Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ASTRÍT,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. zool. Gjarpër i madh me ngjyrë të verdhë e shpesh i shkruar me pika, që është shumë i shpejtë e i shkathët; nepërkë. Astrit me pika. Hidhet si astrit. Helmi i astritit.
2. fig. Njeri i keq, i rrezikshëm, i djallëzuar, që të mashtron, të pret në besë, gjuhëhelm. Është astrit i verdhë.
BUZËVRÉR mb. 1. edhe fig. Shumë i hidhëruar nga një fatkeqësi, i helmuar; kund. buzagaz. Rrinte buzëvrer dhe nuk fliste fare. Gjuhë buzëvrer.
2. Që flet gjithnjë keq për të tjerët, që thotë fjalë të hidhura, të mërzitshme e therëse; që nxjerr vrer nga goja, gjuhëhelm. Herë fliste buzagaz e herë buzëvrer.
✱Sin.: i pikëlluar, i vrerosur, i farmakosur, i hidhur, i helmatisur, zemërnxirë, gojëfarmak, gojëhelm, gojëkeq, gojënepërkë, gojëgjarpër, gjuhënepërkë, gjuhëgjarpër.
GJUHËDJÁLL mb. Gjuhëgjarpër; gjuhëhelm.
GJUHËGJÁRPËR mb. Që thotë fjalë të hidhura ose që sulmon të tjerët me fjalë therëse; gjuhëhelm; gjuhëdjall. Grua gjuhëgjarpër.
GJUHËSHTARË mb. Fjalëthartë; fjalëhidhur. Njeri gjuhështarë e mendjetharë.
✱Sin.: fjalëthartë, fjalëhidhur, gjuhëhelm.
GJUHËTHÚMB,~E mb., fig. 1. Që flet me thumba; gjuhënepërkë. Me fjalët gjuhëthumb i lëndoi të gjithë, pa thënë asnjë sharje.
2. Që i merr të tjerët nëpër gojë duke i sulmuar me fjalë therëse; gjuhustër; gjuhëpiperkë. Njeri gjuhëthumb.
✱Sin.: gjuhënepërkë, gjuhëpiperkë, gjuhustër, gjuhëspec, gjuhëhelm.
GOJËKÉQ,~E mb. Që flet keq për të tjerët, që shan e merr nëpër gojë të tjerët.
✱Sin.: gojëfarmak, gojëgjarpër, gojëhelm, gojëlig, gojënepërkë, gjuhëgjarpër, gjuhëhelm, buzëvrer, gjuhënepërkë, gjuhërënduar, gjuhustër, nepërkë, shlligë, i thartë, keqdashës.
GOJËNEPË́RKË mb., keq. Gjuhënepërkë, gjuhëhelm.
✱Sin.: gojëkeq, gojëgjarpër, gojëhelm, gojëlig, gjuhëgjarpër, gjuhëhelm, gjuhënepërkë, gjuhërënduar.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë