Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
AJÓ (ASÁJ tr. e shkurt. I; ATË pas parafj. TË, tr. e shkurt. E; ASÁJ, pas parafj. SAJ) përem. 1. vetor. Tregon një frymor a një send (të shënuar nga një emër i gjinisë femërore), për të cilin bëhet fjalë, por që nuk është i pranishëm; zëvendëson një emër të gjinisë femërore (në numrin njëjës), që është përmendur pak më parë ose që do të përmendet më pas. Ai dhe ajo. Ajo vetë pikërisht ajo. Ajo flet. I thashë asaj. E pashë atë. Rri me të. Jo ti, por ajo atje.
2. përd. em., libr. Përdoret në vend të emrit të përveçëm të një protagonisteje ose të një personazhi në një vepër letrare.
3. dëft. Tregon një frymor a një send (të shënuar nga një emër i gjinisë femërore), që ndodhet më larg folësit se një frymor a një send tjetër i njëjtë; zëvendëson një emër të gjinisë femërore (në numrin njëjës), që është përmendur më parë se një tjetër; kund. kjo. Ajo atje. Ja ajo. Po ajo, e njëjta. Ajo vajzë (rrugë). Në atë mënyrë.
4. dëft. Tregon njërin prej dy frymorëve ose sendeve (të shënuar nga emra të gjinisë femërore), që krahasohen, përqasen a kundërvihen; kund. kjo. Në këtë ose në atë fushë. Nga kjo ose nga ajo anë. Në këtë ose në atë mënyrë.
5. dëft. Përdoret me një emër për të përcaktuar më mirë kohën, që shënohet nga emri ose që është përmendur më parë; kund. kjo. Atë ditë (natë). Atë dimër (pranverë). Atë mëngjes (mbrëmje). Atë kohë. Atë botë. Atë mbrëmje. Atë stinë.
6. dëft. Përdoret para një fjalie të varur, e cila përcakton frymorin a sendin që tregon përemri (të shënuar nga një emër i gjinisë femërore) ose para një fjalie kryefjalore, e cila përcakton frymorin a sendin, që zëvendëson përemri. Ajo vinte e para. Ishte nëna ajo që sillte paqe në shtëpinë tonë.
7. dëft., bised. Përdoret para një emri të gjinisë femërore në numrin njëjës për të përforcuar një tipar a një vlerësim ose për të shprehur mospërfillje a përçmim. Ajo farë grua. Gjithë ajo dashuri. Deri në atë shkallë.
8. dëft. Përdoret për të treguar në mënyrë të përgjithësuar një mendim, një gjendje a rrethanat që përmenden më parë ose që plotësohen më pas. Ajo që ndodhi. Atë që s'ta pret mendja. Atë që është thënë. Sa për atë lidhur me diçka, për sa i përket diçkaje. Përveç asaj përveç kësaj, gjithashtu.
9. dëft., libr. Përdoret në vend të një emri të gjinisë femërore në numrin njëjës për të mos u përsëritur emri.
10. dëft., euf. Përdoret për të zëvendësuar një emër (sëmundjeje etj.), që nuk dëshirojmë e që nuk e quajmë të udhës ta zëmë në gojë për shkak paragjykimesh a për arsye të tjera. Ajo punë sëmundja e tokës. Ajo e fëmijëve (e tokës) sëmundja e tokës. Ato të grave zakonet, rregullat e grave. Ajo e gjellës kripë gjelle. Ajo qoftëlargia djallusha, dreqja.
♦ Ajo *e botës euf. Ajo botë (jetë) bota tjetër sipas besimeve fetare. Në atë *brinjë fli! iron. Del (të nxjerr) po në atë (në një) *qafë (diçka). Ç’është ajo *fjalë! S’këndon më ajo *qyqe iron. Nuk e mban dot atë *këmborë (dikush). I ra në të (në fije, në fill) shih te FIJ/E,~A. E zuri ajo *punë (dikë).
►DASHUR/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Bie në dashuri me një njeri, më pushton dashuria për të; dashuroj dikë, që gjithashtu më dashuron, duhemi; kund. urrehem. U dashurua marrëzisht pas saj (pas tij, me të). Ata të dy dashurohen prej kohësh. U dashuruan në punë.
2. vetv. Dua me gjithë shpirt diçka që më tërheq e më pëlqen shumë, jepem shumë pas diçkaje. U dashurua pas punës. U dashurua pas muzikës.
3. pës. e DASHURÓJI.
♦ Është dashuruar me *vetveten (dikush) keq.
DHEI lidh. 1. Përdoret për të lidhur dy elemente të të njëjtit lloj brenda një fjalie ose dy fjali të të njëjtit lloj në aspektin gramatikor; e. Burra dhe gra. Të rinj dhe të reja. Zonja dhe zotërinj. Ditë dhe natë. Është i ndershëm dhe fjalëpaktë. Punojnë dhe mësojnë. U ngrit shpejt dhe u nis për rrugë.
2. Shpreh kuptim përforcues kur përsëritet para fjalëve të të njëjtit lloj, para një grupi fjalësh të të njëjtit lloj a para fjalive që gjithashtu kryejnë të njëjtin funksion gramatikor, të cilat tregojnë kryesisht sende, dukuri a veprime që numërohen; edhe. Dhe i aftë, dhe i palodhur. Dhe për të sotmen, dhe për të nesërmen. Dhe për dimër, dhe për verë. Dhe punon, dhe mëson. I mori të gjithë me vete — dhe fëmijët, dhe prindërit, dhe shokët. Dhe qeros, dhe fodull.
3. Gjithashtu, po ashtu, ashtu edhe, edhe. Si ai dhe ti. Si i ati dhe i biri. Sipas vendit dhe kuvendi. (fj. u.).
4. Përdoret për të kundërvënë dy elemente të të njëjtit lloj brenda një fjalie a për të përqasur dy fjali gjithashtu të të njëjtit lloj; e, edhe. Duhet punë dhe jo fjalë. Duhej të shkonte me shokët dhe jo të rrinte.
5. Shpreh përsëritje, vijimësi a përforcim kur përdoret për të lidhur dy fjalë të ndryshme kuptimisht, por që kryejnë të njëjtin funksion gramatikor ose dy trajta të së njëjtës fjalë. Mirë dhe më mirë. Vetëm dhe vetëm. Keq dhe mos më keq. Foli dhe foli sa u lodh. Kur zë dhe mburret, s'durohet.
6. Përdoret për të lidhur trajtat e njëjta të një foljeje (njëra e shoqëruar me pjesëz mohuese) kur veprimi a gjendja shprehen si jo të sigurt, jo të prerë etj. Dhe e bën, dhe s’e bën. Dhe e thotë, dhe s’e thotë. Dhe është, dhe s’është. Dhe vjen, dhe s’vjen.
7. Përdoret në fillim të një fjalie që plotëson a që sqaron një mendim të shprehur nga një fjali tjetër para saj. Dhe atje nuk u mësua. □ E lan, e ushqen, ia bën të gjitha gati. Dhe pastaj ka gojë e flet. □ Ia thua të gjitha me mirëbesim. Dhe pastaj të tradhton. □ E shoqëron gjithë ditën. Dhe harron të të thotë faleminderit.
8. si ndajf. Në një shkallë më të lartë, më shumë, edhe, ca. Dhe më të mëdha. Dhe më i fortë (më i mirë...). Dhe më bukur (më shumë, më keq...).
9. Edhe pse..., megjithëse..., edhe kur...; edhe. Dhe të lodhur katër sy shohin prapë më mirë se dy (fj.u.).
✱Sin.: e, edhe, gjithashtu, ca.
DHRIM,~I m. sh. ~E, ~ET etnogr. 1. Tri ditët e para dhe tri ditët e fundit të marsit, plakat. Në dhrim nuk priten vreshtat. Gjatë ditëve të dhrimit nuk lanin rrobat dhe flokë.
2. Dymbëdhjetë ditët e para të gushtit gjatë të cilave këqyret moti për të parashikuar si do të jetë koha për të dymbëdhjetë muajt e vitit të ardhshëm. Kur në dhrim binte shi, u bënin shoqeve shoqëri. Dita përmbyllëse e muajit mbyllte gjithashtu edhe ditët e dhrimit.
EDHÉII lidh. 1. Përdoret për të lidhur dy përbërës të të njëjtit lloj në një fjali ose dy fjali të bashkërenditura këpujore a shtuese; e, dhe. Nxënësit edhe mësuesit. Punojmë edhe mësojmë. Lexoj edhe dëgjoj muzikë. Ha edhe flet. Natën edhe ditën.
2. Gjithashtu, ashtu edhe. Si bleta edhe mjalti. (fj. u.). Sipas vendit edhe kuvendi. (fj. u.).
3. Përdoret për të lidhur dy fjalë të së njëjtës klasë (dy emra, dy folje, dy ndajfolje, dy mbiemra etj.) që tregojnë përsëritje ose vijimësi veprimi a gjendjeje, përforcimin e një tipari etj. (në lidhjet me bashkërenditje); e, dhe. Mirë edhe më mirë. Keq edhe më keq.
4. Përdoret e përsëritur për të përforcuar kuptimin e dy mbiemrave, të dy emrave, të dy ndajfoljeve etj., zakonisht me kuptim shtues a kundërshtues; hem... hem. Edhe i aftë, edhe i ndershëm. Edhe sot, edhe nesër. Edhe për të sotmen, edhe për të ardhmen. Edhe për verë, edhe për dimër. Edhe të qorton, edhe të do. Edhe qeros, edhe fodull. (fj. u.). Edhe mishi të piqet, edhe helli të mos digjet. (fj. u.).
5. Përdoret e përsëritur përpara emrave, mbiemrave, foljeve etj. që numërohen. I mori të gjithë me vete - edhe djalin, edhe çupat, edhe nënën, edhe gjyshin. Është e domosdoshme edhe të punohet toka thellë, edhe të thërrmohen plisat.
6. Përdoret e përsëritur para së njëjtës folje që gjithashtu përsëritet, për ta paraqitur veprimin a gjendjen si të pasigurt, të pavendosur etj. Edhe vjen, edhe s’vjen. Edhe e bën, edhe s’e bën.
7. Përdoret si pjesë e parë e shprehjeve lidhëzore lejore në fjali që tregojnë se diçka do të ndodhë, megjithëse ka rrethana penguese (edhe në qoftë se..., edhe po qe se..., edhe në..., edhe sikur..., edhe pse..., edhe sepse...). Tani nuk ka vlerë edhe në qoftë se vjen.
8. si kallëzues., mat. Shtojmë (kur mbledhim dy numra). Dhjetë edhe dy. Katër edhe katër bëjnë tetë.
9. si em. f. ~, ~JA f. sh. ~, ~TË bised., mat. Shenja e mbledhjes (+); plus.
✱Sin.: e, dhe, gjithashtu.
FORMALÍZ/ËM,~MI m. sh. ~MA, ~MAT 1. Sistem filozofik që pohon se natyra është e kapshme (mund të njihet), sepse ligjet që e drejtojnë apo format janë të njëjta si ato që drejtojnë proceset mendore që gjithashtu janë forma. Veçoritë e formalizmit në gjykimet e tij.
2. filoz. Tezë që pohon se e vërteta shkencore është, pavarësisht çdo eksperimentimi, shfaqjeje e ligjeve dhe e rregullave të sistemit të interpretimit ku kjo tezë përfshihet. Zhvillimet e formalizmit.
3. let., art. Prirje në art dhe në letërsi për të mbivlerësuar formën dhe cilësitë formale përkundër përmbajtjes a realitetit. Formalizmi i shekullit XIX.
GJITHASHTÚ ndajf. 1. Në të njëjtën mënyrë; në të njëjtën shkallë, po ashtu. Është gjithashtu i madh.
2. Përveç kësaj edhe...; bashkë me të edhe...; në të njëjtën kohë edhe... Dimë gjithashtu. Kjo tregon gjithashtu.
✱Sin.: njëkohësisht, njëherazi.
GJITHASHTÚ lidh. Përdoret së bashku me disa lidhëza këpujore e kundërshtore. Gjithashtu edhe... E gjithashtu... Por gjithashtu...
ÍTEM ndajf. Gjithashtu, veç kësaj.
MADHËSÍ,~A f. sh. ~, ~TË 1. Përmasat fizike të një sendi (gjatësi, gjerësi ose lartësi), vëllimi; shtrirja në hapësirë e një objekti. Madhësia e sheshit (e oborrit). Madhësia e fshatit (e qytetit, e rrethit, e krahinës, e shtetit). Madhësia e liqenit (e detit, e oqeanit, e lumit). Madhësia e një faqeje libri. Bashkoi gishtërinjtë e të dy duarve për të treguar madhësinë e kyçeve. Vija re me habi madhësinë e dhomave. Nxori dy shishe të barabarta për nga madhësia. Hap gropa të vogla në madhësinë e këmbës. Shoh orë të madhësive dhe të ngjyrave të ndryshme.
2. Numri i pjesëve, frymorëve a sendeve në përbërje të diçkaje. Madhësia e familjes ndryshon në varësi të kulturës, të traditave dhe të zakoneve të një vendi. Madhësia e universiteteve është e ndryshme.
3. Shkalla e zhvillimit të një institucioni, sipërmarrjeje ose aktiviteti. Fermeri synon të rritë madhësinë e fermës. Vlerësoj madhësinë dhe zhvillimin e ekonomisë.
4. Diçka e madhe në përmasa, në rëndësi ose në ndikim. Prej këtu rezulton gjithashtu edhe madhësia e gabimit të këtyre dy gjenive. Ky veprim tregonte madhësinë e ambicies së saj. Prandaj e ftoi një herë për të parë vetë madhësinë e ligësisë së tij. U habit nga madhësia e paudhësisë së atij njeriu.
5. Forca e tërmetit, magnituda. Mat madhësinë e valëve të tërmetit. Jap detaje për epiqendrën dhe madhësinë e tërmetit.
6. Njësi. Dituria është madhësi e pamatur.
7. spec. Veçori që mund të tregohet nga një numër. Gjej madhësinë e këndit të trekëndëshit. Forca është madhësi fizike që karakterizon veprimin e një trupi mbi një trup tjetër.
✱Sin.: masë, përmasë, vëllim, shtrirje, magnitudë, njësi.
►MIRËKUPT/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. E kuptoj drejt dikë dhe ai gjithashtu më kupton mua drejt dhe e marrim në konsideratë situatën, vështirësitë dhe mundësitë e tjetrit; kund. keqkuptohem. Të rinjtë arsyetojnë e mirëkuptohen. Jeni të së njëjtës moshë dhe do të mirëkuptoheni.
2. vetv. Gjej mirëkuptim a gjuhë të përbashkët për çështje të caktuara, merrem vesh mirë me dikë duke ndërtuar marrëdhënie të mira me të; kund. keqkuptohem. Shqiptarët kanë ditur të mirëkuptohen mes tyre. Erdha me dëshirën e mirë të mirëkuptohemi për atë që ndodhi.
3. Bëhet a zgjidhet diçka me marrëveshje të dyanshme. U mirëkuptuan me njëri-tjetrin. Dikur ata të dy ata janë mirëkuptuar, por tani grinden për çdo gjë.
4. pës. e MIRËKUPTÓJ.
NEUROPËRCJÉLLËS,~I m. sh. ~, ~IT Kimikate endogjene që lejojnë neuronet të komunikojnë me njëri-tjetrin në të gjithë trupin duke bartur mesazhe që na ndihmojnë të lëvizim gjymtyrët, të perceptojmë ndjesi etj., që t’i përgjigjemi të gjithë informacionit që trupi merr nga pjesët e tjera të brendshme të trupit dhe mjedisit, quhen gjithashtu lajmëtarët kimikë të trupit. Serotonina, dopamina dhe adrenalina janë neuropërcjellës.
NJËHÉRAS ndajf. Njëherazi, njëherësh, njëkohësisht, gjithashtu, po ashtu. Marrëveshja dështoi pasi u shfaqën njëheras edhe kundërshti. Krahinë me një natyrë të egër dhe njëheras të magjishme.
NJËHÉRAZI ndajf. 1. Në të njëjtën kohë, të gjithë njëherësh; njëkohësisht. U përgjigjën njëherazi. E filluan punën njëherazi. Punimet do të vazhdojnë njëherazi në tri drejtime.
2. Në po atë masë; gjithashtu, po ashtu. Çështje që i përkasin njëherazi letërsisë dhe shkollës. I thjeshtë e i zgjuar njëherazi. Ata janë njëherazi konsumatorë dhe sipërmarrës. Ky autor është njëherazi poet e romancier.
✱Sin.: njëherësh, njëheras, njëkohësisht, gjithashtu.
NJËKOHËSÍSHT ndajf. 1. Në të njëjtën kohë, të gjithë njëherësh, njëherazi, së bashku. U nisën njëkohësisht disa veta. Erdhën njëkohësisht. Folën njëkohësisht. E filluan punën njëkohësisht.
2. Në të njëjtën kohë, po në atë kohë; po ashtu, gjithashtu. Lufton njëkohësisht në dy fronte. Është njëkohësisht problem politik dhe ekonomik. Provoj të bëj dy gjëra njëkohësisht. Konsumimi i peshkut dhe i djathit njëkohësisht.
✱Sin.: njëherësh, njëherazi, bashkë, përnjëherë, përnjëherësh, menjëherë.
PASHPIRTSHMËRÍ,~A f., libr. Të qenët i pashpirtshëm; vetia e diçkaje që është e pashpirtshme; kund. shpirtshmëri. Krizat mund të shkaktojnë dhembshuri, por ato gjithashtu mund të ngjallin pashpirtshmëri. Shprehte një pashpirtshmëri të hapur ndaj nënshtetasve të saj.
PO pj. 1. Përdoret me vlerën e një fjalie, kur pranojmë ose kur miratojmë diçka, kur pajtohemi me atë që thuhet etj.; kund. jo. - Do të shkosh? - Po. - E kuptove? - Po. Disa po, disa jo. Thotë po e pranon, nuk kundërshton. S’thotë as po as jo nuk vendos.
2. Përdoret kur përforcojmë diçka që është thënë më parë, me kuptimin “patjetër, sigurisht, s’ka dyshim, vërtet”; kund. jo. Po, do të vijë. Po, do ta marr atë. Po, e mirë është. Po, s’ka dyshim që do ta bëjmë. Po, patjetër që do të nisemi.
3. Përdoret para a pas një fjale për të përforcuar kuptimin e saj duke e përsëritur urdhrin, përgjigjen, miratimin etj.; kund. jo. - E shikon atë majën e malit? - E shikoj, po. - Mua më kërkoi? - Ty, po. E gjeti, po. Po, nisu! Fol, po, ç’pret! E marrim, po, e marrim.
4. Përdoret kur tregojmë diçka, kur përfundojmë një bisedë a përmbyllim një mendim, me kuptimin “kështu, pra, është e vërtetë”. Po ja, kështu ndodhi. Po, i tillë ishte ai. Po, çdo gjë kapërcehet.
5. Përdoret kur gjatë të folurit kujtojmë papritur atë që është thënë më parë ose kur na kujtohet diçka tjetër. Po, tani m’u kujtua. Po me të vërtetë, ishin dy. Po, ashtu ishte. Ku e patëm fjalën? Ah po, te gazeta e sotme.
6. Përdoret zakonisht në krye të fjalisë për t’i tërhequr vëmendjen bashkëbiseduesit që ai të ndalet e të mendojë më mirë për diçka. Po, ta thashë që ta shohësh edhe njëherë. Po, për të mirën tënde e kam.
7. Përdoret, edhe e shoqëruar me pasthirrmë, për të shprehur habi, mosbesim, mospërfillje, qesëndi, përçmim, pakënaqësi etj. Po more, e ditke ti! Po moj, vërtet thua?! Pooo, dashke edhe më! Pooo, s’i pëlqeka atij!
8. Përdoret në fjalitë pyetëse kur duam të përforcojmë e të mbështetim pyetjen. Po si je? Po ç’të bëjmë sipas teje? Po sa vetë ishin? Po kush ta tha?
9. bised. Përdoret në fund të një fjalie pyetëse me ngjyrim dyshimi për të përsëritur pyetjen ose për të nxjerrë atë që kërkohet nëpërmjet përgjigjes së bashkëbiseduesit, me kuptimin “apo jo?”. Ti do të vish, po? Do ta lexosh librin, po? Ti je me ne, po? Ai mbeti i kënaqur, po?
10. Përdoret për të theksuar se është fjala për të njëjtin njeri, send etj.; pikërisht; krejt; gjithashtu. Po ai njeri. Po ajo gjë. Gjithnjë po kështu. Po atë ditë erdhi dhe ai. Po në të njëjtën mënyrë. Bathë, bathë, po një kokërr të njëjtën gjë përsërit, aty mbeti.
11. Përdoret përpara foljeve në kohën e tashme dhe në të pakryerën e mënyrës dëftore, nganjëherë edhe e mënyrës habitore, kur shprehim veprime që zgjatin, që janë duke u shtjelluar në çastin e ligjërimit ose në të njëjtin çast me një veprim tjetër. Po shkruaj. Po bie shi. Po perëndonte dielli. Po dilte kur hyra unë. Po mbushet viti që nga ajo ditë. Po i pëlqeka shumë. Po e merr me të qeshur.
✱Sin.: posi, sigurisht, patjetër, afërmendsh, natyrisht, doemos, domosdo, medoemos, gjithashtu, ëhë, ehe, pikërisht, krejt.
SALPET/ËR,~RI m., min. Emri i zakonshëm i nitratit të potasit, formohet atje ku ka substanca organike të azotuara që janë duke u prishur. Taliacetë ndahen në tre rende: Pirosomidët, Doliolidët dhe Salpet, të cilët nuk paraqesin ndryshime. Azoti gjendet gjithashtu në depozitat minerale të nitrit ose salpetrit (nitrat kaliumi, KNO3)
SHKËMB/ÉJ vep., ~ÉVA, ~ÝER kal. 1. I jap dikujt diçka në këmbim të një gjëje tjetër; këmbej, ndërroj. E shkëmbej pallatin në qytet me një hyrje në bregdet. Shkëmbyen makinat. Shkëmbejnë pulla. Shkëmbyen cigare. Shkëmbyen flamurët. Shkëmbyen me lule. Shkëmbyen unazat (etnogr.) u fejuan.
2. I dërgoj dikujt letra, pako etj. dhe ai më dërgon gjithashtu të tilla. Shkëmbyen adresat. Shkëmbyen numrat e celularit. Shkëmbejnë kartolina (letra). Shkëmbyen dhurata për festat. Shkëmbyen mbretëreshat (ushtarët... - në lojën e shahut).
3. dipl. Këmbej dokumente me karakter diplomatik mes dy shtetesh. Shkëmbyen nota (dipl.) komunikim formal, i shkruar mes dy shteteve. Shkëmbyen përfaqësues diplomatikë. (dipl.) këmbim mes dy shtetesh të përfaqësuesve zyrtarë (ambasadorë, konsuj).
3. Zëvendësoj një pjesë të përdorur a të dëmtuar të një mekanizmi me një pjesë tjetër të re, këmbej. I shkëmbeu gomat e makinës sepse ishin vjetruar.
3. Jap dhe marr informacione, ide, përvoja etj. me dikë; këmbej. Shkëmbyen urimet. Shkëmbyen vizita. Shkëmbyen zjarr. (usht.) Shkëmbyen batuta. Shkëmbyen shikimet. Shkëmbyen dy fjalë më këmbë. Shkëmbyen opinione. Shkëmbyen përvojën.
4. fig. E sjell në një gjendje tjetër situatën në të cilën ndodhem; ndryshoj, ndërroj. Shkëmbeu fytyrën. Shkëmbyen nja dy fjalë debatuan.
5. E ngatërroj një person a një send me dikë a diçka tjetër. I shkëmbejnë gjithnjë me njëri-tjetrin binjakët. Vajzat kishin shkëmbyer gabimisht palltot.
6. fin. Këmbej monedhat; jap një shumë parash për të marrë një shumë tjetër me po atë vlerë, por në një monedhë tjetër. Shkëmbej eurot me lekë. Shkëmbej paratë (të hollat).
✱Sin.: këmbej, ndërroj, ndryshoj, zëvendësoj, ngatërroj, ndërroj, ndryshoj, shkalloj, luaj.
♦ Shkëmbej (këmbej) *fjalë (me dikë). Sa shkëmben *gjurmën (dikush).
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë