Fjalori

Rezultate në përkufizime për “gjoc”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

BRAHOM

BRAHÓM,~I m. sh. ~Ë, ~ËT krahin. 1. Çerep. Bukë brahomi. Pjek me brahom.
2. Tavë balte.
Sin.: saç, kakin, gjoc, hipës, çerep.

GJOC

GJOC,~II m. sh. ~A, ~AT Tepsi balte e thellë për të pjekur bukë; çerep i vogël. Pjekgjoc.

GJOC

GJOC,~III m. sh. ~A, ~AT zool. (lat. Aphid) Morr i bimës. Bimët e domates u pushtuan nga gjoca.

GJOC

GJOC,~IIII m. sh. ~A, ~AT Djalësapo ka hyrëmoshën e pjekurisë. Gjoci i pallatit.

SAÇ

SAÇ,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Fletë hekuri e rrumbullakët, e ngritur si gungë dhe me dorezë sipër, që pasi nxehet mirë mbi zjarr, mbulohet me shpuzë e me prush dhe i vihet përsipër lakrorit, bukës, kulaçit etj. për ta pjekur. Saçi i bukës. Ngroh saçin. E poqi lakrorin në saç. Bukë e pjekur në saç. Fli tradicionale me saç. Dielli djeg si saç. E kishte rruar kokën si saç e kishte rruar kokën tullë, e kishte flokun zero.
2. bised. Antenë satelitore. E vuri saçinballkon. E ktheu saçin nga perëndimi.
Sin.: kakin, çerep, gjoc, qaz, hipës, brahom.
Bëhet saç për lakrorin e botës përçm. vepron si shërbëtor i bindur i dikujt, i shërben me përulësi e verbërisht dikujt; rron me lëmoshën e tij dhe bën çfarëkërkojë ai; lëpin sahanët (çanakët) (e dikujt) keq. Ka gjetur çerepi saçin keq. shih gjeti tenxhereja kapakun keq. Saç pa prush. 1. Diçka që nuk ka vlerëplotë, sepse i mungon një gjë e domosdoshme. Dikush që nuk të mbaron punë, megjithëse ka mundësi; pemë pa kokrra. Saç pa vegjë shih saç pa prush. I vë *veglën saçit (dikush) iron.

STRAPUJË

STRAPÚJ/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Saç. Strapujë e vjetër. Duhej bërëstrapujë.
Sin.: çerep, gjoc, brahom, hipës, qaz.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.