Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
AKRONÍ,~A f., libr. 1. Pakohësi.
2. Paraqitje paradoksale e perspektivës kohore. Akronia e ngjarjeve.
3. gjuh. Përjashtimi i faktorit kohë në hulumtimet dhe studimet gjuhësore. Koncepti i akronisë. Aksioma e akronisë.
✱Sin.: pakohësi, gjithëkohësi, jashtëkohësi.
AMSHUESHMËRÍ,~A f., libr. Të qenët i amshuar. Amshueshmëri historike. Ai e fitoi amshueshmërinë.
✱Sin.: përjetësi, gjithëkohësi, pavdekësi, gjithëjetësi, përhershmëri, amshi.
GJITHËKOHËSÍ,~A f. Rrjedhë e pandërprerë e orëve, e ditëve, e stinëve, e vitit a e gjithë periudhës në të cilën bëhet një punë, ndodh diçka etj. I lexueshëm në gjithëkohësi. Arti i fjalës në gjithëkohësi.
PANKRONÍ,~A f. Gjithëkohësi.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë