Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
GJIROKASTRÍT,~E mb. Që lidhet me Gjirokastrën ose me gjirokastritët; që është karakteristik për Gjirokastrën ose për gjirokastritët; që është krijuar nga gjirokastritët, i Gjirokastrës ose i gjirokastritëve. Shtëpi gjirokastrite. Këngë (valle) gjirokastrite.
PRÍTËS,~E mb. 1. Që të pret mirë si mik në shtëpinë a në vendin e vet. Njeri pritës. Shtëpi pritëse.
2. zyrt. Që merr në dorëzim diçka, që pret mallin a diçka tjetër. Ndërmarrje pritëse. Pala pritëse.
3. sport. Që luan në fushën e vet. Ekipi (klubi) pritës. Skuadra pritëse. Pritëse ishte skuadra shkodrane (prishtinase, korçare, gjirokastrite).
4. bujq. Që hapet në tokë për të pritur rrjedhën e ujërave. Kanale pritëse.
✱Sin.: mikpritës, i pritshëm, marrës.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë