Fjalori

Rezultate në përkufizime për “gjineshtër”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

GJESHTËR

GJÉSHT/ËR,~RA f. sh. ~RA, ~RAT bot. (lat. Genista) Gjineshtër.

GJINESHTËR

GJINÉSHT/ËR,~RA f. sh. ~RA, ~RAT 1. bot. (lat. Genista, Spartium junceum) Shkurre e vogël, me degëholla e të gjata, me gjetherralla, me luleverdha, në trajtë vileje me erë të këndshme, që lidh si fryt një bishtajë. Degë gjineshtre. Lule gjineshtre.
2. Degët e kësaj bimepërdorenpërdoren për të thurur; gjinstër. Thasë prej gjineshtre.
3. bot. Pjesë e dytë e emërtimevepathjeshta për disa lloje gjineshtrash. Gjineshtër barishtore. Gjineshtër e pyllit. Gjineshtër e stepave. Gjineshtër e ulët. Gjineshtër leshtake. Gjineshtër rrezake.
Sin.: gjeshtër, gjineverdhë, shpartë, xanë, gjinstër.

GJINEVERDHË

GJINEVÉRDH/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT bot. (lat. Genista, Spartium junceum) Lloj gjineshtre, nga lulet e rrënjët e së cilës nxirret bojë e verdhë për të ngjyer; gjineshtër ngjyruese. Lulet e gjineverdhës u përdorën për të ngjyrosur pëlhurat me bojë natyrale.

GJINSTËR

GJÍNST/ËR,~RA f., bot. (lat. Genista, Spartium junceum) Gjineshtër. Gjinstra lulëzonpranverë.

LULËKARTH
PILURË

PILÚR/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT bot. (lat. Genista acanthoclada) Gjineshtër gjembake. Lule pilure. Fshesë pilure.

PURRARE

PURRÁR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET bot. Gjineshtër.

SHPARTË

SHPÁRT/Ë,~A f. sh. ~A. ~AT bot. Gjineshtër.

SPARTË

SPÁRT/Ë,~A f. sh. ~A,~AT bot. Gjineshtër; xanë. Lule sparte. Thupra prej sparte. Thasë me fije prej sparte.

XANË

XÁN/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. bot. Gjineshtër. Lule xane. Litar xane. Torbë (hejbe) xane. Thur me xana.
2. bised. Pëlhurë e trashë, e ashpër dhe e lirshme prej fijeve të gjineshtrës, që përdoret për të bërë thasë, torba etj. Vishej me xanë. U si xanë u vjetrua e u lëshua (për një stof, për një qilim etj.).

ZHUBË

ZHÚB/Ë,~A f., bot. (lat. Genista junceum) Gjineshtër.

ZHULATORE

ZHULATÓR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Vendi ku zhulasim zhuka, li, gjineshtër etj. Kam bërë një zhulatore. Punojzhulatore. Dola nga zhulatorja.
2. Dredhë për lidhje. Nxirri zhulatoret nga pellgu me ujë. Futi zhulatoret në ujë që të mos thahen. Lidhe grurin me zhulatore.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.