Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
GJIMBÁJTËSE,~T f. sh. Veshje e brendshme e grave, që mban gjinjtë. Gjimbajtëse të reja. Gjimbajtëse të rehatshme. Gjimbajtëset prej pambuku.
✱Sin.: sytienë, gjoksore, gjoksmbajtëse, reçipet.
GJOKSMBÁJTËS/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Gjimbajtëse. Gjoksmbajtëse të rehatshme.
✱Sin.: sytjen, reçipet, gjoksore.
GJOKSÓR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. hist. Parzmore. Gjoksorja e kalorësit ishte e punuar me argjend.
2. Rrip i gjerë që kalon në gjoksin e kalit. Gjoksorja e kalit. Gjoksore me thekë.
3. Veshje e brendshme e grave si jelek i ngushtë për të mbajtur gjinjtë; jelek.
4. Përparëse e shkurtër për fëmijë; gushore; grykëse. Gjoksorja e fëmijëve.
5. usht. Gjerdan me xhepa për të mbajtur krehrat e fishekëve.
✱Sin.: parzmak, pancir, thurak, koracë, tarogzë, gjoksmbajtëse, grykashkë.
JELÉK,~UI m. sh. ~Ë, ~ËT Veshje e sipërme, pa jakë e pa mëngë, që vishet nën xhaketë në rrobe civile dhe përmbi anteri në ato kombëtare, zakonisht përpara prej stofi e prapa me astar, i gjatë deri në brez; krahol, krahoçe; gjoksore, xhamadan, zhile. Jelek i qëndisur. Jelek i kuq (i bardhë, i zi, i verdhë). Jelek burrash (grash). Jelek stofi (kadifeje). Jelek me sumbulla. Xhepi i jelekut. Mban jelek.
✱Sin.: krahol, xhamadan.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë