Fjalori

Rezultate në përkufizime për “gjollë”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

GJOLLË

GJÓLL/Ë,~AI f. sh. ~A, ~AT Rrasë ku vihet kripa për ta ngrënë bagëtia; vendi ku bagëtia ha kripë. Lëpin delja gjollën. Çoj dhente në gjollë.
*Si dhiagjollë nuk shkëputet nga diçka që i pëlqen, ngulet diku me kënaqësi e nuk largohet.

GJOLLË

GJÓLL/Ë,~AIII f. sh. ~A, ~AT Shishe boje; kallamar. Gjollë për shkrim.

GJOLLË

GJÓLLË mb. Që nuk ka qime e nuk ka rrudha; i rrafshët. E ka kryet gjollë.

GJOLLË

GJÓLLË ndajf.gjendjelëmuar, pa rrudha (truri); pa dhe (toka). Ua bëri trurin gjollë me ato ushtrime. Pas përmbytjes ara mbeti gjollë, pa asnjë grusht dhe.

JOSHËS

JÓSHËS,~I m. sh. ~A, ~AT 1. Gur ku u qitet kripë deleve; gjollë.
2. fig. Send që i ofrohet dikujt për ta bërë për vete.
3. Preparat kimik i përzier me një lëndë ushqyese (hime, bërsi), që shërben për tërheqjen e insekteve për t’i mbytur.

VENDE-VENDE

VÉNDE-VÉNDE ndajf. disa vende, në disa pjesëdiçkaje, aty-këtu, tek-tuk. Vende-vende zbardhte dëbora. Vende-vende muri ishte çarë. Shirat binin vende-vende. Dëbora ishte shkrirë vende-vende. Po më therë (dhemb) trupi vende-vende.
Sin.: vise-vise, diku-diku, gjollë-gjollë.

VGJOLLË

VGJÓLL/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Gjollë. I çoi dhentëvgjollë.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.