Fjalori

Rezultate në përkufizime për “gjigant”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

ANTENGRËNËS

ANTENGRË́́NËS,~I m. sh. ~, ~IT Milingonangrënës, termitengrënës. Antengrënës me gjemba. Antengrënësi gjigant.

ARAPAIMË

ARAPAÍM/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT zool. (lat. Arapaima gigas) Peshk gjigant i ujëraveëmbla tropikale të Amerikës së Jugut, që rritet deri 2.5 m gjatësi dhe mbi 100 kg peshë, që konsiderohet fosil i gjallë për shkakveçorive arkaike morfologjike dhe anatomike, ka kokë konike, trupgjerë e të zgjaturformë silurimbuluar me luspa dhe ngjyrëkuqe dhe me aftësishkëlqyera për mbijetesë.

ARMADIL

ARMADÍL,~I m. sh. ~Ë, ~ËT zool. (lat. Dasypus) 1. Gjitar i vogël placentar, mishngrënës dhe bimëngrënës, banor i pyjeve dhe i shkretëtirave, që është i mbuluar nga një mburojë e fortë, e përbërë nga pllaka kockorembuluara me lëkurëfortë dhepërthyeshme, që shërben për t’u mbrojtur nga grabitqarët.
2. Pjesë e parë e emërtimevepathjeshta për disa lloje armadilësh: Armadili i madh amerikan (lat. Priodontes maximus) armadiljetonrajone tropikale dhe subtropikale, që ka kthetra shumëfuqishme dhegjata, veçanërishtkëmbët e përparme, të cilat i përdor për të gërmuar për ushqim dhe për të ndërtuar strofullin; armadili gjigant. Armadili i bukur (lat. Chlamyphorus truncatus) armadili me ngjyrë rozëpjesën e sipërmetrupit dhe me pjesën e poshtme të tij të mbuluar me qimebardha ose të verdha, me kthetramëdha dhefuqishmekëmbët e përparme. Armadili gjembak (lat. Cabassous hispidus) armadili me trup mesatar, të mbuluar me pllaka kockoreforta dhe të segmentuara dhe me bisht pjesërishtzhveshur nga këto pllaka. Armadili gjigant armadili i madh amerikan. Armadili hundëgjatë (lat. Dasypus novemcinctus) armadili me madhësi mesatare, me mburojëfortëpërbërë nga pllaka kockore të segmentuara që duken si nëntë breza; armadili nëntëshiritor. Armadili leshtak (lat. Eupkractus villosus) armadil që e ka trupinmbuluar me qime dhe me aftësi për të lëshuar tingujlartë. Armadili me qime (lat. Chaetophractus) armadil me trupin me qimedendura dhe me aftësinë për të gërmuar me thonjtë e fuqishëm. Armadili xhuxh (lat. Zaedyus pichiy) armadil trupvogëljeton kryesisht në Amerikën e Jugut, me trupmbuluar me pllakaforta kockore, me kthetrafuqishme për të gërmuar dhe për të krijuar strofullin.

BERNARDIN

BERNARDÍN,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Lloj qeni i madh (me prejardhje nga manastiri i Shën Bernardit në Zvicër), i ushtruar për të ndihmuar njerëzit e mbeturdëborë. Bernardin gjigant. Këlysh bernardini. Në oborr mbanin një bernardinmadh. Bernardimi mbahet si qen shpëtimi në Alper zvicerane.

GJIGANT
KACAGJEL

KACAGJÉL,~I m. sh. ~A, ~AT 1. zool. Milingonë e madhengjyrëkuqërreme. Kacagjel i ngordhur.
2. zool. Gjel i egër; kaposh. E therën kacagjelin.
3. fig., mospërf. Njeri shumë mendjemadh, që ngrefoset e kapardiset si gjel; kaposh; mburravec. Ecja (sjellja) e kacagjelit.
4. folk. Personazh i përrallave popullorepërfytyrohet si një gjigant i fuqishëm dhe kryelartë.
5. si mb., shpërf. ngrefoset dhe kapardiset si gjel. Njeri kacagjel.
6. si ndajf., shpërf. Kacagjelthi. Ecte (sillej) kacagjel.
Sin.: kaposh, mendjemadh, gjel.

KATALLAN

KATALLÁN,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. mit. Figurë e përrallave popullorepërfytyrohet si një njeri i egër, me shtat gjigant dhe me një sy në ballë; ciklop.
2. fig. Njeri trupmadh; gjigant. Na ishte një katallan.
Sin.: ciklop, gjigant.

KRESHNIK

KRESHNÍK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT 1. folk. Hero legjendar i epikës shqiptare; personazh i legjendave popullore, që përfytyrohet si një gjigant, me trupmadh e të fuqishëm, i cili kryen vepra trimërie e fisnikërie.
2. edhe fig., lart. Trim i madh dhe i shquar; fatos.
Sin.: hero, fatos.

MIJËKËMBËSH

MIJËKË́MBËSH,~I m. sh. ~A, ~AT zool. Krijesë e vogël me trupgjatë si krimb dhe me numër shumëmadh këmbësh, me nga dy palë këmbësecilin segment me përjashtim të segmentit të parë, që ushqehet kryesisht me lëndë organikekalbet. Zbulohet mijëkëmbëshi i parëbotë me një mijë e treqind e gjashtë këmbë. Një fosil i një mijëkëmbëshi gjigant me 750 këmbë është gjetur në një plazh.

PANGOLIN

PANGOLÍN,~I m. sh. ~Ë, ~ËT zool. 1. Gjitar afrikan dhe aziatik me trupinmbuluar me luspa, me kokëvogël me feçkëzgjatur, me bishttrashë e gjatë e me gjuhëgjatë ngjitëse për kapjen e milingonave dhe termiteve.
2. Pjesë e parë e emërtimeve për disa lloje pangolinësh: Pangolini bishtgjatë (lat. Manis tetradactyla). Pangolini i drurëve (lat. Manis tricuspis). Pangolini gjigant (lat. Manis gigantean). Pangolini i Kepit (lat. Manis lemmincki). Pangolini kinez (lat. Manis pentadactyla).

TRUPMADH
VIGAN

VIGÁN,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Njeri me trup shumëmadh e shumë i fuqishëm fizikisht, gjigant. Ishte kampionmundje ai vigani. Trupi i Mujit ishte trupi i një vigani.
2. lart. Njeri me mendje gjeniale, njeri i shquar që ka bërë vepra madhoreshkencë, në art etj., gjigant. Vigani i letrave. Ai është vigan në art (pikturë). Vigani i skulpturës. Vigani i shkencës.
3. Diçka (vepër, ndërtim etj.) me përmasa shumëmëdha e me rëndësijashtëzakonshme, vepër madhështore; gjigant. Vigani i ndërtimit. Vigani i industrisë. Vigani i qiellgërvishtësve. Vigani i energjetikës.
4. mit. Figurë mitologjike që përfytyrohej si njeri me trup jashtëzakonishtmadh e me fuqi të mbinatyrshme, gjigant. Luftoi si vigan. Ishte si vigan.
Sin.: gjigant, titan, trupmadh, ciklop, katallan.

ZGALEM

ZGALÉM,~I m. sh. ~A, ~AT 1. zool. (lat. Sterna minuta) Shpend uji me pendëbardha e të zeza, me krahëngushtë e të gjatë, me këmbë shumëshkurtra, me bishtbigëzuar dhe me sqepkthyer, që fluturon mbi valët përpara e gjatë stuhisë. Klithma e zgalemit. I guximshëm si zgalemi. Një dokumentar fliste për zgalemin. Zgalemi i bardhë vinte vërdallë. Duart e saj të holla fërfëllonin si krahë zgalemi.
2. zool. Pjesë e parë e emërtimevepathjeshta për disa llojekëtij shpendi. Zgalemi i Mesdheut (lat. Puffinus yelkouan) shpend deti me trup mesatar e me ngjyrë kafeerrët, me kokëngushtë e sqepgjatë e të hollë me ngjyrë grierrët, me këmbë ngjyrë rozë ose grizbehtë e me gishtazinj, që gjallon në Mesdhe e pjesërishtDetin e Zi. Zgalemi i dëborës (lat. Pagodroma nivea) shpend deti, që gjallonAntarktik, me trup mesatar e me ngjyrën e pendëve krejtësishtbardhë. Zgalemi i Kepit (lat. Daption capense) një lloj shpendi detar i njohur edhe si zgalemi i pikëzuar njihet për pamjen e tij karakteristike me pikabardha dhezeza. Zgalemi gjigant (lat. Macronectes giganteus) një nga shpendët më të mëdhenj detarë të hemisferës jugore, i njohur ndryshe si zgalemi i madh jugor, që njihet për përmasat e tij të mëdha.
3. fig., poet. Paralajmërues i një lëvizjeje a i një ngjarjejerëndësishme shoqërore. Zgalemi i revolucionit (i demokracisë). Zgalemi i stuhisë. E krahason zgalemin me zogun poet.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.