Fjalori

Rezultate në përkufizime për “gjuajtje”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

ALKË

ÁLK/Ë,~AI f. sh. ~A, ~AT 1. Unazë; byzylyk etj. Alkë gishti. Alkë dore. Alkë floriri. Alkë argjendi. Alka veshi.
2. Unazë druri, gome a metali, që mbërthehet në një bosht dherrotullohet për të vënëlëvizje diçka. Alkë druri. Alkë boshti. Alkë rrote. Alkë qerreje.
3. Lojë e kalorësve të Lindjesmesme, gjatëcilës bëhet gjuajtje me shtizarrathë (në alka). Alka tradicionale. Gara e Alkës.
Sin.: unazë, rreth, byzylyk, rrotë, rrotkë, rrakotë, disk.

BACKOSJE

BACKÓSJ/E,~AII f. 1. Veprimi kur backos dikë a kur backosem; goditje me pëllëmbë, gjuajtje, rrahje.
2. Gjendja kur backosim dikë a kur backosemi.
Sin.: goditje, gjuajtje, rrahje, rënie, mëshim, zhdëpje.

EVITUAR

EVITÚAR (i, e) mb. I shmangur. Aksident i evituar. Gjuajtjeportë e evituar. Shkelje të evituara. Ushqime të evituara gjatë verës.

GJAHTIM

GJAHTÍM,~I m. Dalje për gjah; gjuajtje. Gjahtim i gjarpërinjve. Kafshë për gjahtim.

GJUAJTJE

GJÚAJTJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur gjuaj apo gjuhem. Gjuajtja e kafshëve. Gjuajtja e shpendëve. Gjuajtja me gurë. Gjuajtjet me hark.
2. Gjurmim a përgjim i dikujt për ta kapurbefasi. Gjuajtje e befasishme.
3. Goditje me dorë, këmbë a me sendeforta. Gjuajtje e fortë.
4. sport. Goditje ose hedhje e topit me forcë në një drejtim. Gjuajtje e lirë. Gjuajtje dënimi.
Sin.: peshkim, të qëlluar, flakje.

GJUAJTUR

GJUAJTUR,~A (e) f. sh. ~A, ~AT (të) Gjuajtje. E gjuajtura me armë.

GJUAJTUR

GJÚAJTUR,~IT (të) as. Gjuajtje. Metodareja të të gjuajturit.

GJURMIM
GODITJE

GODÍTJ/E,~AI f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur goditet dikush ose diçka. Goditja e objektivit. Goditja e veseve (e të metave, e zakoneve prapanike). Goditje me kokë (me dorë, me grusht, me këmbë). Goditje dënimi (sport.). Goditje këndi (sport.). Goditje me armë (me pushkë, me artileri). Goditje e përqendruar (në punë, në luftë) me forcashumta.
2. Grushti a pëllëmba që i japim dikujt; shkelmi që i japim dikujt kur e godasim a diçkaje kur e gjuajmë; ajopësojmë kur dikush a diçka na godet e na dëmton. Goditje e fortë (e fuqishme, e lehtë). Goditja nga dielli. Jap (marr) goditje.
3. usht. Sulm vendimtar e i befasishëm, që i jepet armikut me të gjitha forcat e me të gjitha mjetet ose me pjesën e tyre kryesore. Goditja kryesore (vendimtare, vdekjeprurëse). Goditjakrahë.
4. kryes. sh. Rrahjet e zemrës, të një mekanizmi etj.; zhurmadëgjohet kur goditim diçka me dorë, me çekiç etj.; trokitje. Goditjet e zemrës.
Sin.: gjuajtje, përplasje, kritikë, sulm, rrahje, qëllim.

LIRË

LÍRË (i, e) mb. 1.gëzon liri, që nuk është i pushtuar, i shtypur a i shfrytëzuar, që nuk është i robëruar; i pavarur; i çliruar. Popull i lirë. Vend (shtet) i lirë. Krahinë (zonë) e lirë. Qytetar i lirë. Jetë e lirë.
2. Që nuk është i burgosur, i internuar ose i arrestuar. Ishte i lirë.
3. Që ka të drejtën a mundësinëveprojë sipas dëshirës së vet; që sillet a vepronmënyrënatyrshme, pa druajtje e pa ndonjë shtrëngim. Njeri i lirë. Është i lirëbëjë si të dojë. E ndjen vetenlirëskenë.
4. është i lëshuar, që nuk mbahet i lidhur ose i mbyllur, që nuk pengohet. Qentë janëlirë. Kuajt i lanëlirëkullotë.
5. edhe fig. Që nuk kufizohet, nuk pengohet a nuk ndalohet nga dikush a nga diçka. Kalim (shteg) i lirë. Zgjedhjelira. Gjueti e lirë. Det i lirë pjesa e detit ku anijet mundlundrojnë lirisht si në hapësira asnjanëse. Tregti (shitje) e lirë. Bisedë e lirë. Energji e lirë (fiz.). Pllenim i lirë (bot.). Kryqëzim i lirë i bimëve (bot.). Me sy të lirë pa përdorur mjetetjera për të parë. Shkëmbim i lirë mendimesh. Rruga ishte e lirë. Hyrja është e lirë mundhyjë kushdo pa pasur ftesë a biletë.
6.bëhet lehtë e pa ndonjë vështirësi; që nuk është ose nuk bëhet sipas disa rregullave a kërkesaveprera e të pandryshueshme; që mundvendoset, të lëvizë a të ndryshojë sipas dëshirës e pa ndonjë kufizim. Frymëmarrje e lirë. Lëvizjelira. Përkthim i lirë përkthim që nuk bëhet fjalë për fjalë sipas origjinalit. Gjuajtje e lirë (sport.) gjuajtjefutboll ose në basketboll, gjatëcilës kundërshtari nuk ka të drejtësulmojë a të ndërhyjë. Lojtar i lirë (sport.) lojtar i vijësmbrojtjeslojën e futbollit, i cili nuk mbulon ndonjë lojtarvijëssulmitskuadrës kundërshtare, por u vjenndihmë mbrojtësve të skuadrës së tij kur u ikën ndonjë sulmues për të shënuar gol. Mundje e lirë (sport.) mundje, gjatëcilës ata që ndeshen kanëdrejtëkapin kundërshtarin në çdo pjesëtrupit, t'i përdredhin gjymtyrët etj. deri sa të mposhtet ndonjëri prej tyre. Stil i lirë (sport.) stil notigarat e shpejtësisë, ku notarët mundnotojnëmënyrandryshme. Ushtrime me truplirë (sport.) ushtrime gjimnastikorebëhen duke lëvizur pjesët e ndryshmetrupitmënyra e në drejtimendryshme. Ushtar i lirë (shah.) ushtarlojën e shahut, që nuk ka përpara në kolonën e tij ndonjë ushtaranës kundërshtare. Togfjalësh i lirë (gjuh.). Theks i lirë (gjuh.). Rendi i lirë i fjalëve (gjuh.) vendosja e fjalëvefjali jo sipas një rendicaktuar e të pandryshueshëm. Varg i lirë (let.). Trup i lirë (fiz.) truplëvizhapësirë kur vepron një forcë mbi të. Rënia e lirë e trupit (fiz.) rënia e një trupi nën veprimin e forcës tërheqëseTokës ose nën ndikimin e forcësrëndesës.
7. edhe fig. I zbrazët, pa njeri a pa sende; që nuk është i zënë, që nuk përdoret nga ndokush e mundshfrytëzohet nga ndokush tjetër a për diçka tjetër; që ka mbetur bosh dhe nuk është zënë ende nga dikush tjetër; ende i paplotësuar; kund. i zënë. Dhomë (shtëpi) e lirë. Kishte disa vendelirasallë. Hapësirë (fushë) e lirë. Karrige e lirë. Telefoni është i lirë. Para (mjete monetare) të lira (fin.). Vend i lirëorganikë.
8. Që nuk është i lidhur fort; që nuk është i shtrënguar ose që nuk është i puthitur sipas trupit a pas një pjese të tij; i gjerë; kund. i shtrënguar, i ngushtë. Rrip i lirë. Lidhje e lirë. I ka këpucët (rrobat) të lira.
9. Që nuk është i zënë me ndonjë punë a me diçka tjetër; kund. i zënë. Koha e lirë. Ditën e kamlirë. Nuk kanë asnjë orë të lirë. Sot jam i lirë.
10. spec. Që nuk lëviz pjesëtjera të një mekanizmi; që nuk lidhet a nuk bashkohet me ndonjë pjesë tjetër. Rrotë e lirë me dhëmbëza (mek.). Thekëlira (bot.). Organ i lirë (bot.) organ që nuk është i ngjitur me trupin e një bime.
11. kim., fiz. Që nuk ështëlidhje kimike me diçka tjetër; që është ndarë nga atomet duke u zhvendosurhapësirën midis dy atomeve. Gaz (oksigjen, azot, squfur) i lirë. Elektron i lirë (fiz.).
12. kushton pak, që shitet me çmimulët; i vogël, i ulët (për çmimin); kund. i shtrenjtë. Prodhim (mall) i lirë. Këpucëmira e të lira.
13. fig. Që nuk është i kursyer, që i lëshon fjalët pa u përmbajtur; kund. i shtrënguar, i shtrenjtë. I lirëfjalë, i shtrënguarhesap. (fj. u.).
14. si em. m. e f. Sipas kuptimeve1, 8, 12, 13mbiemrit.
Sin.: i pavarur, liriplotë, i çliruar, i lëshuar, i zgjidhur, i çlirët, i liruar, i shpenguar, i zbrazët, i pazënë, i qëruar, i çelur, i çelët, i hapur, i pashtrënguar, i lirshëm, i shkrehur, i shtendosur, i dëlirë, i zgjidhur, i paputhitur, i papunë, i pakufizuar, i padetyrueshëm, i vogël, i ulët, i pakursyer.
Me *dorëlirë. Gjeti (ka) *fushëlirë (dikush). Gjeti *sheshlirë (dikush). Ka *dorëlirë (dikush). E ka dorënlirë (dikush) është dorëlëshuar, nuk e kursen paranë; e jep a e lëshon lehtë diçka; kund. e ka dorën shtrënguar. Ka dorëlirë (dikush) nuk e pengon asgjë dhe askush, është i lirëveprojë sipas dëshirës së vet për të bërë diçka, mundveprojë si të dojë. I lë *dorëlirë (dikujt). I lë *fushëlirë (dikujt a diçkaje). I lë *rrugë (udhë) të lirë (dikujt a diçkaje). I la *sheshlirë (dikujt a diçkaje). I lirë në *miell e i shtrenjtëkrunde (dikush). I lirë në *djathë e i shtrenjtëhirrë (dikush).

MBALLOSJE

MBALLÓSJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET Arnim, veprimi kur mballos ose kur mballoset diçka. I çoi për mballosje këpucët tek këpucari i qytetit.
Sin.: arnim, ndreqje, mbulim, gjuajtje.

NGEC

NGEC vep., ~A, ~UR jokal. 1. Mbetemvend e nuk lëviz dot më tutje për shkak të një pengese që më del përpara, pengohem e nuk shkoj dot më tej. Kali kishte ngecurbaltë (në llucë). Kishte ngecur në mes të dëborës. Ngecirërë. Ngeci në një pengesë. Ngeci në mes të rrugës. I ngeci buka në fyt (në grykë). Thela e madhengec në fyt (fj. u.).
2.kap për cepi diçka e nuk më lë të shkëputem. ngeci palltoja në një gozhdë. I ngeci këmisha në një degë. Ngeci varur. Ngeci grepilumë. I kishte ngecur këmba keq.
3. vet. v. III Mbetet, nuk lëviz a nuk punon më një makinë a një vegël për shkakdëmtimit ose të një pengese. Ngeci motori. Ngeci ora. Ngeci lojakompjuter.
4. fig. Has në një pengesë dhe nuk eci dot më tej, ngelemvend; pushon së zhvilluari a së përparuari më tej. Nuk ngeci puna asnjë çast. Ka ngecurkëtë problem. Ngecëmkëtë pikë. Reforma ngecivend. Ka ngecur ekonomia (bujqësia). Ngeci karkaleci (tall.).
5. kal. E kap për cepi diçka në një vend, e var në një kunj, gozhdë etj.; e kap me pe, e qep; kund. çngec. E ngeci pallton në një gozhdë.
6. fig., bised., kal. I ngarkoj dikujt një punë a diçka tjetër me të hedhur, ia lë në dorë ose në kurriz. Ia ngeci atij. Ia ngecën asaj si më e voglaishte. Deshi të na e ngecte neve këtë punë (faj, gabim).
7. sport., kal. Godas lehtë topinvolejboll atëherë kur kundërshtari pret një gjuajtjefortë dhe e bëjhumbasë topin. Ia ngeci topin.
Sin.: bllokohem, gozhdohem, shqepoj, hesht, ngel, mbetem, pengohem, kapem, ndesh, rrok, has, zë, zihet, ngelem, lë, pushon, bllokoj, var, kacit, qep, ngarkoj, hedh.
Ngeci (mbeti) në *baltë (dikush). Ngec në *cekë (dikush). Ngeci në *driza (dikush). ngectë në *fyt! mallk. ngeci (më ngeli, më mbeti) në *fyt. ngeci (më mbeti) në *gojë (diçka). Ka ngecur në *kënetë (dikush) iron. I ngeci *sharragozhdë (dikujt). ngeci (më mbeti) në *grykë (diçka).ngectë në *grykë! mallk. Ngeci (mbeti) në *llucë (dikush). Ngeci (mbeti) në *llum (dikush). Ngeci (mbeti) në *moçal (dikush). I ngeci *plori (dikujt). Ngeci (mbeti, qëndron, bën hapa) në *vend (dikush a diçka).

PASAKTËSI

PASAKTËSÍ,~A f. 1. qenët i pasaktë; vetia e diçkaje që nuk është e përpiktë; mungesë saktësie; kund. saktësi. Pasaktësi shkencore. Pasaktësigjuajtje (sport.).
2. E metë, që e prish përpikërinë e diçkaje; gabim. Ka pasaktësi.
Sin.: gabim, e metë, lajthitje.

PERSONALE

PERSONÁL/E,~JA f. sh. ~E, ~ET sport. Gjuajtje e lirëbasketboll.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.