Fjalori

Rezultate në përkufizime për “gjithandej”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

AFTOSJE

AFTÓSJ/E,~A f., veter. Sëmurja e gjedhëve nga afta ose shapi. Aftosja ishte përhapur gjithandej.

ANEKËND
ANEKËND
ANË

ÁN/Ë,~AI f. sh. ~Ë, ~ËT 1. Pjesa e një sendi ose e një vendi, që gjendetlarg nga mesi i tij; skaj, buzë, pjesa ku mbaron sendi a vendi; pjesa e majtë a e djathtë e një sendi, e një objekti ose e një vendi, krah. Ana e djathtë (e majtë). Ana e arës (e lumit). Ana e pëlhurës (e lakrorit). Anët e një barazimi (mat.). Në anën e rrugës (e tryezës). Në (nga) të gjitha anët. Sa nga një anëtjetrën. Kthehem nga ana tjetër. Marr anët qethem anash. U morën anët u morën krahët, i rrethuan. Nxjerranë. Anë për anë buzëbuzë. Më një anë mënjanë.
2. Hapësira a trualli në një krah ose afër skajeve jashtë kufijve të një sendi a vendi; hapësira a vendi në një drejtimcaktuar, si edhe vetë ky drejtim. këtë anështëpisë (të fshatit). Nga ana e malit. Katër anët e horizontit. Ana e shiut (e mesditës) jugu. Ana e borës veriu. Ana e diellit lindja. Ana e detit perëndimi. Më atë anë matanë. Anë e më anë anembanë. Në të katër anët kudo, në çdo vend. Ngakatër anët nga çdo vend, ngagjitha drejtimet; në të gjitha vendet ose drejtimet. Anë e kënd (skaj, e cekë) anekënd.
3. E ndarë në një banese a në një shtëpi; dhomë, kthinë. Sa anë keni? Anë e vogël (e madhe). Fleanën e gjyshes.
4. Faqe e një trupi, njëra nga sipërfaqet kufizuese të një sendi. Ana e mbarë (e prapme, e pasme). Ana e kundërt (e murit). Ana e sipërme (e poshtme). Ana tjetër. Anë mali. Ana e padukshme e Hënës. Anë më (për) anë tejpërtej, tejendanë.
5. Krahinë, vend, vis. Në (nga) anët tona. Në ato anë. Banorët e atyre anëve. Është nga ana jonë. Është i asaj ane.
6. Skaji më i largët i një vendi, i një hapësire; fundi, mbarimi i diçkaje. anëdheut (të botës). S’ka anë. Pa anë e pa fund. Nuk i gjendet ana. Në anëanës shumë larg. Nga ana e anës nga vise shumëlargëta.
7. Palë, njeri a grup njerëzish, që i kundërvihen një pale ose një njeriu a grupi tjetër. Anët kundërshtare. Ana paditëse. Ana e djalit (e vajzës). Ana jonë (e atyre). Në anën e popullit. Marr anën e dikujt radhitem përkrah një tjetrimendime e veprime, bëhem me dikë.
8. Anësi, pajë, hatër. I mban anën dikujt ia ka hatërin. Mban anë. Kam anë mbajnë pajë, më përkrahin, më mbështesin, më ndihmojnë.
9. Pjesë përbërëse e diçkaje, element i një çështjeje, i një vepre etj.; tipar, veçorikarakterizon diçka. Anët e mira (e dobëta, e këqija, e errëta). Ana praktike (formale, teorike). Ana politike (shoqërore, ekonomike, etike, morale.) Ana objektive (subjektive). Ana fizike (trupore, shpirtërore, mendore, ndjenjore). Ana tjetër e çështjes. Zëvendës për anën mësimore (shkencore, administrative).
10. Pikëpamje; kënd vështrimi. Nga ana e jashtme (e brendshme). Nga ana parimore (teknike). Nga ana sasiore. Nga çdo anë.
11. Gjysma e barrëskafshësngarkuar, njëri krah i barrëskafshës. Ana e mushkës. I ngre (i mbaj) anën. E ha ana i rëndonshumë njëra gjysmë e barrës, i varet barra nga njëra anë.
Anë më (për) anë tejpërtej, tejendanë; nga çdo anë. anëanës shumë larg; s’dihet se ku; fundbotës; në anëdheut. Nga ana e anës nga vise shumëlargëta; ngagjitha anët. Në atë anë fli! iron. mos e fli mendjen, nuk është ashtu si kujton ti; mbaj po deshe atë mendim a qëndrim e pritkot; në atë krah fli! iron. anëdheut shumë larg; diku shumë larg; fundbotës; në anëanës. Pa anë e pa fund (pa fund e pa anë) shumë i gjerë, që s’ka kufi, i pamatshëm; pa cak e pa anë. Ana e keqe euf. djalli; i paudhi. Pa anë e pa krye (diçka) shih pa anë e pa fund. Nga një anëputh e nga tjetrakafshon (dikush) keq. është njeri me dy faqe, që hiqet në sy sikur të do, kurse nga ana tjetër ta bënkeqen; vret natën e të qan ditën; ditënlëpin këmbët e natënngul dhëmbët. anën tjetër të barrikadës libr. në anën e kundërshtarit; në kampin e armikut. Ana tjetër (e kundërt) e medaljes libr. e kundërta e asajduket ose që njihet a që pranohet si e vërtetë; ana tjetër e çështjes; pjesa më e keqe a vetia më e dobët e diçkaje. Bluan mbi anët (dikush) keq. shih i tërheq (i heq) kërraba nga vetja (dikujt). Pa *cak e pa anë. Dalanë shpëtoj nga një gjendje e keqe; kapërcej një vështirësi; dalbreg; ia dalkrye (diçkaje). S’do t’ia dijë (s’dëgjon) nga ajo anë (dikush) nuk i bën përshtypje a nuk i trembet fare diçkaje; nuk i intereson a nuk e shqetëson fare asgjë; nuk çan kokën. Dy anët e një medaljeje libr. dy njerëznjëjtë a dy gjëranjëllojta, të lidhur ngushtë, që s’mund t’i dallosh e s’mund t’i shkëputësh. Fut *ujë në të katër anët (diçka). Ia gjej anën (diçkaje). 1. Gjej mjetin a mënyrën për të zgjidhur diçka a për të mbaruar një punë; ia gjej veglën; ia gjej vjegën; ia gjej rrëfanën; ia bëj rrethin. 2. (dikujt). Gjej rastin për të kërkuar diçka prej një njeriu a për t’i bërë diçka atij; gjej mundësinë a kohën e përshtatshme. S’ia gjej (dot) anën (diçkaje) nuk di nga t’ia nis një pune; nuk ia dal dot mbanë, nuk e kryej dot një punë; s’ia gjej (dot) fillin. Nuk i gjendet ana. 1. (diçkaje). Është shumë e gjerë diçka, është e pakufishme, s’i duket fundi. 2. Nuk ke ku e kap; është bërë copë-copë (për rrobat etj.). 3. (dikujt). Nuk kuptohet dikush ç’është; nuk dihet ç’bën a ku ndodhet. Më ha ana (më dikë). 1. Prirem, anoj nga dikush; heq ana (më dikë); i mbaj anën (dikujt). 2. Kam dyshim te dikush për diçka. heq ana (më dikë a më diçka) prirem, anoj nga dikush a nga diçka; më ha ana (më dikë); i mbaj anën (dikujt). Nuk ka anë e udhë (diçka) nuk gjen dot arsye për ta shpjeguar, nuk përligjet; nuk mundpranohet, nuk ka kuptim; nuk ta rrok (nuk ta kap) mendja. S’ka anë e vend (dikush) e dua shumë, është shumë i shtrenjtë e i dashur për mua; e kam dritë në sy (dikë); e kam shpirt (dikë); e dua (e ruaj) si dritën e syrit (e syve) (dikë). Në të katër anët kudo, në çdo vend; gjithandej; te lind e te perëndon. Ngakatër anët nga çdo vend, ngagjitha drejtimet; gjithandej. Në të katër anët e botës (e dheut) kudo, në çdo vis, në gjithë botën; te lind e te perëndon. Ngakatër anët e botës (e dheut) nga çdo vis, ngagjitha vendet, nga gjithë bota. E kthen *pjatën ngakatër anët (dikush) keq. Marr anën (e dikujt) bëhem me dikë, radhitem përkrah tij, e përkrah, e ndihmoj a e mbroj; i mbaj anën (dikujt); i bëhem (i dal) krah (dikujt); mbaj (marr) krahun (e dikujt). merr ana. 1. Anohem padashur, përkulem anash gati për t’ u rrëzuar; më ha ana. 2. Bie nga shëndeti; plakem e rrëgjohem. I marr anët (dikujt) shih i marr krahët2 (dikujt). Ia marr anën (diçkaje) shih ia marr dorën (diçkaje). E mori me anë (dikë) ia mbushi mendjen a e zbuti duke e marrë me të mirë e me lajkavazhdueshme, ia ktheu mendjen urtë e butë, e bindi dhe e bëri për vete; e bëri që t’ia plotësojë dëshirën a kërkesën, të pranojë diçka, të ndryshojësjellje etj.; ia hëngri kokënII (kryet) (dikujt); ia hëngri zemrën (shpirtin). I ka marrë *pisha nga të dy anët (dikujt a diçkaje). Mban anë (dikush) nuk është i paanshëm; nuk është njeri i drejtë, përkrah zakonisht pa të drejtë dikë; mban hatër; mban pajë. I mbaj anën (dikujt) e përkrah dikë, mbështet mendimet e veprimet e tij; e mbroj zakonisht pa të drejtë; marr anën (e dikujt); heq ana (më dikë); i mbaj pajë; e mbaj me hatër (dikë). I mbajnë anën e lëmshit (njëri-tjetrit) iron. nuk ndahen nga njëri-tjetri, mbajnë shoku-shokun, përputhen e pajtohen njëri me tjetrin; i kanë pipëzat (pipat) bashkë; kanë lidhur pizgat (në një) mospërf. I është nxehur *masha në të dyja anët (dikujt). E nxjerranë. 1. (dikë a diçka). E shpëtoj nga një e keqe, e ndihmojkapërcejë vështirësitë. 2. (diçka). E përfundoj, e çoj derifund, e kryej me sukses. I pret *shpata (palla, kordha) ngadyja anët (djathtas e majtas) (dikujt). Nuk i pret *tehuasnjë anë (në asnjërën anë) (dikujt). I pret *thika (vetëm) në njërën anë (dikujt). S’pyet nga ajo anë (dikush) s’ka frikë a nuk do t’ia dijë fare për diçka; nuk i trembet asgjëje. Nuk shkon asaj ane (në atë anë) (dikush) nuk merret fare me diçka, nuk e cek fare, as nuk i vete mendja ta prekë a ta zërëgojë; e anashkalon. Tërheq nga ana e vet (dikush) shih i tërheq (i heq) kërraba nga vetja (dikujt). S’më vajti as në një anë (një ushqim a pije) hëngra, por nuk u ngopa; hëngra pak, dua edhe më për të ngrënë; s’më vajti as në një vesh. E vuri kapuçin në një anë (dikush) shih e hedh (e vë) qeleshen (festen, kapelën, kësulën, takijen) mbi sy.

BARITUR

BARÍTUR (i, e)II mb., bised. Që ka jetuar mirë duke shëtitur shumë, i bredhur e i kënaqur, që ka shkuar gjithandej për të parë botë me sy, i shëtitur. Vajzë e baritur. Njeriu i baritur di më shumë. Më mirë një i baritur, se një i ditur. (fj. u.).
Sin.: i bredhur, i shëtitur, i dalë, i gjezdisur.

BRIMOS

BRIMÓS vep., ~A, ~UR kal. 1. Fsheh dikë a diçka në një vendsigurt; e futvrimë, si në bri të buallit; e çojfunddheut.
2. fig. Nuk lë vend pa kërkuar për të gjetur dikë a diçkaështë fshehur, kërkoj gjithandej; rrah (çaj) dheun.

BUJË

BÚJ/Ë,~AI f. 1. Përshtypje e madhebën një ngjarje a një lajm, jehonë e gjerë që ka një ngjarje a një lajmpopull; famë. Bujë e madhe. Shkaktoi bujë. Buja e tyre mori dhenë.
2. Buçimë, buitje (e lumit, e valëve etj.). Shfryn me bujë. Valët uturijnë me bujë.
3. fig., keq. Zhurmë e madhe dhe e fryrëbëhet rreth një njeriu, një vepre, një çështjeje, një ngjarjeje, etj. për t’ia rritur vlerën dhe për ta bërënjohur gjithandej; zhurmë për t’u dukur. Pa bujë. Punë (prirje) për bujë. I jep bujë. U bujë. Punojnë për zhurmë e për bujë. E urrente bujën. Gjëmë e bujë pesëqind dërhem, s’ka hirë as për një qen. (fj. u.). Bujë shumë e punë pak. (fj. u.).
Sin.: jehonë, famë, zulmë, buçimë, ushtimë, uturimë, bubullimë, jehonë, bulurimë, rrapëllimë, rraptimë, zhurmë, tamtam.
Bëri bujë (diçka) u përhap e la përshtypjeshumë njerëz; mori dheun. E bëri bujë (diçka) e përhapi me zhurmë; e zmadhoi a e fryu një gjë, e paraqiti si tepër shqetësuese e të ngutshme; bëri zhurmë (për diçka); e bëri alarm. Me bujë e me pohe keq. me shkëlqim e me zhurmëmadhe për t’u dukur dhe për të bërë përshtypje te të tjerët. Me *kujë e me bujë keq.

BULBËRIM

BULBËRÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Çelja e menjëhershme e sythave, e luleve etj.; buitje, hapje. Bulbërimi i plepave në pranverë.
2. Gjendja kur bulbërohemi; bulbëri. Gjithandej bulbërim dhe jetë.
Sin.: çelje, buitje, hapje, lulëzim, shpërthim.

BUÇAS

BUÇ/ÁS vep., ~ÍTA, ~ÍTUR jokal. 1. Thërras fort, bërtas me madhe. Buçet nga zemërimi. Buçiste nga dhembjet. Flasin e buçasin.
2. vet. v. III Lëshon një zhurmë a krismëfortë e të menjëhershme diçka; ushton me një tingulllartë e të fuqishëm; gjëmon. Buçet pushka (topi, bomba, granata). Buçasin minat. Buçet traktori (makina). Buçet kambana. Buçet radioja. Buçasin sirenat. Buçet kënga. Buçet gërneta. Buçet deti (uji, rrëkeja). Buçet era. Atë ditë prilli, / Seç buçiste kënga, / Tundej manastiri. (folk.).
3. edhe fig. Jehon nga zërat e fuqishëm, ushton nga zhurma e madhe, kumbon. Buçet mali. Buçet shtëpia. Rrugët buçisnin nga njerëzit. Salla buçiti nga duartrokitjet. Sheshi buçiste e vlonte. Më buçasin veshët ushtojnë veshët.
4. fig., vet. v. III Dëgjohet gjithandej, përhapet me jehonëfuqishme, ushton. Kudo buçiste lajmi i fitores.
5. fig., vet. v. III Pëlcet, shpërthen me vrull e menjëherë; ështëkulmin e vet, zien. Buçet lufta. Buçet hareja (gëzimi). Buçet fuqishëm.
6. vet. v. III Del nga shtrati, vërshon; fryhet, gufon, derdhet jashtë; del, buron me vrull. Buçet lumi (përroi). Buçet mushti i rrushit. Buçet qumështizjarr.
Sin.: ushton, oshtin, gjëmon, kërcet, rrapëllin, buluron, hungëron, jehon, rrapton, gumëzhin, mizëron, lëvrin, gëlon, vlon, luzmon, kumbon, uturin, zhurmon, zien, bubullon, vrungullon, shungullon, shpërthen, del, vërshon, fryhet, gufon, brufullon, pëlcet, shfryn, derdhet.
I buçet *gjaku (dikujt). buçet *koka.

CAK

CA/K,~KU m. sh. ~QE, ~QET 1. Vijakufizon diçka, kufiri; buzaskajet e një sendi. Caqet e arës. Caqet e fshatit. Shënoj caqet.
2. Shkalla më e fundit ose më e lartë e diçkaje, kufiri deri ku arrin diçka ose dikush, skaji i fundit i diçkaje; kufi. Caku i lartësisë. Caku i jetës. Caku më i lartë kulmi.
3. fig. Kufiriështë caktuar ose pranuar për diçka; masa e lejueshme, norma. Caqengushta. Caqet e parashikuara. Caqe kohore. Pa cak e pa anë. Brenda këtyre caqeve. I vë cak. I kapërcen caqet. E kalon cakun. Del jashtë caqeve. Nuk ka cak. Nuk di cak.
4. fig. Shkallë më e lartësynojmëarrijmë, pikësynim. Drejt caqevereja. Caku i fundit.
5. fig. Pika ose objekti ku përqendrohet vemendja. Familja rrethon gëzueshëm kumbarin, i cili bëhet cak nderimesh.
6. Vendizëmë për të ndenjur gjithnjë; vendi ku ngulemi për të jetuar ose për të punuar; bice. Njeri pa cak. Nga caku në cak. Pa plëng e pa cak. Zë (ngul) cakun. Kërkoj cak. Vë cak. Rri (qëndron) në cakun e vet. Dera e përtimit, caku i mjerimit. (fj. u.).
7. Gropëz ku vë thembrën lojtarilojën e doçkës, bice. cakun. Mbeti pa cak. Ndërroj cakun.
8. Shenjëvihet si kufidisa lojëra fëmijësh; një lojë, në të cilën fëmijët mund ta prekin lojtarin kundërshtar deri në një kuficaktuar. Rri pranë cakut. Luaj cak.
9. sport. Arritje.
10. mat. Madhësi e pandryshueshme, së cilës mund t’i afrohet shumë një madhësi tjetër e ndryshueshme.
11. Afat kohe. I qëndroj cakut. E shkurtoj cakun.
12. bised. Kënd, skaj, qoshe, cep. Caku i shtëpisë. Caku i vatrës. Kur hyjnë në cak të dhëndrit, dalin t’i presin një mijë dasmorë.
Sin.: buzë, skaj, brinjë, kënd, cep, zgrip, pikë, prag, caktim, shkallë, masë, gradë, limit, normë, pikësynim, afat, datë, vendndejtje, qendër, qokë, qoshe, bice, arritje.
Pa cak e pa anë pa fund, pa kufi; i pakufishëm, i pamatshëm; pa anë e pa fund. Cak më cak kudo, gjithandej, në të gjitha anët; në çdo kënd; këndkënd. Dericakun e fundit sa të kem fuqi a mundësi; pa lënë asgjë mangët, derifund. Nuk ka cak (dikush) s’e përmban veten, e tepron; nuk njeh (nuk ka) kufi. E kapërceu (e kaloi) cakun (dikush a diçka) e teproi, bërishumë nga sa lejohet a nga sa pranohet; e kapërceu (e kaloi) pragun; e kaloi (e kapërceu) kufirin. Ngul cakun (diku) vendosem përfundimisht diku për të jetuar a për të punuar. Pa *plëng e pa cak (pa shtëpi). I vë cak (dikujt) e ndal të mos veprojë a të mos përparojëtutje, i caktoj një kufi; i vë kufi (sinor). E zuri në cak (dikë) keq. e zuri duke kryer një vepërkeqe; e zurigabim a në faj; e zuri me preshduar.

DERË

DÉR/Ë,~A f. sh. DÝER, DÝERT 1. Vend i hapurmurin e një ndërtese, të një dhome etj., që shërben për të hyrë e për të dalë dhembyllet me kanat a me diçka tjetër; kanatimbyll këtë vendhapur; hyrje. Derë e ngushtë (e gjerë). Derë e hapur (e çelur, e mbyllur, e kyçur). Derë e jashtme (e brendshme, e fshehtë). Derë druri (hekuri, xhami). Dera e shtëpisë (e dhomës, e sallës, e zyrës). Dera e kopshtit. Dera e oborrit porta. Derë automatike. Derë e blinduar. Derë rrëshqitëse. Derë e vogël (euf.) nevojtore. Pragu i derës. Kanati i derës. Doreza e derës. Kyçi (çelësi) i derës. Vë (vendos) dyert. Hap (mbyll, kyç) derën. Shkallmoi (theu) derën. Përplasi derën. Trokitiderë. I ra derës. Rri (fshihet, përgjon) prapa derës. E vunë rojë te dera. S’ka derë. I bëri (i hapi) një derë. E la derën hapur. E gjeti derën mbyllur. E drejta i ka pemët te dera. (fj. u.). Nuk ka shtëpi pa derë. (fj. u.). Ështëafër dera se qilari. (fj. u.). Për çdo derë (për çdo shteg) ka një lesë. (fj. u.). Çelet dera, rritet ndera. (fj. u.).

2. Vend i hapur në një mjet transporti, në një aparat, në një orendi etj., që shërben për të hyrë e për të dalë ose për të futur e për të nxjerrë diçka dhe që zakonisht mbyllet me kanat a me kapak; kanati a kapakumbyll këtë vendhapur. Dera e autobusit (e vagonit). Dera e furrës. Dera e dollapit. Dera e sobës. Dera e kafazit. Dera e frigoriferit. Ujkuderëvathës dhe ti m’i bie zurnasë. (fj. u.).

3. fig., bised. Familja, shtëpia; fisi. Derë e mirë (e dëgjuar, e madhe, e fisme, e parë). Derë e huaj. Derë pushke. Derë trimash. Dera e babait. I vajtiderë. Nga një njeri për derë. Punonte dyervebotës. Ua heq dera trimërinë e kanë për fis trimërinë. Mbetiderëprindërve nuk është martuar (për vajzat, kur u kalon koha). E nxori nga dera (vajzën) e martoi. Erdhi me derë pas erdhi me të gjithë njerëzit e vet pa përjashtim. Derë e botës s’është strehë e kokës (fj. u.). Është deragostit përhera. (fj. u.). I pinë dhe verën, i shanë dhe derën. (fj. u.). Katër burra në një derë, e bëjnë dimrin verë. (fj. u.).

4. fig., bised. Rrugëdalje, zgjidhje. E ka një derë. S’kishte derë tjetër. S’i gjejnë dot derë kësaj pune. Në derën e hapur nuk trokitet (fj. u.).

Sin.: portë, hyrje, familje, shtëpi, fisi, dinasti, rrugëdalje, zgjidhje.

Është bërë për në *plasëderës (dikush). E ka bërë prapa derës (diku) përçm. shkon shpesh në një vend, vete dendur diku e bëhet i mërzitshëm; mbeti duke vajtur aty; na mbiuderë (dikush); nuk e lë rrugën (udhën) të mbijë bar (dikush) iron.; (dikush) përçm. I bie derësdëgjojë qilari (dikush) flet tërthorazi për diçka ose i flet dikujt që të marrë vesh një tjetër; e ka gjetkë fjalën; i bie pragutdëgjojë dera; godit strallin të marrë eshka; rreh (vret) gjetkë. I bie *pragutdëgjojë dera (dikush). I bie *shiupragderës (dikujt). Çel njëqind (dyzet) dyer (dikush) përditë vete te njëri e te tjetri; bredh kot gjithë ditën duke bezdisurtjerët; (shkon) derëderë; (shkon) portëportë; (shkon) pragprag. S’del për dere (dikush) rri mbyllur, nuk shkon te të tjerët, rri i veçuar; nuk e ka parë dielli; s’ka parë diell me sy. *Daulle për derë. Derëderë. 1. Shumë afër, pranë e pranë me shtëpi, ngjitur. 2. Sa te njëri e te tjetri, nga një familjetjetrën, shtëpishtëpi; shumë bredharak; portë portë; pragprag; çel njëqind (dyzet) dyerditë (dikush). Derë hani keq. vend ku mundhysh lirisht, pa pengesa e pa kontroll; han me dy (me katër) porta; derë pa mandall; hyn derri e dosa. Derë e hapur (e çelur) shtëpi mikpritëse për këdo e në çdo kohë. Me dyerhapura libr. zhvillohet a që bëhet duke pasurdrejtëmarrin pjesë edhe njerëztjerë; me hyrjelirë, i hapur (për një mbledhje a për një gjyq); kund. me dyermbyllura. (Politikë) e dyervehapura libr. politikëlejon kapitalin e huajhyjë lirisht dhe e vë vendinvarësi ekonomike të një fuqie tjetër. Derë pa mandall shtëpi a vend tjetër ku mundhyjë kushdojë; derë hani keq.; hyn derri e dosa. Me dyermbyllura libr. zhvillohet a që bëhet pa marrë pjesë kushdo, ku janë vetëm njerëzit e interesuar drejtpërdrejt dheautorizuar a të lejuar zyrtarisht, pa njerëzhuaj; kund. me dyerhapura. Pa derë e pa portë pa rrugëdalje, pa zgjidhje. Dy Kamberë në një derë dy të mira ose dy të këqija në të njëjtën kohë a në të njëjtin vend; mospërf. dy a më shumë njerëz të pazotë në një vend. Ia ferrosi derën (dikujt) krahin. e shkretoi krejt dikë; s’i la asnjëgjallë; ia mbylli derën me ferrë. I fik derën (dikujt). 1. I bën një dëm të madh, e dëmton rëndë, e shuan. 2. E lë të shkretë, e lë pa njeri; ia mbyll derën (me ferrë); i shuan (i fik) portën; i shuan binanë. *Gëzim për derë iron. Hap (çel) dyert. 1. Fillon nga puna a nga veprimtaria (një sipërmarrje, një institucion etj.). 2. (dikush). E mirëpret këdo, është derëçelë. I hap derën (dyert) (dikujt a diçkaje) e lë të hyjë pa pengesa kushdo e të kalojë çdo gjë; i hap portën (portat); kund. i mbyll derën (dyert). I hap derën e të rrëmben shtëpinë (dikush) po i bëre një lëshim a një të mirëvogël, të kërkon një gjë shumë më të madhe; i jep gishtin e të merr (të rrëmben) dorën; i jep dorën e të merr (të rrëmben) krahun; i jep krahun e të merr (të rrëmben) kokën. Iu hap dera (dikujt) siguroi vijimësinë e familjes me lindjen e një fëmije, zakonisht të një djali (sipas mendësisë popullore); kund. iu mbyll dera. T’u haptë dera! shaka. qofsh i uruar!; paç mbarësi! Iu hapën dyert (dikujt) iu hoq gjithandej çdo pengesë për të vepruar, iu dha mundësiabëjë diçka a të përparojë në një fushë. Ma harroi derën (dikush) nuk më vjendikushshtëpi; ka kohë që s’është dukur; harroi adresën shaka. Ia heq dera (dikujt) e ka për fis, e ka traditë (trimërinë, mikpritjen etj.). E hoqi dere (dikë) mospërf. shih i tregoj derën (dikujt) keq. S’të hiqet nga dera (dikush) vjen shpesh e qëndron gjatë sa të mërzit; s’të ndahet, të qepet për diçka. Hyrikëtë derë e doli në atë derë (dikush) shih si hyri doli (dikush). Është në *pragderës (diçka). Është prapa derës (diçka) është fare pranë, është afruar shumë, zëre se ka ardhur; ështëpragderës; po troketderë; po troketportë. E ka derënçelur (*të hapur) (dikush). I ka kënduar *qyqjaderë (dikujt). Këtej të pi *verën e andejshan derën (dikush). Ma la në derë (dikush) ma ngarkoi mua përgjegjësinë, një punëvështirë ose një gabim a faj; ma bëri një të keqe, më turpëroi dhe iku; ma la kopilin (dobiçin, doçin) në derë (në prehër); ma la në dorë; ma la shtupë; ma la shuk. S’lashë derë e deriçkë (për dikë a për diçka) e kërkova gjithandej, s’lashë vend pa kërkuar; rraha (çava) dheun; rraha vendin; rraha jetën. Ma la *kopilin (dobiçin, doçin) në derë (në prehër) (dikush) bised. Ia la *turpin te dera (dikujt). Lip për derë e ndaj për shpirt është shumë bujar dikush, edhe atë që e lyp e ndan me të tjerët; nuk kursehet për të tjerët. Matu në derë! 1. tall. As mos guxokërkosh a të qahesh, e kekotëpretendosh më tej për diçka. 2. Largohu prej këtej!, qërohu!; thyej (këput) qafën! E mban derën *hapur (çelur) (dikush). mbeti (më ngeli) në derë. 1. (dikush). Më është qepur për një punë a për diçka tjetër, nuk më ndahet; më vjen orë e çast; mbiuderë; më mbeti pajë. 2. (diçka). Më mbeti përgjithnjë si barrë; nuk largohet prej diku, s’hiqet; ma lanë mua përsipër. mbiuderë. 1. (dikush) keq. vjen shpesh e qëndron gjatë sa më është mërzitur, nuk shkulet; nuk më ndahet; mbeti (më ngeli) derë. 2. (diçka). Nuk më hiqet, më është ngjitur, aty e kam gjithnjë. mbiftë *ferraderë! mallk. E mbylli derën (dikush) vdiq pa lënë njeri pas nga gjaku a nga familja e tij, s’la pasardhës a trashëgimtar; shkretoi shtëpinë a familjen; e mbylli shtëpinë; i vuri (i hodhi) rezen shtëpisë (derës); e thau vatrën. I mbyll derën (dyert). 1. (dikujt). Nuk e qas më në shtëpi; nuk e pranojdiku. 2. (dikujt a diçkaje). I sjell pengesamëdha, nuk e lë të shkojë përpara; ia ndërpret zhvillimin. 3. (diçkaje). Ndaloj përhapjen e një ideje, të një ndikimi etj., nuk e pranoj, nuk e lejoj, e pengoj; i mbyll portën (portat); ia pres rrugën; ia mbyll shtegun; kund. i hap derën (dyert). Ia mbylli derën me ferrë (dikujt) i bëri gjëmën, e shoi krejt, e fiku me tërë familjen, e la pa njeri, pa pasardhës a pa trashëgimtar, e shkretoi, e mjeroi; ia ferrosi derën krahin.; ia thau derën; i fiku derën. I mbyll dymbëdhjetë dyer me një shul (dikush) është shumë i zoti e i shkathët; bën shumë punë njëherësh; ua kalon e ua hedhgjithëve; jep ujë me bishtlugës. Iu mbyll dera (dikujt) u shkatërrua krejt, mbaroi me gjithçka; u fik; i vdiqëngjithë, u shkretua; iu mbyll shtëpia; iu shua pragu; s’i këndon gjelishtëpi; kund. iu hap dera. T’u mbylltë dera (t’u mbylltë)! mallk., edhe shaka. u shofsh me gjithë sa ke!; mbiftë ferraderë! Nuk e nxë dera (dikë) është shëndoshur shumë, është trashur nga trupi. S’e nxë as derë e as portë (dikë) keq. shih nuk e nxë dera (dikë). M’u nxi deragjeti një e keqe e madhe, më ra një fatkeqësi e rëndëfamilje, rashë në zi. E nxjerr nga dera (dikë) e largoj nga shtëpia, e bëjiki; keq. e përzë nga shtëpia, e dëboj. E nxorën nga dera e hyri nga dritarja (dikush a diçka) e dëbuan dikë a e hodhën poshtë diçka botërisht, por u rikthye përsëri pa rënë në sy, me dredhi, pa u diktuar e me rrugë të tërthorta. Përmjerrderëxhamisë (dikush) bised. vulg. bën a thotë gjërarrezikshme, e kërkon vetëkeqen; do ta pësojë keq; ia bënkeqen vetes; del si gjarpri në mes të rrugës. Ia përplas derënfytyrë (dikujt) e përzë me inat e me përbuzje dhe nuk e qas më (në shtëpi a në zyrë). *Pilafderë keq. Na prishi *llozin e derës (dikush). *Pyllpragderës. Shikoj derën (portën) pres me padurimvijë dikush, mezi po e pres; mbaj shpresa për diçka. Nuk ia kam shkelur derën (*pragun) (dikujt). Nuk ia kam parë derën (dikujt) mospërf. nuk kam qenë kurrështëpinë e tij, nuk e di fare se ku banon dhe si jeton; keq. as që dua t’ia di për të. pafsha në (nëpër) dyert e botës (dyervebotës)! mallk. pafsha duke lypur!; mbetsh i varfër e i mjerë! Shpërthen një derë (një portë) të hapur (dikush) iron. libr. përpiqetzgjidhë një gjë që është e zgjidhur prej kohësh; nuk ka asnjë pengesë a kundërshtim për diçka. Iu shua dera (*pragu) (dikujt). T’u shoftë dera (*pragu)! mallk. I tregoj derën (dikujt) keq. e përzë, e nxjerr jashtë; nuk e qasshtëpi. Po troketderë (diçka) është fare afër diçka, thuajse ka ardhur; është prapa derës; ështëpragderës; po troketportë. I trokasderë (dikujt a diçkaje). 1. I drejtohem për të më ndihmuar, për të më plotësuar një kërkesë, për të më kryer një punë etj.; i kërkoj diçka, i lutem për diçka. 2. v. III Sjell diçkamirë; është fat. Troketderë (në portë) të hapur (dikush) thotë diçkanjohur, merret me diçka që ka gjetur zgjidhjeparë. Troketderëmbyllur (dikush) i drejtohet a i kërkon ndihmë dikujt, që s’ia vë veshin e s’e përfill fare. Troketderën (në portën) e shurdhit (dikush) i drejtohet dikujt që nuk ua vë veshin fare fjalëve të tij, që nuk e dëgjon e nuk i bindet. Po troketderën tënde iron. për ty po flasin, për ty është fjala (i thuhet dikujtbën sikur nuk merr veshflitet për të). Tund (luan) derën (e hanit) (dikush) shpërf. nuk bën asnjë punë, rri fare pa punë; merret me gjërakota, bën sikur punon; vret (numëron) miza; dredh (tund) zinxhirin; (hyn e del e) tund peshqirin; numëron qimet e postiqes; prashit (mih, lëron) në ujë; numëron (heq) tespihet; numëron thanat; shtie rruaza në pe; ngul hunj e shkul hunj; ngul qepë e shkul hudhra; rruan vezë; i bie legenit; kruan thonjtë; kruan dhëmbët; trazon baltën me shkop; kërcet gishtërinjtë; hap e mbyll dollapin. I thau derën (dikujt) ia zhduku gjithë njerëzit e familjes a fëmijët, e la pa njeri, e la të shkretë. I vuri *rezen derës (shtëpisë) (dikush). vjen *e miraderë. I vjen *vera te dera (dikujt). Iu zbraz *qerrjaderë (dikujt). Ia zë derën (dikujt) i shkoj dikujtshtëpi pa më ftuar e pa dëshirën e tij; e mërzit dhe e rëndoj dikë duke i vajtur shpeshshtëpi a në zyrë, kur ai nuk e do një gjë të tillë; ia zë shul. Ia zuri këmbët me derë (dikujt) e përcolli shpejt e shpejt, thuajse e përzuri dikë që nuk donte t’i rrinteshtëpi a në zyrë. Ia ka zënë kokën me derë (dikujt). 1. E ka kapur dhe e ka mbërthyer mirë, s’ka ngalëvizë; e ka në dorë (dikë). 2. E detyronbëjë siç do ai, e ka detyruar t’i nënshtrohet; e ka vënëmengene (dikë).

DHE

DHE,~U m. sh. ~RA, ~RAT 1. Shtresa e sipërme e koresTokëstërësinë e saj a në një pjesëcaktuar. Gjallesat mbi dhe. Në të gjitha anët (ngagjitha anët) e dheut. Shkarjet (shembjet) e dheut. Mineralet nën dhe.
2. Lëndë e fortë a e shkrifëtpërbën koren e Tokës; tokë. Dhe i bardhë (i kuq, i zi, i verdhë, i hirtë). Dhe i ngjeshur (i shkrifët, i fortë, i rrahur, i hedhur). Grumbull (pirg) dheu. Digë dheu. Punime dheu. Heq (mbledh) dheun. Mih dheun. Nxjerr nga dheu. Mbuloj me dhe. Ngjyrë (bojë) dheu ngjyrë e murrme, me të përhimë.
3. nj. Trualli ku jetojnë njerëzit, kafshët etj., vendi ku rrimë a ku lëvizim, sipërfaqja e tokës. Ra në dhe. Ulem (shtrihem) në dhe. U njësh me dheun. Del mbi dhe. Fshij nga faqja e dheut dikë a diçka. Mbështet (vë) këmbën (gjurin, dorën) mbi dhe.
4. bised. Copë toke që e punojmë dhe e mbjellim, tokë, arë. Dhe i lëruar. Një pendë dhe. Ai dhe e mbante gjallë.
5. Pjesa e ngurtë e rruzullit tokësor përkundër ujit që e kufizon ose me atmosferën, tokë; stere. Anija prekudhe. Shkeldhe. I zunë këmbët dhe. Pas shumë ditësh lundrimi panë dhe me sy. Balona preku dheun.
6. gjeol. Shtresë tokësore me ndërtim e përbërjecaktuar; tokë. Dhe ranor (kënetor, gëlqeror, i kripur, gurishtor). Përbërësit e dheut. Analiza e dheut. Studimi i dheut.
7. nj., bised. Planeti ynë, rruzulli tokësor; Toka, bota. Lëmshi i dheut. Kërthiza (qendra) e dheut. S’ka në dhe si ai (si ajo). E mori vesh i gjithë dheu. S’e gjen në të gjithë dheun dikë a diçka s’i gjendet shoku a shoqja.
8. bised. Hapësirë tokësore ku banon një popull a komb, vend, tokë; atdhe. Dheu arbëror. Dheu ynë. Dhe i largët. Shkojnëdherahuaja.
9. nj., përmb., bised. Tërësia e njerëzvejetojnë në një vend; populli. U mblodh gjithë dheu. U ngritkëmbë tërë dheu.
10. Lëndëpërdoret për të bërë kryesisht enë. Enë dheu. Tavë dheu.
11. euf. Gjarpri, tokësi, dhetokësi. I zuri dheu lopët.
12. zool. Pjesë e dytë e emërtimevepathjeshta për gjallesandryshme. Mizë dheu milingonë. Kërp dheu urith. Mollë dheu (lat. Helianthus tuberosus) rrepë.
Sin.: tokë, truall, vend, arë, stere, botë, baltë, atdhe, popull.
Në *anëdheut. U *beja e dheut (dikush). U dhe (dikush) u tmerrua, ngriu nga frika; e humbi krejt; u zbeh, u irnos; u baltëfytyrë; i ra çehrja e vdekjes (dikujt); iu zbardh buza (dikujt). Është bërë dhe (dikush) mospërf. ka kohë që ka vdekur; e bëri sheshin breg; ia ka mbuluar varrin bari (dikujt); iu shua (iu harrua, i humbi) emri (dikujt) shpërf.; i ka mbirë bari një pëllëmbë (dikujt). U *këngë dheu (dikush). Bën *hije mbi dhe (dikush) keq.*E Bukura e Dheut folk. *I Bukuri i Dheut folk.*Burri i dheut. *Çerep e vegsh të një dheu keq. Doli (mbiu) nga dheu (dikush a diçka) u duk papritur, u shfaq befas; dolishesh kur nuk pritej. Që në *djep e gjerdhe. Me *faqedhe (përdhe). E fshiu (e zhduku) nga *faqja e dheut (dikë a diçka). E futi (e vuri, e shtiu) në dhe (për së gjalli, të gjallë) (dikë) shih e futi (e vuri) të gjallëdhe (në varr) (dikë). E fut shtatë pashëdhe (diçka) e zhduk krejt, e fsheh diku thellë aq sa të mos e shohë, të mos e dijë e të mos e kujtojë njeri. futem (të hyj) shtatë pashëdhe kam shumë turp, s’di ku të futem nga turpi, të zhdukem nga sytë e të gjithëve. S’e gjen në të gjithë dheun (dikë a diçka) është shumë i mirë, i zoti, i bukur etj.; s’ka (s’e ka një) të dytë (dikush); s’i gjendet një i dytë (dikujt); nuk i gjendet shoku (dikujt); s’e ka shokun (dikush). Hëngri dhe (dikush) përçm. vdiq; ngordhi; hëngri baltë; kafshoi (zuri, hëngri) gjuhë. ngrëntë (të përpiftë) dheu! mallk. vdeksh!, të shtifshin në varr! Ha dheun me dhëmbë (dikush) s’di ç’të bëjë nga zemërimi, është tërbuar nga inati, shkrofëtin; ha (bren) hekurin (me dhëmbë); ha veten me dhëmbë; ha dheun me thonj. Të ha (ta rrëmon) dheun nën këmbë (dikush) ta punon keq fshehurazi, përpiqet të të dëmtojë pa e kuptuar, nën rrogoz a pas kurrizit. Ha *gurë e dhe. I ha shpina dhe (dikujt) është vrarë a ka vdekur; ka rënë i vdekur përtokë. Iu hap dheu nën këmbë (dikujt) vdiq menjëherë e në mënyrëkeqe, u zhduk pa nam e pa nishan. E hap dheun me *thonj. Më hedh (më ngre) dheu përpjetë kam një hallmadh që më mundon, jam shumë i shqetësuar, nuk mundrri asnjë çast i qetë, nuk gjej dot qetësi; s’më mban dheu; nuk më mban vendi; më ngre vendi. Hyridhe (dikush). 1. Vdiq, mbaroi; u varros. 2. Nuk e duronte dot turpin që e zuri, s’dinte ku të futej e të zhdukej nga turpi. I qoftë dheu *i lehtë! ur. Kafshoi dheun (dikush) keq. vdiq; shkoi me të shumtët. Sa të ketë *qiell e dhe (e tokë). Në të katër *anët e dheut (e botës). Ngakatër *anët e dheut (e botës). U martua me dheun e zi (dikush) vdiqmoshë të re, nuk arritimartohet, nuk krijoi dot familje. Mori dheun. 1. (diçka). U përhap, e morën veshgjithë; doli e u përhap gjithandej, e shohin a e dinëgjithë; mori botën; mori ferrën; ka dalëpazar; bëri bujë. 2. (dikush). Iku pa e ditur se ku, u arratis larg, mërgoivendehumbura; mori botën (dheun) ndër (në) sy; vajti te perëndon dielli; vajti (shkoi) prapa diellit; vajti te molla e kuqe. Mori dheun (botën) ndër (në) *sy (dikush). S’e mban dheu (toka). 1. (dikë). E ndien veten ngushtë, ështëhallmadh, është shumë i shqetësuar, s’rri dot i qetë; e hedh (e ngre) dheu përpjetë; nuk e mban vendi; e ngre vendi. 2. (diçka). Është shumë e rëndë, nuk durohet, nuk përballohet; s’e mban qielli. E nxjerr nga dheu (diçka) bëj çdo përpjekje, bëj ç’është e mundur dhe e gjej diçka; arrij diçkaduket e pamundur. *Pesha e dheut. E përpiu dheu (dikë a diçka) u zhduk pa lënë gjurmë; s’i mbeti farë mbi tokë, u shfaros krejt; humbi pa gjurmë. Përvëloi (dogji) dheun (dikush) vdiqmoshë të re, ngjalli dhembje e pikëllimmadh te të gjithë. Punon nën dhe (dikush) keq. sillet a vepron tinëz, nuk del hapur; vepron fshehurazi e me hile, është fsheharak; punon nën rrogoz; punon nën gunë; punon prapa krahëve. As në *qiell e as në dhe (as në tokë). I rëndon dheut (dikush) përb. është e kotëjeton, më mirë të mos ishte gjallë (për një njerikeq ose që është dembel e s’bën asgjë). Rraha (çava) dheun kërkova gjithandej, nuk lashë vend pa kërkuar, i rashë në çdo skaj; rraha vendin; rraha jetën. pafsha shtatë pashë nën dhe! mallk. vdeksh!, të pafshavarr!; u zhduksh pa nishan! I tregon vetëm dheut (dikush) shih e ka gojën si arka e plakës (dikush). S’e tret dheu. 1. (dikë). Ka vdekur me një merakmadh e duket sikur nuk do të tretetdhe. 2. (diçka). Nuk humb kurrë, nuk harrohet kurrë. 3. (dikë) si mallk. Vuajttë edhe përtej varrit për paudhësitë që ka bërë! E vuri barkundhe (dikush) përb. u përul a u nënshtrua me turp; u përgjunj; ranë gjunjë; iu baltë (dikujt). I vuri *shpatullat dheut (dikush) euf. S’i zënë këmbët dhe (dikujt). 1. Nuk qëndron në një vendcaktuar, lëviz shumë; kërkon andej-këtej me ngut e pa u ndalur; ështëhallmadh e nuk ka qetësi sa të kryejë një punë; s’i zënë këmbët vend; s’ka vend e trevë (dikush); ku mbillet s’korret (dikush); ku mbjell nuk korr (dikush). 2. Vrapon shumë shpejt, fluturon; u erë (dikush); shkel në erë (dikush); u veri (dikush); ia mbathi me të katra (dikush).

DJEGURISHTË

DJEGURÍSHT/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Vend që ka pasur ferra e shkurre, të cilat i kanë djegur për të çelur tokë buke, djerrishtë e djegur. Do ta punonte më pas djegurishtën. Ja, mbi këtë djegurishtë do të ngre një shtëpi.
2. Vend i thatë e pa bimësi; djerrinë. Gjithandej ishte bërë djegurishtë.

ERË

ÉR/Ë,~AI f. sh. ~ËRA, ~ËRAT 1. Rrymë e madhe ajrilëviz horizontalisht. Erë e ftohtë (e ngrohtë). Erë e lehtë (e fortë, e tërbuar, e hollë, e lagësht, e thatë). Erë pranverore. Era mëngjesore. Era e malit (e fushës). Era e diellit erafryn nga lindja. Era e lindjes (e perëndimit, e veriut, e jugut). Erë bore (shiu) erë që sjell borë (shi). Erë me shi (me dëborë). Forca (shpejtësia) e erës. Drejtimi i erës. Matës i erës. Mot me (pa) erë. I shpejtë si era. Fryn erë. Fishkëllen era. Pushoi (ra) era. Të than (të pret, të shkurton, të gërryen) era. E rreh (e zë, e kap, e ha) era. Vend i mbrojtur nga era.
2. bised. Ajër. Vrimë (baxhë) për erë. Shtie (qëlloj) në erë. Fluturoi në erë. Marr erë marr frymë.
Sin.: rrymë, ajër.
U erë (dikush) iku me vrap, vrapoi me shpejtësinë më të madhe, fluturoi menjëherë; u zhduk shumë shpejt; u veri; u tym1; (u ) tym e mjegull; (iku) tym dose; u lepur; ia mbathi me të katra; s’i zënë këmbët dhe (dikujt). Bën (ngre) *kështjella (kala) në erë (në ajër) (dikush) keq. Bie (mban) erë *barut. Bie (mban) erë *myk. I bie koka erë hallvë (dikujt) keq. është plakur shumë, nuk ështëgjendjemirë mendore, është matufosur; i janë thartuar (i janë uthulluar) trutë; i kanë rrjedhur trutë. Erë më erë gjithkund, kudo; gjithandej. Erë mali dikushështë i rrëmbyer ose shumë mendjelehtë dhe i papjekur; ia ka marrë mendtë era (dikujt); e ka mendjen veri. Erë me shi diçka e papritur, e shpejtë a me rrëmbim; diçkakalon shpejt e rrëmbyeshëm.*Fjalë në erë. Flet në erë (dikush) flet pa u menduar; flet a premton kot, pa asnjë siguri, grin kot; flet në tym; prashit në erë keq.; flet pa doganë; grin sallatë bised.; grin lakra bised.; rreh ujë në havan; çan dërrasa bised.; i bie legenit bised. Fluturon në erëI (diçka) shkatërrohet krejt, prishet kot, vete dëm; fluturonajër. Fluturon në erëII (dikush) i merr gjërat lehtë, nuk mendon thellë; i duket çdo gjë e arritshme, nuk i kupton vështirësitë; është mendjelehtë e i rrëmbyer; fluturonhava. Fryjnë erërat (për dikë a për diçka) libr. vjen diçka që e nxit ose e pengon një ndryshim, zhvillim a përparim, krijohen kushte nxitëse a penguese. Hedh në erë (diçka). 1. E prish krejt diçka, e shpërthej, e shkatërroj me lëndë plasëse; hedhhava. 2. I prish menjëherë planet e dikujt, i shkatërroj krejt; hedhhava. Ku e hedh era (dikë) ku ndodhet rastësisht, ku qëllonjetë. Ia hodhi leckat në erë (dikujt) përb. e zhduku, e asgjësoi; e shkatërroi përfundimisht; ia hodhi potkonjtë në erë përçm.; ia hodhi trutë në erë keq. I hodhi paratë në erë (dikush) i prishi paratë kot; i bëri rrush e kumbulla (paratë). Ia hodhi potkonjtë në erë (dikujt) përçm. e la në vendvdekur, e vrau; ia hodhi leckat në erë përb.; ia hodhi trutë në erë keq. Ia hodhi trutë në erë (dikujt) keq. e vrau (zakonisht me plumb dhe duke e qëlluarkokë); ia derdhi (ia zbrazi) trutë; ia hodhi leckat në erë përçm.; ia hodhi potkonjtë në erë përçm. (Humbi) si *pluhuri në erë (dikush a diçka). Erë bjeshke shumë mendjelehtë; i nxituar e nuk vë re se ç’po bën; erë mali; e ka mendjen veri. Kërkonkapë erën (dikush) përpiqetkot, do që të arrijëpamundurën, ia hyn një pune që nuk mundbëhet. Kthehet ngafryjë era (dikush) shih kthen gunën ngafryjë era (dikush). Kthen gunën ngafryjë era (dikush) vepron si t’i bëhetmirë atij, shkon nga t’i leverdisëshumë; nuk është parimor dhe ndryshon bindjet me lehtësi për të mbrojtur interesat e vet, anon herë këtej, herë andej, nuk qëndron në një mendje; kthehet ngafryjë era; shkon ngafryjë era; ruan erërat; si të jetë moti e kthen gëzofin; e kthen barkun nga (del) dielli; (është) me dyzet (me njëqind) flamurë. E la në *krahët e erës (dikë). Leh në erë të ujkut (dikush) bised. tall. flet tjetër për tjetër, flet kot, si t’i vijë, pa i ditur gjërat e pa i gjykuar fare; rri me dhen e flet për dhi; flet për gogla dushkulëmë. Ia ka lëshuar kryet (dikujt) shih ia lëshoi (ia liroi) frerin (dikujt) keq. Lufton me *mullinjtë e erës (dikush) iron., tall. Merr erëI (diçka). 1. Qelbet, prishet, bie erë të keqe; merr amë. 2. Bëhet e ditur diçka, mësohet prejgjithëve; nuk është më e fshehtë, zbulohet sheshit e përhapet; ka filluar t’i dalë nami i keq; e përflasin; i vjen era (diçkaje); merr amë. Merr erëII (nga diçka) e njeh diçka; e kupton, di ta bëjë a ta përdorë; ka njohuri për diçka; merr amë (nga diçka); merr vesh; ka haber bised. E merr eraI (dikë). 1. Është fare i dobët e me truplehtë; s’mbahet dot më këmbë. 2. Nuk është i qëndrueshëmbindje e në fjalë, lëkundet shpejt; ndjek një rrugërastësishme. E merr era II (diçka) shkon kot; nuk zë vend; zhduket pa lënë gjurmë; nuk ngjit ose harrohet shpejt. I marr (i mbaj) erë (diçkaje). 1. E nuhat. 2. Përpiqem ta njoh mirë e nga afër diçka, të zbuloj ç’është a ç’vlera ka. I ka marrë erë *barutit (dikush). I ka marrë era *miellin (dikujt). I ka marrë koka (mendja) erë (dikujt) bën veprimepamenduara mirë, punon a vepron pa llogaritur pasojat; nuk ështëgjendjemendojë mirë; është kokëkrisur, kërkon t’ia hyjë një rreziku pa u menduar; i ka hipurkokë. Ia ka marrë mendtë era (dikujt) është shumë mendjelehtë; është i nxituar e nuk vë re se ç’po bën; është si era e malit (dikush); e ka mendjen veri (dikush). I mban goja erë *qumësht (dikujt). Mbolli erën e korri furtunën (dikush) libr. bëri një të keqe dhe si pasojë e pësoi nga një e keqe më e madhe; çfarë mbolli (edhe) korri. ngop me erë (dikush) të ngop me fjalë e me premtimekota; të mban me shpresakota; mban me erë të mollës; të ngop me lugëzbrazët; të jep ujë me shoshë. Prashit në erë (dikush) keq. shih flet në erë (dikush). Qëllon në erë (dikush) shprehet për diçka pa e ditur e pa e njohur, jep një mendimkotë; ia fut kot; flet në erë; flet në tym; flethava. Ruan erërat (dikush) bën si të vijë puna a si t’i interesojë, pret e sheh si venë punët e shkon andej nga i leverdis; është njeri me dy faqe; kthen gunën ngafryjë era; shkon ngafryjë era. Rron me erën e mollës (dikush) nuk vë gjë në gojë, nuk i pëlqen asnjë ushqim (nga sëmundja etj.); bën naze në të ngrënë. Shkel në erë (dikush) është shumë i shpejtë; ikën e vrapon si veriu, fluturon si era; bëhet erë; bëhet veri; s’i zënë këmbët dhe (dikujt); ia mbath me të katra. Shkon ngafryjë era (dikush) shih kthen gunën ngafryjë era (dikush). Ia ka shkundur era *trutë (dikujt) mospërf. *Vrimë në erë. Nuk e zë as era e as shiu (dikë) ështëkushte shumëmira, nuk i mungon asgjë. zuri goja erë shih zuri goja bar.

FARË

FÁR/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Kokërr drithi ose e bimëvetjera, që zhvillohet nga pllenimi i lules dhemundmbillet për të riprodhuar një bimë; bërthama e disa frutavepërdoret për t’u mbjellë; secila nga kokrrat e fortandodhentulin e lëngshëmdisa frutave e perimeve. Farë e veshur. Fara luledielli. Farat e fikut. Riprodhim me farë. Fuqia mbirëse e farës.
2. përmb. Kokrrat më të mira e të zgjedhuradrithërave, të perimeve etj., që përdoren për të mbjellë. Farë e zgjedhur. Farë vendi. Farë misri (gruri). Farë liri bot. (lat. Linum usitatissimum), përdoret si ushqim, me përmbajtjelartëfibra, acide yndyrore omega dhe antioksidantë. Ruaj për farë.
3. sh. ~ËRA, ~ËRAT Llojendryshme kokrrashzgjedhura bimëshpërdoren për t'i mbjellë. Farëra vajore. Koleksion farërash.
4. zool. Veza e disa kandrrave ose e disa kafshëve, nga e cila zhvillohet larva. Fara e krimbitmëndafshit. Farë peshku.
5. bised. Spermë. Farë mashkulli. Organi i farës.
6. bot. Vezore e pllenuar. Vezorja bëhet farë.
7. Lëndë organike që e bën diçkatharmëtohet ose të ngjizet dhepërdoret për të zënë kos, djathë a brumë; tharm. Farë kosi. Farë buke (brumi) tharm. Farë djathi. Zë me farë.
8. fig. Diçkashërben si burim e si shkak për lindjen e zhvillimin e një ndjenje, të një ngjarjeje etj., spica. Fara e dyshimit. Fara e tradhtisë. Fara e kryengritjes.
9. përmb. Grup njerëzishkanë lidhje gjaku nga babai; pasardhës, pinjoll. Farë e shtueshme. Me soj e me farë me gjithë farefisin. I humbi fara. Mos lëntë farë pas! mallk.
10. përmb. Grup njerëzish të një kombi a të një race. Farë shqiptare. Fara më e vjetërbotë.
11. Tërësia e qenieve, e sendeve ose e dukurivekanë tiparepërbashkëta dhe dallohen nga qeniet, sendet ose dukuritë e tjera; lloj. Janë të një fare. Gjendetdisa farë. Farët e fjalive (gjuh.).
Sin.: farëz, bërthamë, tharm, vezë, spermë, spicë, soj, rod, rasat, markë, lloj, racë.
Si *ara e fara mospërf. As farë e as fis, as degë e as lis pa asnjë lidhje gjaku, pa lidhje farefisnore; preshkosh e farë ndarë; jam (bie) shtatë hostenë e një në majë (me dikë). Ka dalë farë. 1. (diçka). Është shfarosur krejt, është zhdukur, s’gjen asgjë prej saj; i humbi (iu shua) fara (diçkaje). 2. (dikush). Ka humbur vetitë më të mirakarakterit, ka humbur cilësitë e njeriutmirë, s’ështëashtu i mirë si ka qenë a si duhetjetë njeriu. Me *farë e me fis. Pa *farë e pa fis. Farë e keqe përb. njeri i keq, i pandreqshëm, që dëmtontjerët; keqbërës; bimë e keqe; pjellë e keqe (e shejtanit); kund. farë e mirë. Farë kungulli dikush a diçkashtohet shumë, që shumohet shpejt e përhapet gjithandej. Farë e mirë njeri me vetimira morale, njeri i mirë, që s’i bën keq askujt; kund. farë e keqe. E hedh farën në *lumë (dikush). E hedh farën në *shkëmb (dikush). E hedh farën në *ujë (dikush). I humbi (iu shua) fara (dikujt a diçkaje) s’gjendet asgjëkundi; u zhduk fare; u shfaros; ka dalë fare (dikush a diçka); humbi si fasuljavegsh (dikush a diçka). Ia humbi (ia shoi) farën (dikujt a diçkaje) e zhduku me rrënjë, e shfarosi dikë a diçka; e nxori (e qiti) fare (dikë a diçka). (Është) me dy faramajë (dikush) mospërf. është shumë mendjelehtë e i papjekur, ka fare pak mendkokë; është i lehtë nga mendja; nuk ka (as) pesë (as dy) para mend; karafil nga mendja tall. këtë farë feje kështu, në këtë mënyrë, kësodore. *Kungull (trangull) pa fara tall. Mbill (hidh) farë e korr farë. 1. Është tokë jopjellore, është tokë ku s’bëhet bereqeti. 2. Nuk nxjerr ndonjë fitim dikush nga një veprim a nga ndonjë punë tjetër; sa jep merr. E nxori (e qiti) fare (dikë a diçka) e shfarosi, e zhduku krejt, sa s’i gjendetasgjë a as një njeri; ia humbi (ia shoi) farën (dikujt a diçkaje). As një për farë asgjë, as një thërrime ose as edhe vetëm një të paktën; as një send ose as një njeri i vetëm nga ata që ishin; asnjë për be. *Preshkosh e farë ndarë iron. Me *rrënjë e me farë. I shkon për farë (dikujt) kështu e ka pasur zakon (për sjelljen etj.); e ka të trashëguar; e ka për fis. *Trangull pa fara tall. Ia treti farën (dikujt) keq. shih e fshiu (e zhduku) nga faqja e dheut (dikë).

FENER

FENÉR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Llambë ndriçimi me vajguri etj., që është e mbyllur përqark me xham për të mos u shuar nga era dhe që ka një dorezë teli për ta mbajtur. Drita e fenerit. Ndezi fenerin e dorës. Mbushi fenerët me vajgur. Fener minierash. Fener xhepi llambë xhepi me bateri.
2. Llambë ndriçimi me bateri, që vihet zakonisht në të dy anët e përparme të një makine, përpara motoçikletës a biçikletës për të ndriçuar rrugën gjatë udhëtimit natën. I kishte ndërruar fenerët e makinës. E ngiste motorin me fenerëshuar.
3. Pajisje me dritëfortë, e vendosur në një vendlartëbregdetit (zakonisht mbi një kullë) si shenjë për anijet, që lundrojnë natën; far. Fener deti. Kulla e fenerit. Drita e fenerit mezi shquhej nga anijet.
4. fig. Diçka a dikushtregon rrugën a drejtiminduhet ndjekur; udhërrëfyes. Fjalët e tij e shndërruan në një fener ndriçues për brezin e tij.
Sin.: llambë, kandil, far, udhërrëfyes, ndriçues, pishtar, udhërrëfyes.
Baret (ecën) pa fener (dikush) keq. nuk i mendon mirë punët, punon pa plan, pa ndonjë qëllimcaktuar; shkon kuturu; shkon në arë pa shat tall.; sheh yllin e merr pyllin. E kërkoj me fenerdorë (dikë a diçka) e kërkoj gjithandej, s’lë vend pa kërkuar; rrah (çaj) dheun; s’lë derë e deriçkë.

FLUTUROJ

FLUTUR/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. jokal., vet. v. III Ngrihet e lëvizajër me anëkrahëve (për zogjtë dhe kandrrat) ose me ndihmën e një force shtytëse, me motor etj. (për aeroplanin, raketën etj.). Fluturojnë zogjtë. Fluturonin aeroplanët. Fluturon raketa.
2. jokal., vet. v. III Zhvendosetajër me shpejtësi; shpërndahetajër e merr era. Fluturojnë gjethet. Fluturojnë fletushkat.
3. jokal. Udhëtoj me aeroplan a me ndonjë mjet tjetër fluturues; drejtoj aeroplanin; bëj një fluturim. Fluturoj për herëparë. Fluturuan me aeroplan.
4. jokal. Lëvizrrugë a eci shumë shpejt; iki menjëherë e me nxitim; jam shumë i shpejtë dhe i shkathët (në një punë). Fluturonte makina. Fluturoi nga shtëpia.
5. jokal., v. III, fig. Kalon, ikën shpejt (për kohën). Koha fluturoi. Fluturuan orët pa kuptuar.
6. jokal., fig. Jam shumë i gëzuar, nuk përmbahem dot nga gëzimi, nga lumturia etj. Fluturonte nga gëzimi.
7. jokal., fig., bised. E marr çdo gjë me mendjelehtësi, gënjehem shpejt; fantazoj. I fluturon mendja.
8. jokal., v. III, fig. Përhapet me shpejtësidrejtimendryshme, shpërndahet; shkon gjithandej, merr krahë. Lajmi fluturoi kudo. Fluturon mendimi.
9. jokal., v. III, fig. Shpenzohet lehtë (për paratë); ikën, shpëton. Fluturojnë fjalët. Fluturon leku.
10. kal. Flak tutje, hedh. vinte ta fluturoja nga dritarja.
Sin.: flatroj, flaturoj, lundroj, fantazoj, ëndërroj, iki, flak, hedh.
fluturoi nga *duart (diçka). Fluturoj me preshbythë keq. i marr gjërat shumë lehtë. Fluturon me një fije bar i rritet mendja shpejt; rrëmbehet lehtë. Fluturon në *erëI (diçka). Fluturon në *erëII (dikush). Ç’fluturon hahet përb. thuhet për dikë mendjelehtë, që çdo gjë e merr me lehtësi ose që nuk e vret mendjen shumë. Fluturon në *hava (dikush). fluturon (të ikën) *kaptina. fluturon (të ikën) *koka (kryet). Të fluturon (të ikën) kryet (*koka). I fluturoi (i iku) *mendja (dikujt). fluturoi (më iku) nga *mendja (diçka). fluturojnë *trutë.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.