Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
GJERAQÍN/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. (lat. Astur palumbaris) zool. Shpend i madh grabitqar, me pendë të larme, me krahë të gjatë dhe me kthetra; petrit. Fluturoj si si gjeraqinë.
2. Pjesë e parë e emërtimeve të pathjeshta për disa lloje gjeraqinash. Gjeraqinë qafëbardhë. Gjeraqinë qafëkuqe. Gjeraqinë qafëzezë. Gjeraqinë bishtbardhë. Gjeraqinë bishtgjatë. Gjeraqinë bishtkuqe. Gjeraqinë bishtshkurtër. Gjeraqinë dyngjyrëshe. Gjeraqinë e gështenjtë. Gjeraqinë gjoksbardhë. Gjeraqinë e fushave. Gjeraqinë e lejlekut. Gjeraqinë këmbëhollë. Gjeraqinë këmbëshkurtër. Gjeraqinë krahështrirë. Gjeraqinë e përhime. Gjeraqinë pikaloshe. Gjeraqinë e plumbtë. Gjeraqinë e shkëmbit. Gjeraqinë e verëqitësit. Gjeraqinë e vogël. Gjeraqinë e zezë.
3. fig. Grua e shpejtë dhe e shkathët. E ka nusen gjeraqinë.
✱Sin.: petrit, skifter, sokol, fajkua, i shkathët.
♦ Sikur e ka lëshuar gjeraqina (dikë) iron. është shumë i lodhur e i drobitur, mezi qëndron në këmbë.
GJOKSBÁRDHË mb. Që ka gjoks të bardhë. Arinj gjoksbardhë. Qen gjoksbardhë.
PULËHÍN/E,~IA f. sh. ~E, ~ET 1. zool. (lat. Numida meleagris) Pulë me trup më të madh se pula e zakonshme, me pupla ngjyrë hiri dhe me njolla të bardha e të zeza, që bën vezë të vogla, të forta e pika-pika. Vezë e pulëhines.
2. Pjesa e parë e emërtimeve të pathjeshta për disa lloje pulëhinesh: Pulëhinia grabitqare (lat. Acrylium vulturinum). Pulëhinia gjoksbardhë (lat. Agelastes meleagrides). Pulëhinia me kaçul (lat. Numida meleagris meleagris). Pulëhinia me pendë (lat. Guttera plumifera). Pulëhinia e zezë (lat. Agelastes niger).
TAPAKÚLO,~JA m. sh. ~, ~T zool. 1. Zog i ngjashëm me ata të familjes së Harabelorëve (trumcakëve, gushëkuqëve) që rritet në Amerikën e Jugut.
2. zool. Pjesë e parë e emërtimeve të pathjeshta për disa lloje tapakulosh. Tapakuloja gushëbardhë (lat. Scerochilus albicollis) zog endemik i Kilit, i ngjashëm me harabelin; gushëbardhi i Kilit. Tapakuloja gjoksbardhë (lat. Scytalopus indigoticus) zog endemik i Brazilit, i ngjashëm me harabelin; gjoksbardhi i Brazilit. Tapakuloja i zeshkët (lat. Scytalopus unicolor) zog endemik i Perusë, i ngjashëm me harabelin.
ZVARRÍTËS,~I m. sh. ~, ~IT 1. Vegël bujqësore me dhëmbë për të mbledhur barin etj., krehër bari. Barin e jonxhën zakonisht i mblidhnin me zvarritës.
2. zool. Gjymtyrë e parë e emërtimeve të pathjeshta për disa lloje zogjsh. Zvarritësi (lat. Sitta europaea) shpend i vogël pyjor, që ecën poshtë përgjatë trungut të pemëve me kokën përpara. Zvarritësi gjoksbardhë (lat. Sitta carolinensis) shpend i vogël, i cili është i njohur për sjelljen e tij të veçantë, duke ecur kokëposhtë nëpër trungjet e pemëve. Zvarritësi gjokskuq (lat. Sitta canadensis) zog i vogël zvarritës, me gjoksi të kuqërremtë ose ngjyrë kanelle, që jeton kryesisht në pyje të dendur halore duke u zvarritur poshtë nëpër trungjet e pemëve. Zvarritësi krahëkuq (lat. Tichodroma muraria) zog i vogël, i pazakontë dhe shumë i veçantë, që jeton në vende malore dhe shkëmbore dhe është i njohur për ngjyrën e tij karakteristike gri, me krahë të kuq të ndezur dhe mënyrën e të ushqyerit në faqe shkëmbinjsh. Zvarritësi i malit (lat. Paroreomyza montana) zog i vogël që jeton zakonisht në pyje malorë, duke kërcyer në trungje dhe degë për të gjetur ushqim. Zvarritësi i shkrepave (lat. Sitta neumayer) zog i vogël, me kokë mbi mesatare, me bisht të shkurtër, me këmbë dhe sqep të fuqishëm, i përshtatur për jetesë në mjedise shkëmbore.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë