e tij gjuhëlashtë.
✱Sin.: gojëfëlliqur, gojëprishur, gojëlëshuar, gojështhurur, gojëndyrë, gjuhëlëshuar.
GOJËNDÝRË mb. Që flet fjalë të ndyra; gojështhurur. Aq gojëndyrë e i papërgjegjshëm u tregua sa u çmeritën të gjithë.
✱Sin.: gojëfëlliqur, gojëprishur, gojëlëshuar, gojështhurur, gojëlashtë, gojëpalarë, sharës, grykëkalbët, gjuhëlashtë, gjuhëlëshuar, gjuhështhurur, lapërdhar, lerash, palavos, sharak, i lëshuar, zhargë, i paedukatë.
GOJËPALÁRË mb. Që flet larë e pa larë, që përdor fjalë të ndyra; gojëndyrë.
✱Sin.: gojëndyrë, gojëfëlliqur, gojëprishur, gojëlëshuar, gojështhurur, gojëlashtë, sharës, grykëkalbët, gjuhëlashtë, gjuhëlëshuar, gjuhështhurur, i paedukatë.
SHÁRËS,~I m. sh. ~, ~IT Ai që di vetëm të shajë të tjerët, sharak. Ishte bërë sharës profesionist. E akuzonin si sharës.
✱Sin.: sharak, qortues, gojëndyrë, gjuhëlashtë, gjuhëlëshuar, gojështhurur, gjues.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë