Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
LLAGË́́M,~I m. sh. ~E, ~ET, bised. 1. Kanal i nëndheshëm për ujërat e zeza, për të kulluar ujin e arave a për t’u futur në një vend të fshehtë për t’u mbrojtur. Llagëmi i shtëpisë. Llagëmet e qytetit. Llagëmi i arave.
2. Gropë e gjatë dhe e ngushtë nën dhe a në një shkëmb, që mbushet me lëndë plasëse për shpërthim. Hap llagëme. Bënë llagëme.
3. E thelluar në lëkurë, vijë, rrudhë. Llagëmet në faqe e tregonin shumë të plakur.
✱Sin.: gjiriz, kanal, hendek, shtonë, llogore.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë