Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
FQINJ,~E mb. 1. Që banon afër një tjetri; që jeton pranë e pranë me një tjetër. Familje (fise) fqinje.
2. Që ka kufi të përbashkët me një shtet tjetër, që është afër me një vend a me një popull tjetër. Popuj fqinj. Vende fqinje.
3. Që ndodhet në një truall të afërt me një tjetër; që ndodhet afër a përbri dikujt; që është vendosur a është ulur pranë dikujt a diçkaje tjetër. Tryeza fqinje. Arat (tokat) fqinje. Gjuhë fqinje. Në fshatin fqinj.
✱Sin.: kufitar, gjiton, afërndenjës.
FQINJ,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Ai që banon afër me dikë tjetër, ai që e ka shtëpinë a banesën ngjitur me atë të një tjetri. Fqinji im. Ishin fqinjë të mirë. Shkoj te fqinjët.
2. Shtet a vend që ka kufi të përbashkët me një tjetër; secili nga popujt e vendeve që kanë kufi të përbashkët. Marrëdhëniet me fqinjët. Fqinjët tanë të Jugut (të Veriut).
3. Ai që ndodhet a është ulur afër dikujt tjetër. Fqinji ishte ulur afër tavolinës sonë.
✱Sin.: komshi, gjiton.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë