Fjalori

Rezultate në përkufizime për “gjoke”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

PELË

PÉL/Ë,~AI f. sh. ~A, ~AT 1. zool. Femra e kalit. Pelaegra. Pelë kërre (dori). Pelë pëlle. Hiqen pelat. Lidhi (lëshoi) pelën. Rri si pelë (keq.) përtonbëjë punë; rri pa merak e pa kujdes, pa i njohur e zbatuar mirë rregullat e mirësjelljes (për gra e për vajzarritura). Mos e prek pelën, pa ia ditur huqin. (fj. u.). S’jepet një pelë për një thelë. (fj. u.). Pela e coftë e bishtin e ngordhtë. (fj. u.). Pula bën vezën, kakaris e zgjon mëhallën, pela bën mushkën dhe nuk ndihet fare. (fj. u.). S’ndërron çap pela plakë. (fj. u.). Në luadhshkretë kullosin pelat e çala. (fj. u.). Një pelë e zgjebur, bën një kalë at. (fj. u.).
2. fig., keq. Vajzë a grua me trupmadh e të shëndoshë.
Çon një pelë e ha një thelë (dikush) harxhon shumë e fiton pak; i kushton shumë shtrenjtë diçka; më shumë humbet se sa fiton. Ia fut si *kau pelës (dikush) bised. vulg. Del si *mëzi para pelës (dikush) keq. jep një *thelë e të merr (të rrëmben) një pelë (dikush) keq. Pelë plakë me palldëmkuq përçm. grua e moshuarvishet si e re. Një thelë sa për një *pelë. Një *vrap pele (gomari).
Sin.: atkinë, allçe, gjoke, bardhonjë.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.