Fjalori

Rezultate në përkufizime për “gjok”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

BAJRAK

BAJRÁK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT dhe ~QE, ~QET vjet. Flamur. Bajrak i kuq. Me bajrakballë. Ngriti bajrakun. Zakon e bajrak. (fj. u.). Shpirtin jepe e shko, bajrakun mos e dorëzo! (fj. u.). Ku të ngulësh bajrakun, mos e shkul. (fj. u.).
2. hist. Njësi ushtarake e më vonë administrative që u krijuandarjen tokësoredisa krahinave të Shqipërisë ku kishte mbeturinaorganizimit fisnor patriarkal dhe që i zuri vendin këtij organizimi. Ndarja në bajraqe. Krerët (përfaqësuesit) e bajraqeve. Lidhja e bajrakëve të Mirditës. Çdo zjarr çonte nga një djalë për mbrojtje të bajrakut (etnogr.). Gjok Mark Stakën djalë oxhaku, / Faqja e zezë e gjithë bajrakut. (folk.).
3. etnogr. Shami e kuqe me lule e me xhufka dhe me zilevoglavarura, që e mbanin krushqit si flamur kur shkoninmerrnin nusen. Bajraku i dasmës (i nuses). Bajraku me lule. Bajraku me zile.
4. fig. Njeri me trupdrejtë e të bukur; ai dallohet mbi tjerët nga bukuria e trupit; i pashëm. Bajrak ndër nuse.
5. Ai që shquhet mbitjerët për cilësitë e mirambart; shembull, model. O Bajram, bajrak i gjallë, / More nam me gjakballë.
Është bajrak ndër nuse (dikush) thuhet për dikëdallohet ngatjerat për nga bukuria; është shumë e bukur e shumë e mirë; është bukuri e rrallë; pret me sy; të rrëzon nga kali; shtie (rrëzon) hënën përdhe. E ka marren me bajrak (dikush) keq. është i pacipë, nuk e di ç’është turpi, s’e ka për gajle fare; i ka plasur cipa (peta) (e ballit); i kërceu delli (i ballit); nuk i skuqet faqja; i doli hurimajëkokës; kund. ra në marre. E qitibajrak (dikë) keq. e turpëroi a e shau rëndë, e bëri që të ketë turp t’u dalëtjerëve përpara; e fëlliqi keq; s’i la sy e faqe (dikujt); i mori fytyrën (dikujt); e bëri leckë. Rri me bajrakkrahë (dikush) përçm. do që të jetë kurdoherë i pari, do që të marrë flamurin gjithmonë; është mendjemadh e mburravec; i pëlqen mendja (e vet) (dikujt); pështyn lart (përpjetë); s’i flitet me gojë (dikujt).

GJOK

GJOK mb. është i bardhë; i bardhë nga thinjat. Koka gjok e mendja zog (fj. u.).
Sin.: thinjosh, i thinjur.

GJOK

GJOK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT Kalë me qimebardha, kalë i bardhë. Gjok i shpejtë. I hipi gjokut.
2. bised. Njeri flokëthinjur, flokëbardhë; thinjosh.

MURGJAN

MURGJÁN,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Kalë shale, gjok. I hipi murgjanit. Hingëllin murgjani. Çdo murgjan ka një kalorës. (fj. u.).

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.